E Enjte, 09.16.2021, 11:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
DËMTIMET NUK E SHQETËSOJNË JOAKIM LËVIN

E Shtunë, 05.31.2014, 04:39pm (GMT+1)



Faza përgatitore në Itali nuk ka qenë ndër më të mirat për trajnerin e kombëtares gjermane Joakim Lëv. Jo gjithçka ka shkuar ashtu sikurse do të kishte dëshiruar numri një i “Nationalmaschaftit”. Shumë lojtarë të rëndësishëm të dëmtuar, disa të tjerë me probleme më të vogla që kanë vënë në alarm të gjithë Gjermaninë. Tre herë kampionët e botës e nisin kampionatin botëror në Brazil si një ndër pretendentët kryesorë për të fituar.

Por dëmtimet e disa yjeve të ekipit kanë alarmuar të gjithë gjermanët që duket se janë ngopur me zhgënjimet dhe presin një titull të rëndësishëm këtë vit. Por edhe pse kombëtarja e Gjermanisë përballet me dëmtimet e disa lojtarëve kyçë, trajneri i saj Joakim Lëv në një intervistë të dhënë për mediat gjermane është shfaqur i qetë dhe beson se puna e bërë në Itali ka qenë shumë e mirë dhe frytdhënëse për “Pancerat”. “Ajo çfarë ekipi ka bërë gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Itali ka qenë e jashtëzakonshme. Kjo është e vetmja gjë që mund të them. Skuadra forcohet ditë pas dite dhe të gjithë janë të bindur se deri në fillimin e botërorit do të kemi fituar atë kohezionin e duhur në një kompeticion të një rëndësie të tillë. Të gjithë lojtarët janë më të bashkuar dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sigurisht që kemi ende punë për të bërë, sepse puna nuk mbaron asnjëherë, por unë jam shumë i kënaqur me përgatitjet që kemi bërë deri më tani”, ka thënë Lëv në konferencën për shtyp të së premtes.

Dëmtimet

Ato që shqetësojnë më shumë trajnerin e Gjermanisë janë dëmtimet. Janë disa lojtarë të rëndësishëm që nuk do të jetë gati për ndeshjen miqësore të së dielës kundër Kamerunit. Bastian Shvajnshtajger, Filip Lahm, Manuel Noier dhe Sami Kedira nuk do të jenë në takimin e së dielës. Pavarësisht se ata kanë bërë hapa përpara, përsëri nuk ndodhen në formën optimale dhe trajneri i Gjermanisë nuk ka ndër mend të rrezikojë me asnjëri prej tyre. Kështu të katër lojtarët do të jenë pushim kur Gjermania do të përballet të dielën në Mënçengladbah. “Lojtarët kanë punuar mirë, megjithatë nuk mendoj se kemi luksin për të rrezikuar. Gjithsesi të gjithë të tjerët do të jenë në fushë dhe kjo nuk i heq asgjë Gjermanisë”, ka thënë trajneri i tre herë kampionëve të botës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MASHTRIMI - STILI I BATAKÇINJVENga AHMET SHQARRI (05.31.2014)
SHBA E KLINSMANIT (05.30.2014)
AUSTRALIA - E PARA QË ZBARKON NË BRAZIL (05.29.2014)
KORRUPSIONI NË SPORT (05.27.2014)
MIQËSORJA NË GJENEVË - KOSOVA MUNDET EDHE NGA SENEGALI (05.26.2014)
LIGA E KAMPIONËVE - REAL MADRID FITON TITULLIN E DHJETË PAS MINUTAVE SHTESË (05.24.2014)
SONTE FINALJA E LIGËS SË KAMPIONËVE (05.24.2014)
PIJA E RE BRAZILIANE - ME RRËNJË TË MARIHUANËS (05.24.2014)
FRANCË - PORTUGEZJA HELENA, FEMRA E PARË TRAJNERE E NJË EKIPI MESHKUJSH (05.23.2014)
FORMACIONI I SHBA PËR BOTËRORIN E BRAZILIT (05.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 

 
VOAL
[Shko lart]