E Enjte, 09.16.2021, 10:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
SHBA E KLINSMANIT

E Premte, 05.30.2014, 04:58pm (GMT+1)


Landon Donovan, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Shtetet e Bashkuara, u la befasisht jashtë grupit të 23 lojtarëve amerikanë të grumbulluar për Kupën e Botës. Trajneri i përfaqësueses së SHBA-së Juergen Klinsmann ka komentuar në disa raste për këtë vendim si dhe për përballjen me Gjermaninë në këtë botëror.
 
I pyetur lidhur me përballjen me Gjermaninë në ndeshjet për grupin G, trajneri i kombëtares amerikane Juergen Klinsmann thotë se do të përqëndrohet tek arritja e një rezultati sa më të mirë:

“Emocionet janë pjesë e futbollit dhe kjo është ajo për të cilën të gjithë ne jetojmë. Do të jetë diçka emocionale për mua dhe për disa nga lojtarët që kanë prejardhje gjermane, por ne e presim me padurim këtë sfidë dhe nuk e konsiderojmë veten si më pak favoritë në grupin tonë. Do të japim maksimumin dhe do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar në raundin e dytë të kampionatit dhe kjo është gjëja për të cilën do të punojmë,” tha Klinsmann.

Por trajneri i kombëtares së SHBA-së është përballur gjithashtu me pyetje lidhur me përjashtimin nga 23 lojtarët e skuadrës përfundimtare të Landon Donovan.
Sulmuesi Donovan ishte pjesë e grupit prej 30 lojtarësh, të cilët u mblodhën në një kamp para-përgatitor në Palo Alto të Kalifornisë, por ai nuk arriti të ishte mes lojtarëve që do të përfaqësojnë SHBA-në në turneun e Brazilit, të zgjedhur nga trajneri Juergen Klinsmann.

32-vjeçari Landon Donovan ka luajtur për Shtetet e Bashkuara në tre botërorët e fundit dhe konsiderohej si simbol i futbollit amerikan. Lidhur me të, trajneri gjerman u shpreh:

“Ishte pa dyshim një nga vendimet më të vështira të karrierës sime si trajner t’i thoja një lojtari si ai, me gjithë kontributin e tij dhe atë që ai përfaqëson, që nuk do të ishte pjesë e grupit prej 23 lojtarësh, sepse unë mendoj se disa lojtarë të tjerë janë pak më mirë se ai. Ai e priti lajmin në mënyrë shumë profesionale.''

Donovan nuk luajti për një kohë të shkurtër vitin e kaluar duke humbur disa ndeshje vendimtare për kualifikimin e SHBA-së në Kupën e Botës, por ai ishte rikthyer dhe mospërfshirja e tij habiti shumë tifozë. Megithatë, ish-sulmuesi i Gjermanisë dhe trajneri i kombëtares amerikane Klinsmann e kishte bërë të qartë se përzgjedhja e Donovan-it nuk duhej konsideruar si diçka automatike, duke deklaruar në muajin prill se lojtari kishte rënë në renditjen e preferencave të tij.

Në këtë kampionat botëror SHBA-ja është në grupin G së bashku me Ganën, Portugalinë dhe Gjermaninë. Ky grup konsiderohet mjaft i ashpër, por kapiteni i skuadrës Clint Dempsey thotë se ky kampionat është një mundësi për skuadrën dhe një privilegj për të personalisht:

“Është nder të jesh kapiten. Duhet të punosh së bashku me ekipin që të gjithë të jenë në harmoni, duke u përpjekur të arrish diçka të mirë. Të arrish diçka të madhe në karrierë. Nuk të jepen shumë mundësi si kjo dhe secili kërkon të japë maksimumin.”

Klinsmann ka të njëjtin mendim:

“Botërori është gjëja maksimale që mund të përjetojë një lojtar futbolli. Prandaj, ne do të japim maksimumin. Jemi të mirë-përgatitur, do të studiojmë me kujdes çdo ekip me të cilin do të përballemi, duke përfshirë edhe Gjermaninë, edhe pse mendoj se për Gjermaninë nuk do më duhet të studioj shumë.”

Para nisjes për në turneun e Brazilit, skuadra e Klinsmann-it do të luajë disa takime miqësore.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AUSTRALIA - E PARA QË ZBARKON NË BRAZIL (05.29.2014)
KORRUPSIONI NË SPORT (05.27.2014)
MIQËSORJA NË GJENEVË - KOSOVA MUNDET EDHE NGA SENEGALI (05.26.2014)
LIGA E KAMPIONËVE - REAL MADRID FITON TITULLIN E DHJETË PAS MINUTAVE SHTESË (05.24.2014)
SONTE FINALJA E LIGËS SË KAMPIONËVE (05.24.2014)
PIJA E RE BRAZILIANE - ME RRËNJË TË MARIHUANËS (05.24.2014)
FRANCË - PORTUGEZJA HELENA, FEMRA E PARË TRAJNERE E NJË EKIPI MESHKUJSH (05.23.2014)
FORMACIONI I SHBA PËR BOTËRORIN E BRAZILIT (05.23.2014)
JA PLANI I JOAKIM LËVIT PËR KAMPION TË BOTËS (05.23.2014)
FIFA PARALAJMËRON TIFOZËT PËR BILETA TË FALSIFIKUARA (05.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 

 
VOAL
[Shko lart]