E Enjte, 09.16.2021, 11:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
MARSEJA DËSHIRON RIKTHIMIN E LORIK CANËS

E Djelë, 06.01.2014, 10:45am (GMT+1)



Në kohën kur flitet për një largim të mundshëm të Lorik Canës nga Lacio, në Francë përgatitet terreni për rikthimin e tij pas 5 vjetësh në Ligue 1. Është Marseja që i kujton me mall kohërat kur kishte në skuadër mbrojtësin shqiptar dhe tani ka hapur një sondazh, nëse klubi duhet të hidhet në sulm apo jo për rikthimin e tij. "Portreti i një luftëtari" quhet përmbledhja në aksion e Lorik Canës ndër vite, e publikuar në faqen zyrtare të klubit francez. Ndër të tjera thuhet se futbollisti nuk shkon mirë me trajnerin Edi Reja te bardhekaltrit dhe kjo mund të jetë arsyeja kryesore e largimit nga Seria A pas 3 sezonesh. Këtu Marseja citon Agim Canën, të atin dhe njëkohësisht agjentin e futbollistit, i cili shpreson që situata te Lacio të ndryshojë, sepse Loriku kërkon të luajë dhe, në të kundërt, diçka duhet bërë. Janë të pakënaqur te Marseja dhe skuadrës i kanë munguar liderët dhe lojtarët luftarakë si Lorik Cana.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIQËSORJA SHQIPËRI-RUMANI 0-1 (06.01.2014)
DËMTIMET NUK E SHQETËSOJNË JOAKIM LËVIN (05.31.2014)
MASHTRIMI - STILI I BATAKÇINJVENga AHMET SHQARRI (05.31.2014)
SHBA E KLINSMANIT (05.30.2014)
AUSTRALIA - E PARA QË ZBARKON NË BRAZIL (05.29.2014)
KORRUPSIONI NË SPORT (05.27.2014)
MIQËSORJA NË GJENEVË - KOSOVA MUNDET EDHE NGA SENEGALI (05.26.2014)
LIGA E KAMPIONËVE - REAL MADRID FITON TITULLIN E DHJETË PAS MINUTAVE SHTESË (05.24.2014)
SONTE FINALJA E LIGËS SË KAMPIONËVE (05.24.2014)
PIJA E RE BRAZILIANE - ME RRËNJË TË MARIHUANËS (05.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 

 
VOAL
[Shko lart]