E Hënë, 04.14.2025, 05:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Search Result
Një editorial që ka 112 që bën histori - Po, Virxhinia Plaku i Vitit të Ri është - Yes, Virginia There is a Santa Claus
Nga Francis P.Church, botuar për së pari më 1897 në The New York Sun


E Enjte, 12.24.2009, 08:52pm


Po i sjellim lexuesit tonë të nderuar njërin prej editorialëve më të paharrueshëm të gazetarisë botërore.Editoriali i Francis P. Church – “Po, Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është „ “Yes Virginia, There is a Santa Claus” u kthye në një sensacion të vërtetë, duke u bërë një ndër editorialet më të famshme të botuar ndonjëherë. Për herë të parë u botua tek The New York Sun në 1897, njëqind e dymbëdhjetë vite duke u botuar për çdo vit për një gjysmë shekulli deri më 1949, kur gazeta nuk u botua më. Tani ai ka hyrë në histori.


Sarandon nuk ka filluar dashurinë me një djalosh
E Enjte, 12.24.2009, 07:27pm

Zëdhënësi i aktores e mohon historinë me Xhonatan Briklin

 

 

Voal-online –Susan Sarandon e Tim Robbins nuk janë ndarë për shak se ajo ka një të dashur tridhjetë vjet më të ri.

 

Teal Cannaday, zëdhënësi që mbrëmë kishte shpallur se ndarja e njërit prej çifteve në dukje më solide të Hollivudit, ka përgënjeshtruar tani që aktorja të ketë filluar dashurinë me Jonathan Bricjklin, regjisor i ardshëm.

 

„Janë zëra absolutisht të rremë. Lidhja e Susan (63 vjeçe) me Jonathan (31 vjeç) është vetëm lidhje pune.“

 

Kështu ka përfunduar përgënjeshtrimin zëdhënësi.

OBAMA: Mori fund një betejë 100 vjeçare për kujdesin shëndetësor
E Enjte, 12.24.2009, 06:48pm

 

Dhoma Përfaqësuese këtë legjislacion e ka miratuar në muajin nëntor

 

Voal-online -Barack Obama ka lavdëruar miratimin në Senat të reformës së tij shëndetësore, duke e përkufizuar “një moment historik” që i jep fund “një betejë të gjatë një shekull” për të ndryshuar sistemin i cili nuk funksiononte.


Princi i paepur i kinematografisë Hamfri Bogart
E Enjte, 12.24.2009, 06:17pm

 

Nga një familje e pasur e Nju Jorkut, princi nga më të paepurit e kinematografisë, lindi më 25 dhjetor 1899. Pasi i kishte ndërprerë studimet dhe kishte shkuar në shërbim ushtarak në marinë, i përcakton interesat e tij në botën e artit duke punuar për sipërmarrësin teatror William Brady e duke debutuar si aktor në skenat e teatrove. Publku dhe kritika fillojnë të binden shpejt për talentin e tij kur ai interpreton Duke Mantee në përshtatjen për teatër të "Pylli i gurosur” (The Petrified Forest).


Boks profesionist: Destrojeri shqiptar premton fitore bindëse
E Enjte, 12.24.2009, 05:33pm

Nasi Hani, të shtunën në “Casino Cursal” në Bern të Zvicrrës kundër Daniil Prakapsou

 

Bernë-Strugë, 24 dhjetor - Kanë ngelë edhe vëtëm dy ditë para përballjes në ringun profesionist ndërmjet destrojerit shqiptar, Nasi Hani, dhe boksierit bellorus Daniil Prakapsou (Daniil Prokoptsev), në gjashtë raunde.

Nasi Hani deri më tani tre herë është ngjitur në ringun profesionist dhe ka shënuar po aq fitore. Së pari kundër polakut Dariusz Balla, duel që u zhvillua më 22 maj, të cilin shënoi fitore me TKO në raundin e parë.

Pasoi përballja e dytë, më 29 gusht, kundër hungarezit Krizstian Jaksi, kundër të cilit poashtu shënoi fitore në gjashtë raunde me rezultat unanim të referëve 60:52. Ngjitja për herë të tretë në ringun profesionist kundër boksierit nga Gana, i peshave apsolute Michael Achiaw, ku shumica kishin vlerësuar se “nuk ka se çfar të kërkoj” duke pasë parasysh se ai kishte më shumë se 10 kilogram mbipeshë dhe një gjatësi të theksuar ndaj Nasi Hanit, ai edhe këtë përballje e regjistroi si fitore në skedën e vet. Tani në radhë është Daniil Prakapsou (Daniil Prokoptsev) , (4(1)-17(5)-0), me një eksperiencë të mjaftueshme, por jo edhe me rezultate të lakmueshme.

Daniil Prakapsou, (Daniil Prokoptsev), është boksier i cili është përballur edhe me Kreshnik Qaton në tetor të 2005, kur fitues është shpallur boksieri shqiptar Kreshnik Qato. Prakapsou, poashtu ka boksuar edhe kundër Haki Hajdarit (Hajdareviq), në fund të tetorit të 2006, dhe poashtu ka pësuar edhe nga Haki Hajdari. Do të jetë kjo përballja e tretë e Daniil Prakapsou (Daniil Prokoptsev), kundër një boksieri shqiptar.


