E Mërkurë, 06.16.2021, 08:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
FRIBURG - VRASJE PËR HAKMARRJE?
Kjo vrasje e cila ka tronditur qytetarët e këtij kantoni, për faktin se ekzekutimi ka ndodhur në prani të gruas dhe fëmijëve, duket se gjenezën e ka në Kosovë

E Hënë, 05.13.2013, 03:32pm (GMT+1)



13.05.2013 - 11:50
Kjo vrasje e cila ka tronditur qytetarët e këtij kantoni, për faktin se ekzekutimi ka ndodhur në prani të gruas dhe fëmijëve, duket se gjenezën e ka në Kosovë

Përplasjet e familjeve në Kosovë dhe zbatimi i “kanunit” mbi ligjin, po reflektohen në shumë raste edhe në shtetet e Bashkimit Evropian, madje edhe në SHBA. Duket se për çështje hakmarrje, është vrarë dje në kantonin e Friburgut në Zvicër edhe Selim Jusuf Elshani nga fshati Ozdrim i Pejës.

Kjo vrasje e cila ka tronditur qytetarët e këtij kantoni, për faktin se ekzekutimi ka ndodhur në prani të gruas dhe fëmijëve, duket se gjenezën e ka në Kosovë.

36 vjeçari me pasaportë italiane, u qëllua për vdekje të shtunën në mesnatë deri sa ai po dilte nga garazhi i shtëpisë së bashku me familjen e tij, të dashurën dhe 4 fëmijët. Edhe mediet në Kosovë duke cituar familjarët e tij, thonë se në këtë vrasje ka gisht mafia në Kosovë, ndërsa motivi është hakmarrja.

“Unë kam besuar gjithmonë, se Selimi ka kontaktuar me mafinë në Kosovë”, tha njëri prej anëtarëve të familjes për mediat e Zvicrës.
Sipas burimeve të albinfo.ch në Kosovë, Selim Elshani është djali i Jusuf Elshanit, i cili ishte vrarë në vitin 2004 në një atentat në Vtimoricë të Pejës. Së bashku me Jusufin ishte vrarë edhe një person tjetër, Afrim Hliti.

Mirëpo nuk ishte vetëm kjo vrasje në këtë familje. Personit që u vra dje në Friburg iu kishte vrarë edhe një vëlla në vitin 2000, Virgjil Elshani ish-ushtar i UÇK-së. Vrasja kishte ndodhur, derisa familja Elshani po kthehej nga një gjykim, ku kishte akuzuar disa persona se ia kish vendosë një bombë me teledirigjim.

Personat që kanë sulmuar familjen Elshani ishin kapur nga policia dhe kishin treguar se janë paguar nga një familje tjetër. Personat që kishin marrë pjesë në atentat kishin qene me prejardhje nga Shqipëria.

Ndërsa me venë është konfirmuar se në këtë rast është përfshirë një familje tjetër, ajo e Shefqet Kelmendit nga Peja. Ky i fundi është vrarë në mënyrë të mistershme dy muaj më parë në qytetin e Pejës me një breshëri kallashnikovi.

I ndjeri Shefqet Kelmendi për vite të tëra të pasluftës u ka shpëtuar sulmeve të ndryshme që kanë qenë të drejtuara ndaj tij dhe familjarëve të tij. Si rezultat i këtyre sulmeve, në tre vjetët e fundit, kanë ndodhur një seri vrasjesh në Pejë e rrethinë.

Para disa vitesh, në një sulm të tillë mësohet se kishte pësuar djali i Shefqet Kelmendit, Valoni, ndërsa një shpërthim që kishte ngjarë afër shtëpisë së tij, kishte rezultuar me vdekjen e vajzës së Shefqet Kelmendit.

Por, pavarësisht këtyre vrasjeve, asnjë nga to nuk ka marrë epilogun nga gjykata e madje asnjë person nuk është i arrestuar për këto raste.
Ndryshe, derisa ligji nuk i zgjidhë çështjet, atëherë familjet përdorin Kanunin e Lekë Dukagjinit. Sipas kodeve të këtij të fundit, gjaku lahet vetëm me gjak. Kjo i bije që për një personat që vritet, duhet të vritet një person tjetër nga familja e gjakësorit.

Edh e pse është konsideruar arkaik, ky kanun fatkeqësisht akoma aplikohet në Shqipërinë e veriut dhe në Kosovë.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
WAWRINKA NË FINALE ME NADALINNë gjysmëfinale helvetiku mundi Berdychin (05.12.2013)
EVELINE WIDMER SCHLUMPF - MARRËVESHJA PËR SHMANGIEN E EVAZIONIT FISKAL NUK DO TË ARRIHET SË SHPEJTIMinistrja e Financave vë në dyshim thënien e një eksperti të OECD (05.11.2013)
NË ASAMBLENË E BASHKËSISË IZRAELITE ZVICERANE - UELI MAURER KËRKON FALJE PËR ATË QË NUK E THA (05.09.2013)
MYSLIMANËT JANË TË INGTEGRUAR MIRË NË ZVICËR (05.08.2013)
REPORTAZH NGA STRASBURGU NË 50 VJETORIN E ANËTARËSIMIT TË ZVICRËS NË KËSHILLIN E EVROPËS - Nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (05.06.2013)
VATIKAN - ROJAT ZVICERANË BËJNË BETIMINI pranishëm do të jetë edhe presidenti zviceran Ueli Maurer (05.06.2013)
NË GLARUS RIKTHEHET LANDSGEMEINDE - POPULLI VOTON DUKE NGRITUR DORËN (05.05.2013)
SOLAR IMPULSE - AVION KREJTËSISHT ME ENERGJI DIELLORE (05.05.2013)
MBLIDHEN ASAMBLETË E PARTIVE - PËRCAKTOJNË QËNDRIMET PËR REFERENDUMET E 9 QERSHORIT (05.04.2013)
SHBA - AEROPLANI ZVICERAN SOLAR IMPULSE E FILLOI UDHËTIMIN 19 ORËSH (05.03.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2021  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 

 
VOAL
[Shko lart]