E Mërkurë, 06.16.2021, 09:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
IKJE SPEKTAKOLARE NGA BRUGU ZVICERAN, NDËR TA DY SHQIPTARË, NJËRI NGA SHQIPËRIA, TJETRI NGA KOSOVA

E Mërkurë, 05.15.2013, 11:18am (GMT+1)



ZVICËR- 5 të burgosur mes tyre 1 shtetas shqiptar dhe 1 kosovar kanë mundur të arratisen në mënyrë spektakolare nga burgu Bois-Mernet, i Lozanës, në Zvicër.

4 nga të burgosurit janë dënuar për rrëmbim, vjedhje, trafik droge dhe armësh apo krime të tjera. Ndërsa i pesti është një 35-vjeçar serb, i cili bën pjesë në grupin famëkeq “Pantera Rozë”, (Pink Panther) një bandë hajdutësh ndërkombëtarë të bizhuterive.

Ikja ka ndodhur gjatë kohës së shëtitjes së të burgosurve në oborrin e burgut. Albinfo.ch mëson se tre persona nga jashtë janë ngjitur me një shkallë metalike në rrethojat e burgut dhe u kanë hedhur pjesëtarëve të grupit një thes ku kishte mjete si një imitim të revoles, një shishe me lotsjellës dhe një vegël për prerje të metalit.

Me këto mjete pesë të burgosurit kanë kërcënuar të burgosurit e  tjerë dhe gardianët, duke i neutralizuar këta të fundit. Pasi kanë prerë një pjesë të rrethojës prej teli, ata kanë kapërcyer murin e jashtëm. Vetëm njëri prej tyre nuk ka mundur të ikte pasi e kanë kapur gardianët.
I gjithë aksioni nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta dhe duket të jetë planifikuar për një kohë të gjatë.

Pas alarmit, Policia e Kantonit të Vaudit ka mobilizuar një numër të madh pjesëtarësh të saj të cilët janë vënë në kërkim të të arratisurve. 20 patrulla policore janë vënë në veprim dhe janë bllokuar një numër rrugësh.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FINANCAT - BRUKSELI DËSHIRON TË BISEDOJË ME BERNËNDritë jeshile Komisionit Evropian për bisedime të reja (05.14.2013)
ZVICËR - FILLOI PROCESI PËR DYSHIME PËR PASTRIM TË PARAVE NË ÇEKI (05.14.2013)
FRIBURG - VRASJE PËR HAKMARRJE?Kjo vrasje e cila ka tronditur qytetarët e këtij kantoni, për faktin se ekzekutimi ka ndodhur në prani të gruas dhe fëmijëve, duket se gjenezën e ka në Kosovë (05.13.2013)
WAWRINKA NË FINALE ME NADALINNë gjysmëfinale helvetiku mundi Berdychin (05.12.2013)
EVELINE WIDMER SCHLUMPF - MARRËVESHJA PËR SHMANGIEN E EVAZIONIT FISKAL NUK DO TË ARRIHET SË SHPEJTIMinistrja e Financave vë në dyshim thënien e një eksperti të OECD (05.11.2013)
NË ASAMBLENË E BASHKËSISË IZRAELITE ZVICERANE - UELI MAURER KËRKON FALJE PËR ATË QË NUK E THA (05.09.2013)
MYSLIMANËT JANË TË INGTEGRUAR MIRË NË ZVICËR (05.08.2013)
REPORTAZH NGA STRASBURGU NË 50 VJETORIN E ANËTARËSIMIT TË ZVICRËS NË KËSHILLIN E EVROPËS - Nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (05.06.2013)
VATIKAN - ROJAT ZVICERANË BËJNË BETIMINI pranishëm do të jetë edhe presidenti zviceran Ueli Maurer (05.06.2013)
NË GLARUS RIKTHEHET LANDSGEMEINDE - POPULLI VOTON DUKE NGRITUR DORËN (05.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2021  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 

 
VOAL
[Shko lart]