Suzanë Sarandon dhe Tim Robins ndahen
E Enjte, 12.24.2009, 05:28pm

 

Voal-online –Një nga marrëdhëniet më jetëgjata të Hollivudit ka mbaruar – Susan Sarandon dhe Tim Robbins janë ndarë pas më shumë se dy dekadash së bashkë. Ky lajm është bërë i ditur ekskluzivisht nga revista People.

 

„Aktorja Susan Sarandon dhe partneri i saj i 23 viteve, aktori Tim Robbins kanë shpallur se ata janë ndarë në verën e sivjetme,“ njoftoi zëdhënësi i saj Teal Cannaday në një deklaratë për revistën. „Nuk kemi komente të tjera për të bërë.“

 

Çifti u takua për herë të parë në sheshin e xhirimit të Bull Durham, dhe ata kanë dy djem së bashku, Jack, 20 vjeç dhe Miles, 17 vjeç.

 

Sarandon, 63 vjeçe, ishte martuar më parë me Chris Sarandon, me të cilin u njoh në kolegj. Aktorja gjithashtu ishte e fejuar me regjisorin Franco Amurri në mesin e viteve 1980. Këta të dy patën një vajzë, Eva Amurri, më 1985. (Amurri është gjithashtu aktore).

 

Sarandon dhe Robbins, 51 vjeç, ishin admiruar për marrëdhënien e gjatë duke u përballur me presionet e binzesit të artit, më e diskutuara në rastin e tyre ishte diferenca e madhe e moshës – ai është 12 vjet më i ri – dhe fakti që ata nuk u martuan asnjëherë.

 

„Unë nuk dua të martohem, sepse druaj shumë se e marrë atë si dhuratë ose ai mua si dhuratë – ndoshta do të gjejmë rast për një darkë kur unë të jem 80 vjeçe,“ kishte thënë dikur Susan Sarandon.

Dëshmi e humanizmit mes popujve - varreza e ushtarëve gjermanë në Tiranë
E Enjte, 12.24.2009, 04:31pm
 

 

 

 

Pllaka memoriale në hyrje të varrezës

 

VOLKSBUND, organizata gjermane që kujdeset për gjetjen e ushtarëve gjermanë, të rënë gjatë luftrave, përkujtoi 90 vjetorin e krijimit. Nën kujdesin e saj në Tiranë është ngritur varreza e ushtarëve gjermanë.

 

Çfarë mesazhi u jep qytetareve shqiptarë kjo varrezë dhe çfarë mendojnë ata për të?

 

Një memorial prej graniti, ku janë gdhendur disa kryqe dhe një tekst përkujtimor është në qendër të varrezës së ushtarëve gjermanë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rreth memorialit ngrihen tetë kolana ku janë vendosur, sipas rendit alfabetik, emrat e ushtarëve gjermanë, që prehen në këtë varrezë, viti i lindjes dhe i vdekjes. 

 

Dera e ulët e varrezës është e mbyllur me dryn. Afrohem dhe lexoj: Ferdinand Abdinghoff 1915 – 1944, Anton  Ahber 1919-1944, Karl Aich 1916- 1944, Sebastian Aigner 1916- 1943….. dhe kështu me rradhë emrat e gjermanëve të rënë në Shqipëri. 

 

 

Kjo është një varrezë dinjitoze, në mes të një sipërfaqjeje prej 150 metrash katrorë, në zemër të parkut të Tiranës, park që njihet më shumë si ”tek liqeni ”, ngaqë ndodhet buzë liqenit artificial të Tiranës. Ngritja e saj  si u bë e mundur në sajë të VOLKSBUND, në shqip “Lidhja Popullore”, një organizatë kjo jofitimrurësë gjermane, që ditët e fundit festoi 90 vjetorin e saj. Misioni i VOLKSBUND është gjetja e ushtarëve gjermanë të rënë në luftë, mirëmbajtja e varreve të tyre dhe promovimi i paqes në të gjithë botën.

 

Nisma fisnike e kësaj organizate nisi më 1919-ën, pak vite pas Luftës së Parë Botërore dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, përmes donacioneve dhe financimeve nga filantropë apo shteti gjerman. Në Shqipëri lidhjet me këtë organizatë mbahen përmes ambasadës gjermane në Tiranë.

 

Sa ushtarë gjermanë kanë rënë në Shqipëri dhe ku ndodhen ata?


NË MBROJTJE TË AMERIKËS

Nga ROGER COHEN, New York Times


E Enjte, 12.24.2009, 04:09pm

 

 

Një fjali të cilën e shkrova në fillim të këtij muaj ka provokuar shumë kriticizëm: “Unë ende besoj se forca më e madhe e Amerikës, përparësia e tij thelbësore ndaj botës është mungesa e interesimit se nga kini ardhur ju dhe interesimi se çfarë mund të bëni ju.”

