E Enjte, 09.16.2021, 11:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
MIQËSORJA SHQIPËRI-RUMANI 0-1

E Djelë, 06.01.2014, 10:37am (GMT+1)


RUMANI - Shqipëria ka paguar një gabim në mbrojtje dhe ka pësuar gol në minutën e 83-të, duke cuar dëm mundin dhe djersën e tërë atyre minutave të mira loje në përgjithësi, por edhe mbështetjen e qindra tifozëve shqiptarë, që e kishin veshur stadiumin e Yverdonit në ngjyrat kuqezi.

Veterani rumun, Razvan Rat, ka shfrytëzuar gafën e Lilës në mbrojtje, por edhe të kolegëve të tjerë të prapavijës, të hutuar në atë moment, duke nxjerr “blof” edhe portierin Berisha, që s’ka cfarë të bëjë më. “Gardiani” i Lacios i kishte ndalur rumunët në më shumë se tri-katër herë të tjera, duke u bërë shpëtimtar i portës së tij.

Vijon edhe në këtë ballafaqim dominimi i Rumanisë ndaj nesh, që ka gjetur fitoren e 11-të në 16 ndeshje të luajtura gjatë gjithë historisë. Në tërësi, loja e Shqipërisë nuk u ngrit mbi nivelin mesatar, nuk u shpëtoi gabimeve, sidomos në mbrojtje në momentet e fundit, simptoma të vjetra këto, edhe pse kemi nisur përgatitjet për një edicion të ri futbollistik.

Ndoshta mungesat e disa titullarëve (Mavraj, Meha, Basha, Sadiku, Hyka, Roshi) dhanë efektin e tyre negativ, ashtu sikurse lodhja fizike u pa qartë te tanët në pjesën e dytë, cka mund të përbëjnë justifikim për De Biazin, por produkti i tij vijon të mbetet i njëjti. Indikacionet për njeriun e stolit të kombëtares sonë janë të shumta nga kjo miqësore, me të cilat De Biazi duhet të merret seriozisht e shpejt.

Sepse koha nuk pret. Shtatori nuk është larg dhe kjo kombëtare nuk duket e konsoliduar për të përballuar kundërshtarë të tillë në kualifikueset e “Euro 2016” si Portugalia, Danimarka e Serbia. Hungaria, miqësorja e radhës, vjen pas pak ditësh, ku kuqezinjtë mund të tregojnë tjetër fytyrë dhe të largojë shijen e keqe që la humbja me rumunët.

SHQIPERI-RUMANI 0-1
Golat: Rat 83′
Shqiperia: Berisha – A.Lila, Curri, Cana, Agolli (Aliti 79′), Kace, Abrashi, Lenjani (Rama 46′), Vila (S.Lilaj 65′), Kapllani (Salihi 46′), Cikalleshi (Gashi 46′). Trajner: De Biazi
Rumania: Tãtãruºanu – Cr. Manea, Dr. Grigore, Chiricheº, Raþ – Bourceanu (C.Tanase 64′), Pintilii (A.Mateu 91′) – Nicoliþã (C.Mateu 46′), Chipciu (C.Lazar 64′), Maxim (F.Tanase 83′), Marica (Rusescu 46′). Trajner: V.Piturka
Kartonë të verdhë: Nikolita 2′
Gjyqtar: Nikolaj Hänni (Zvicër)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DËMTIMET NUK E SHQETËSOJNË JOAKIM LËVIN (05.31.2014)
MASHTRIMI - STILI I BATAKÇINJVENga AHMET SHQARRI (05.31.2014)
SHBA E KLINSMANIT (05.30.2014)
AUSTRALIA - E PARA QË ZBARKON NË BRAZIL (05.29.2014)
KORRUPSIONI NË SPORT (05.27.2014)
MIQËSORJA NË GJENEVË - KOSOVA MUNDET EDHE NGA SENEGALI (05.26.2014)
LIGA E KAMPIONËVE - REAL MADRID FITON TITULLIN E DHJETË PAS MINUTAVE SHTESË (05.24.2014)
SONTE FINALJA E LIGËS SË KAMPIONËVE (05.24.2014)
PIJA E RE BRAZILIANE - ME RRËNJË TË MARIHUANËS (05.24.2014)
FRANCË - PORTUGEZJA HELENA, FEMRA E PARË TRAJNERE E NJË EKIPI MESHKUJSH (05.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 

 
VOAL
[Shko lart]