VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËRKUESIT E ARIT SHFRYTËZOJNË DIMRIN E THATË NË KALIFORNI

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 11:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
KËRKUESIT E ARIT SHFRYTËZOJNË DIMRIN E THATË NË KALIFORNI

E Hënë, 03.31.2014, 07:58am (GMT+1)


Kriza e ujit në Kaliforni po nxit ethet e arit, por në përmasa të vogla, në kodrat e Sierra Nevadës, ashtu si ndodhi në vitet 1800 kur njerëz nga mbarë bota vërshuan atje në kërkim të pasurisë. Kërkues amatorë ari po përfitojnë nga nivelet historikisht të ulëta të ujit për të gërmuar për metalin e çmuar në shtretërit e lumenjve, ku më parë kërkimi nuk ishte i mundur.

Tim Amavisca dhe vajza e tij Hailey po kalojnë ca kohë së bashku në vendet e pabanuara të Kalifornisë në kërkim të arit.

"Plani ishte kërkimi në shtratin e lumit dhe kalimi i kohës me vajzën me shpresën për të gjetur ar. Thatësira ka krijuar kushtet për të kërkuar në vende ku nuk mundeshim më parë," thotë ai.
 
Përkulur mbi një shtrat shkëmbinjsh, me rroba pune, zoti Amavisca i afrohet lumit me në një kovë plastike.  Sëbashku me vajzën kalojnë dhenun përmes një site me shpresën që copat e arit të mbeten në sitë.

Një tjetër kërkues amator, Rudy Price, kontrollon shkëmbinjtë e thatë të Lumit të Ariut me një lopatë dhe një mbajtëse, duke vëzhguar shtratin e lumit për vende të mira për ar.

"E kuptoj se ka një ndikim dramatik për këdo kur thatësira është kaq e theksuar, por në të njëjtën kohë, unë po përfitoj nga rasti," thotë zoti Price.
 
Thatësira po sjell kërkues amatorë në këtë dyqan të qytetit të dikurshëm të etheve të arit, Auburn. Dyqani shet lopata, kova, çizme, harta dhe libra për gërmim, por edhe mjete më të avancuara si sita për të gjetur arin.

Frank Sullivan, i cili e hapi dyqanin rreth dyzet vjet më parë, thotë se biznesi është rritur prej 20 deri në 25 përqind për shkak të thatësirës:

"Ka qenë shumë mirë për biznesin. Jetoj në male ndaj nuk më pëlqen kur shoh thatësirë. Por ulja e nivelit të lumenjve rrit biznesin tim dhe shumë njerëz kënaqen. Kanë arritur të gjejnë sasi të mira ari."

Mungesa e shiut, thotë ai, mund të sjellë zjarre në pyje.  Zoti Sullivan thotë se nivelet e ujit në anën qytetit të North Fork-ut të Lumit Amerikan janë rreth gjysëm metri poshtë normales, gjë që ka hapur vende të reja për të kërkuar metalin e çmuar.
Një nga thatësirat më të rënda në historinë e Kalifornisë ka detyruar qeverinë e shtetit dhe atë federale të shkurtojë ndjeshëm furnizimet e fermave dhe qyteteve me ujë.

Tani për tani, kërkuesit e arit po e shfrytëzojnë këtë dimër kaq të thatë.
Zoti Amavisca, i cili kohët e fundit u largua nga ushtria, ka dalë për të kërkuar arë disa herë në javë gjatë këtij dimri, një stinë gjatë së cilës zakonisht bie shumë shi dhe nivelet e lumenjve nuk janë të përshtatshëm për një gjë të tillë. (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NEPALI DHE AVIONËT ME TELEKOMANDË (03.30.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 30 mars?598 - AVAROSLLAVËT FILLOJNË DYNDJEN DREJT ILIRISË (03.30.2014)
NJË FSHAT I NDARË MES RUSISË DHE UKRAINËS (03.29.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 29 mars?1430 - MURATI II MERR QYTETIN BIZANTIN TË SELANIKUT (03.29.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 28 mars?37 - SENATI ROMAK EMËRON KALIGULËN PERANDOR (03.29.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 mars?196 para erës së re - PTOLEMEU V NGJITET NË FRONIN E EGJIPTIT (03.28.2014)
KOHA PËR UDHËHEQJEN AMERIKANEAvionë të telekomanduar dhe sanksione në vend të luftës. Obama i ka rivendosur piketat e politikës së jashtme amerikane (03.26.2014)
SPANJA NUK HEQ DORË NGA KATALONJAGjykata Kushtetuese spanjolle ndalon përpjekjet e Katalonjës për pavarësi. Por qeveria rajonale në Barcelonë nuk do të ndalet (03.26.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 26 mars?1169 - SALADINI BËHET EMIR I EGJIPTIT (03.26.2014)
MISTERET E AVIONIT MALAJZIAN (03.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]