Është ende një dallim fundamental midis një vendi që e sheh një të sapoardhur si një burim potencial talenti dhe një tjetri që gjen shkakun e prishjes së rehatit tek “tjetri”.


Mishelë Hunciker, mrekullia zvicerane që mahnit publikun italian dhe gjerman
E Enjte, 12.24.2009, 12:03pm

Michelle Yvonne Hunziker (lindur më 24 janar 1977) është një aktore, modele, këngëtare dhe mbi të gjitha një personalitet televiziv i njohur për publikun gjerman dhe italian.

 

Ajo ka qenë e martuar me këngëtarin italian Eros Ramazzoti nga vitit 1998 deri në vitin 2009: ata kanë bashkë një vajzë, Aurora, lindur më 5 dhjetor 1996.

 

Vitet e fëmijërisë

 

Hunziker lindi në Sorengo (Lugano), në pjesën italishtfolëse të Zvicrës. Nëna e saj Ineke është hollandeze, babai i saj Rudolf, i cili vdiq nga fundi i vitit 2001nga një sulm në zemer, ishte zviceran gjermanishtfolës. Ai ishte piktor, por punoi si manaxher hoteli. Në vitin 1983 familja u vendos në Ostermundigen, një rrethinë e kryeqytetit Berne në zonën gjermanishtfolëse të Zvicrës, që është gjithashtu vendlindje e aktores zvicerane yll të Hollivudit dhe e para legjendare Bond girl Ursula Andress. Në Ostermundigen Hunziker kreu shkollën fillore. Pas ndarjes së prindërve, nëna e Hunziker u vendos ne Zuchwil/Solothurn. Kjo shkaktoi një krizë në jetën e Hunziker. Në vitin 1993, kur Hunziker ishte 16 vjeçe, ajo shkoi në Bolonjë me të ëmën. Duke dashur të bëhej interprete, ajo studioi italisht, frëngjisht, anglisht dhe hollandisht në një kolegj lokal. Pasi shkoi në Milano me të ëmën, ajo vendosi të bëhej modele dhe u punësua nga Riccardo Gay, një agjent i njohur i kësaj fushe. Ndonëse në atë kohë ishte në mbipeshë dhe e shkurtër, në moshën 17 vjeçare pozoi për shtëpi të tilla të famshme të modës si Armani, Rocco Barocco, La Perla, Colmar, Fuerte Ventura, Lovable dhe Swish.


Gjermania ndërton lidhje 400 kv ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
E Enjte, 12.24.2009, 09:45am

 

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës nënshkruan sot një marrëveshje me zyrtarë të Bankës gjermane për zhvillim, për kreditim dhe financim të ndërtimit të linjës 400 kilovoltëshe të energjisë, që lidh Kosovën me Shqipërinë. Për këtë projekt, qeveria gjermane ka ndarë 33.5 milionë euro, gjysma e të cilave do të jetë donacion, kurse gjysma tjetër kredi e butë për 15 vjet, me greis periudhë 3 vjet dhe me interes 4 për qind

 

 

Qeveria e Gjermanisë do të financojë dhe kreditojë ndërtimin e linjës së interkoneksionit 400 kilovoltëshe ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në vlerë prej 33 milionë e gjysmë eurosh. Gjysmën e kësaj shume apo 16.7 milion, qeveria gjermane do t’i ofrojë si donacion, kurse gjysmën tjetër kredi me kushte të favorshme kthimi për 15 vjet, me greis periudhë 3 vjet dhe interes 4 për qind. Ministri i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala, e cilësoi atë si autostradë energjetike, dhe projektin më të rëndësishëm, që pritet të ndikojë edhe në integrimin energjetik rajonal të Kosovës.


Linja e interkoneksionit do të mbetet pronë e shtetit të Kosovës, prandaj investimet e qeverisë vendore dhe të donatorëve do t’i mundësojnë Kosovës që me kapacitetet e reja të krijojë një autostradë shkëmbimi të energjisë brenda dhe jashtë Kosovës, tha ministri Shala, duke vlerësuar se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit me qeverinë gjermane.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Ekhart Blaurok tha se ndërtimi i linjës 400 kilovoltëshe të transmisionit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është zotimi më i rëndësishëm i qeverisë gjermane në fushën energjetike.

“Gjermania do të mbështetë Kosovën dhe Shqipërinë në financimin e këtij projekti, përmes të cilit përfitojnë të gjithë. Dhe sic e quajti ministri Shala, kjo autostradë energjetike nuk do të përmirësojë furnizimin me energji nga të dy anët e kufirit, por edhe integrimin rajonal në fushën e energjisë”.
Zëvendësministri i energjisë dhe minierave, Blerim Rexha tha se ky projekt, që është i paraparë edhe me strategjinë e energjisë, është i rëndësisë së veçantë për qeverinë e Kosovës.

Shefja e zyrës rajonale të bankës gjermane për zhvillim, Ute Rodrian, tha se gjatë dhjetë viteve kanë zhvilluar me sukses bashkëpunim financiar me Kosovën.




Faqe 4880/5338: « :: ... 4878 4879 4880 4881 4882 ... :: »

 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2025  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 

 
VOAL
[Shko lart]