E Enjte, 09.16.2021, 11:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
MASHTRIMI - STILI I BATAKÇINJVE
Nga AHMET SHQARRI

E Shtunë, 05.31.2014, 01:55pm (GMT+1)


Në këtë vorbull ndeshjesh miqësore ndërkombëtare, tani në prag të finaleve të Botërorit “Brazil 14”, është përfshirë ashtu kot së koti edhe Kombëtarja jonë. Në një hark kohor prej një jave, zhvillimi nga përfaqësuesja jonë i tri ndeshjeve ndërkombëtare me ekipe gjithashtu jashtë loje për sa i përket pjesëmarrjes për në finalet e ardhshme të Brazilit, më shumë është një humbje kohe sesa dobi dhe interes për futbollin shqiptar. Natyrisht, të planifikuara dhe të organizuara nga FIFA, këto lloj ndeshjesh kanë qëllime nga më të ndryshmet, sidomos për ato skuadra që si pjesëmarrëse në finale duan të shohin se ku janë me përgatitjet e tyre në prag të kësaj ngjarjeje të madhe për to. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se, “të përjashtuarit”, ku ne bëjmë pjesë përjetësisht, të mbeten thjesht në rolin e spektatorit, por në këtë këndvështrim pak a shumë kontradiktor për paraqitjen e futbollit tonë në këto miqësore, që do të luhen të gjitha jashtë fushës sonë, humbja e kohës dhe jo dobia që rrjedh prej saj, përbëjnë edhe shqetësimin e përgjithshëm mbi këtë çështje. Sepse, të gjykosh e të arsyetosh mbi domosdoshmërinë e zhvillimit tani të këtyre ndeshjeve prej ekipit tonë përfaqësues, kur gara jonë e vërtetë për eliminatoret e ardhshme europiane do kohë që të luhet dhe se lojtarët aktualë, shumica kosovarë, nuk janë ata që në fakt duhet të jenë për të ardhmen, kjo më shumë ngjan të jetë një formalizëm sesa një detyrë për t’u kryer. Por ne, si gjithmonë, edhe pse jemi bishti, gjithsesi, duam të bëhemi koka e gjithçkaje, paçka se në fund prekim veçse dështimin!

Ngjarjet e fundit të zhvilluara në futbollin e Kosovës, kur skuadra e saj përfaqësuese ka mundur të zhvillojë tri ndeshje miqësore nën ombrellën e FIFA-s, - çfarë përbën edhe një arritje të madhe historike për fatet në vazhdim të shtetit më të ri në botë, - në vend që ta qartësonin dhe inkurajonin këtë fakt prej nesh, për fat të keq, duket se më shumë po ngatërrojnë e po dëmtojnë. Kosova e do ekipin e saj përfaqësues të futbollit, për t’u bërë më e njohur në arenën ndërkombëtare dhe jo për t’u kthyer në grazhdin e një lukunie batakçinjsh, që patriotizmin dhe nacionalizmin e përdorin vetëm si një fasadë mashtruese për të mbuluar kështu të gjithë pisllëkun e interesave të tyre klienteliste. Ndryshe nga vendimi i FIFA-s dhe përpjekja e saj për t’ia dhënë të gjitha mundësitë Kosovës që ajo të bëhet sa më e njohur botërisht, edhe nëpërmjet futbollit, përkundrazi, ajo që po shihet nga ana jonë, po shkon ndesh me këtë angazhim ndërkombëtar! Si fillim, ndeshja e parë e zhvilluar ndaj Haitit, edhe pse nuk pati një formacion ideal që do të mund t’i shkonte sa më mirë simbolikës apo vetë qëllimit historik për të cilën u organizua, sidoqoftë e pati festën në tërë boshtin e saj, pavarësisht rezultatit të arritur. Por, në ndeshjet e radhës, rutina nisi të bëjë punën e saj, duke rrezikuar në një degjenerim të së ardhmes së këtij ekipi, që me sa duket, kështu siç po veprohet, do të mbetet peng i disa batakçinjve, që si gjithnjë, nëpërmjet mashtrimit, kanë nisur ta ndërrojnë rolin e mallkuesit me atë të mesazherëve të paqes! A nuk ishte i tillë formacioni i Kosovës në ndeshjen e dytë zhvilluar po në Mitrovicë, i sajuar edhe me ca lojtarë të kampionatit tonë që De Biazi nuk ua ka hedhur asnjëherë sytë, e që u shpartallua nga rezervat e Turqisë, si diçka e pavlerë? Apo nuk ka rëndësi se çfarë cilësie u paraqit në atë ndeshje, mjafton që u luajt ndaj “vëllezërve turq”, tamam siç ndodhte me ne shqiptarët dikur, kur luanim ndaj “vëllezërve kinezë” dhe ku rezultati nuk kishte aspak rëndësi, veç të na rronte miqësia?!

Jo më kot i gërshetova problemet e shfaqura në ndeshjet e Kosovës, shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj si shtet i pavarur, por deri tani çuditërisht me një përfaqësim lojtarësh shkel e shko, kur mundësitë kanë qenë dhe janë për të pasur edhe yje në formacion, me këto ndeshjet miqësore të Kombëtares sonë, pa ndonjë vlerë kushedi se çfarë dhe pa ndonjë synim në të ardhmen e saj. Është lehtë të thurësh lëvdata nëpër pritje e ceremonira, për vlera lojtarësh shqiptarë që kanë çuar deri në finale botërore ekipe të vendeve të tjera që ata përfaqësojnë; është lehtë gjithashtu të tregohesh nacionalist apo patriot me fjalë të thëna andej-këndej, por tjetër gjë është të veprosh realisht me veprën tënde, siç bën p.sh. Majlinda Kelmendi, që, edhe kur fiton tituj botërorë në sportin e saj të xhudos, valëvit me krenari flamurin e shtetit të saj, apo siç duhet të bëjnë tash e tutje shumë prej futbollistëve kosovarë me emër dhe famë ndërkombëtare, prej të cilëve pritet të rritet dhe të forcohet më shumë prestigji i shqiptarizmës, që në fakt e pretendojmë të gjithë.

AHMET SHQARRI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA E KLINSMANIT (05.30.2014)
AUSTRALIA - E PARA QË ZBARKON NË BRAZIL (05.29.2014)
KORRUPSIONI NË SPORT (05.27.2014)
MIQËSORJA NË GJENEVË - KOSOVA MUNDET EDHE NGA SENEGALI (05.26.2014)
LIGA E KAMPIONËVE - REAL MADRID FITON TITULLIN E DHJETË PAS MINUTAVE SHTESË (05.24.2014)
SONTE FINALJA E LIGËS SË KAMPIONËVE (05.24.2014)
PIJA E RE BRAZILIANE - ME RRËNJË TË MARIHUANËS (05.24.2014)
FRANCË - PORTUGEZJA HELENA, FEMRA E PARË TRAJNERE E NJË EKIPI MESHKUJSH (05.23.2014)
FORMACIONI I SHBA PËR BOTËRORIN E BRAZILIT (05.23.2014)
JA PLANI I JOAKIM LËVIT PËR KAMPION TË BOTËS (05.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 

 
VOAL
[Shko lart]