SHBA-PAKISTAN: PËRPJEKJE PËR ULJEN E TENSIONEVE E Hënë, 05.16.2011, 05:36pm |

Xhon Keri takon kryeministrin pakistanez, Jusuf Gilani. Islamabad, 16 maj 2011
16.05.2011 - Radio Evropa e Lirë - Senatori amerikan, Xhon Keri, po takon udhëheqësit pakistanezë, në përpjekje për të ulur tensionet mes dy vendeve, të cilat kanë marrë hov pas vrasjes së bin Ladenit. Para se të udhëtonte, Keri u ka thënë gazetarëve se është i gatshëm të dëgjojë liderët pakistanezë, ndërsa bisedimet pritet të zgjidhin "disa çështje shumë serioze". |
|
NISET "ENDEAVOUR" NË FLUTURIMIN E SAJ TË FUNDIT E Hënë, 05.16.2011, 04:11pm |

16.05.2011 - Fluturimi i parafundit i një prej anijeve kozmike të NASA-s dhe i fundit për "Endeavour" ka nisur sot nga Qendra Hapësinore Kenedi, në Florida. "Endeavour" po fluturon drejt Hapësirës Ajrore Ndërkombëtare nën komandën e Mark Kellit. |
|
FINLANDA KAMPIONE BOTËRORE NË HOKEJ E Hënë, 05.16.2011, 04:05pm |

16.05.2011 - Finlanda e ka fituar Kampionatin Botëror në hokej pasi e mundi Suedinë me rezultat 6:1 në ndeshjen finale të dielën. |
|
NË PARLAMENTIN E ARDHSHËM NË MAQEDONI DO TË PËRFAQËSOHET DIASPORA E Hënë, 05.16.2011, 03:54pm |

Për herë të parë në Maqedoni në përbërjen e ardhëshme parlamentare do të ketë edhe tre deputetë nga diaspora. Sipas të dhënave të agjencionit për migrim numri i disaporës arrin rreth 600.000 vetë. Deri më tani për realizimin e të drejtës së votimit janë paraqitur vetëm 7000 persona nga diaspora. Ky numër tejet i vogël i të interesuarve për votim arsyetohet me mungesën e informimit në kohë për mënyrën dhe mundësin e votimit. |
|
SONDA E NASA-s VËRTETON TEORITË E AJNSHTAJNIT MBI GRAVITETIN E Hënë, 05.16.2011, 03:46pm |

16 Maj 2011 - Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka publikuar të dhënat nga sonda Gravity Probe B 2004, e cila ndërkohë që fluturonte në orbitën e tokës, mision kryesore kishte vërtetimin e Teorisë së Albert Ajshtajnit të vitit 1916 mbi Relativitetin. Ndërkohë që eksperimenti u zhvillua gjatë shumë dekadave, rezultatet përfundimtare vërtetojnë punën e madhe të Ajnshtajnit mbi gravitetin dhe ligjet e fizikës së universit. |
|
ZVICERANI QË TENTOI TË VRISTE HITLERIN E Hënë, 05.16.2011, 03:36pm |

Maurice Bavaud tentoi të ndërronte rrjedhën e historisë, por bëma e tij kaloi në harrim. E kujton vëllai Adrien
Voal-online -Më 9 nëntor 1938 Maurice Bavaud tentoi të vriste Hitlerin në Mynih. Ai u zbulua dhe u vra nga autoritet gjermane dhe u arrestua, duke u ekzekutuar në gijotinë në vitin 1941. |
|
VDIQ FITUESI I MARATONËS OLIMPIKE TË VITIT 2008 E Hënë, 05.16.2011, 03:11pm |

16.05.2011 - Kampioni i maratonës olimpike, keniani, Sami Uanxhiru, ka vdekur pasi ka rënë nga kati i dytë i apartamentit të tij në qytetin, Nijahururu. Ai ishte 24 vjeç. |
|
BERISHA: TIRANA VOTOI BLU - PRESIM REZULTATIN E KQZ-së E Hënë, 05.16.2011, 03:00pm |

Tiranë, 16 maj 2011 - Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Tirana votoi blu, por theksoi se do të presë rezultatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mësuar emrin e fituesit për kryetarin e ri të bashkisë. "Unë nuk shpall asnjë fitues, por unë dhe forca ime politike do të qëndrojmë në mënyrë të vendosur prapa çdo vote të qytetarëve. Tirana votoi blu, sepse fushata ketu u drejtua me shkallen me te larte te qytetarise, nga kandidati i Aleances per Qytetarin", tha Berisha. |
|
GIGI GOYETT: NUK JAM E VETMJA DASHNORE E ISH GUVERNATORIT SCHVARZENEGGER "Nuk mendoj se unë jam arsyeja e ndarjes së tyre. Ka pasur shumë gra tjera", ka thënë Gojet.
E Hënë, 05.16.2011, 02:53pm |

Aktorja Xhixhi Gojet (52) ka pranuar se ishte në lidhje me Arnold Shvarceneger (63), por ka shtuar se ajo nuk ishte dashnorja e vetme e tij. Ish-guvernatori i Kalifornisë, aktori Shvarceneger gjatë kësaj jave kishte thënë se do të divorcohet me Maria Shrajver (55) me të cilën ishte në martesë që 25 vjet. |
|
ISH PJESËTARËT E UÇK KANË VENDOSUR TË MOS I BINDEN EULEX-it E Hënë, 05.16.2011, 02:24pm |
16.05.2011- Anëtarët e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së kanë vendosur që të mos i përgjigjen ftesës së prokurorisë së EULEx-it, e cila ka lëshuar fletarrestim për shtatë anëtarë të këshillit....
Anëtarët e Këshillit bënë thirrje që të miratohet sa më shpejt ligji për kategoritë e dala nga lufta. Ata gjithashtu paralajmëruan edhe protesta.
Anëtari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, Ylber Selmani, tha se urdhër arresti për shtatë anëtarë të këtij këshilli, duke përfshirë edhe kryetarin, është lëshuar për shkak të një proteste në korrik të viti 2009. Selmani tha se nuk pajtohen në asnjë mënyrë me veprimet e misionit evropian në Kosovë, që ka për qëllim, siç tha, njollosjen e vlerave të luftës.
Ylber Selmani, tha se prokuroria e EULEX-it duhet të merret edhe hetimin e masakrave të kryera në Kosovë.
Personat të cilët kanë vendosur të mos i përgjigjen urdhër arrestit të prokurorisë së EULEX-it, janë: Xhevdet Qiriqi, kryetar i Këshillit, Sefedin Zuka, Hyzri Salihu, Lirim Haxholli, Vesel Oruçi, Naim Gashi dhe Hyzri Musliu.
|
|