E Shtunë, 05.18.2024, 08:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
69 vjet nga masakra në Tivar
PLAGËT E LUFTËS
Poemë nga RRUSTEM GECI

E Martë, 04.01.2014, 03:18pm (GMT+1)

 



Ai muaj ishte mars, ishte prill
ai vit ishte 1945, dhe ajo luftë
Kosovën e nxorri të humbur
me 35 mijë djem të pushkatuar

Këtu një kufomë, aty një tjetër
dhe një tjetër ,.. dhe një tjetër,..
dhe një tjetër,..o zot, me mija,..
djem të Kosovës të pushkatuar

Për atë kasaphane në Tivar
Kosova pyet, pyesin familjarët
pse djemtë tanë na i masakruan
dhe plisin në Tivar na e shkelën


2 )
------------------------------------------

A ka faj Tivari apo prejardhja
për vrasjen e 3785 regrutëve tanë
shih, edhe dhimbjes m´ i dalin lot
e gojës m´i merret fjala e qan

Të pushkatuarit shqiptar në Tivar
Të pushkatuar nga xhelatët serbë
pyesin, përse duhet të vritemi
përse kjo pusi e serbëve në Tivar

Kosovë o zemër, mos më mallko
Ish zëri i të plagosurit, Avdiu
Se duar e këmbë i kam të lidhura
Fytyrën me thika ma kanë prerë

Krimi në Tivar mbetet gjenocid
vrasja regrutëve i duhej Serbisë
vendim i qarqeve në Beograd, ish
edhe një Mollë të kuqe ta vriste

3 )
-----------------------------------------

A kishte faj Udhëheqja Kosovës
për masakrën në Tivar, them po 
mobilizimin e regrutëve shqiptar
Shtabi i Kosovës e kishte bërë

Krimi në Tivar ishte i menduar
ai vazhdoi pastaj në Dubrovnik
vazhdoi në Likë, Nish, e Beograd
Deri më 17 shkurt të vitit 2008

Ç´po ndodhë vall me Kosovën
qanin gjyshet dhe gjyshërit tanë
Kosova na mbeti fare pa djemë
pa burra për ta mbrojtur vendin

Tivari ishte një varr i projektuar
se varre të reja hapeshin çdo ditë
për ta gjunjëzuar Kosovën , që
Kosova të mbetej nën Serbi

4 )
--------------------------------------

Regrutët i vrau ushtria serbe
Me një vendim të Jugosllavëve
Ata u pushkatuan të lidhur
që Kosova të mos vetëmbrohej

Krimi në Tivar mbetet i gjallë
sado që atë e varrosën thellë
në Tivar nuk ka një gur varri
për 3785 regrutë të pushkatuar

Nga Kosova e deri në Tivar
rruga ishte më e keq se në varr
në atë udhë të mundimshme
shumë nga tanët vdiqën rrugës

Mes plagëve dhe bajonetave 
pashë në ëndërr vajzën time
kjo masakër duhet të kujtohet
për të gjithë brezat e Kosovës

5 )
--------------------------------------

Nuk njerizohen serbët xhelatë
as Garashaninët, Andriçët, Rankoviçët
ata vranë gjithandej Toplicën
dhe regrutët tanë një nga një i therën

Të pushkatuarit e Tivarit thërarsin
që gjaku i tyre të mos thaj
Kosovë, mblidh gjakun tënd
Mblidhe se është gjak i të rënëve

Për atë krim të Serbisë në Tivar
Kosova e Tivari duhet të ulurasin
në të gjitha kancelaritë e Evropës
që t´ i bëhet një gjyq Serbisë

Serbia me pamje të njeriut
herët a vonë do të përgjigjet
për krimet mbi popullin tonë
për gjenocidin e padënuar serbë


6 )
--------------------------------------

Pushtimi i Kosovës nga sllavokomunistët
Bëri që të ndodhë Tivari
serbët vranë 35 mijë shqiptar 
për të aneksuar Kosovën!..

Prejardhja dhe pushtimi i Kosovës
Ishin shkallët e pushkatimit 
fliste në zjarrmi Alimaloku
pak çaste përpara se të vdiste

Ne s´kemi vrarë, as s´kemi vjedhur
i thoshte Preni plagës së tij
ne po vdesim krejt të pavarrosur
dhe pa një ceremoni varrimi

Tivari ishte vetëm një varr 
varre të reja hapeshin çdo ditë
që Serbia të dërgojë kolonët
mbi hipoteka të shqiptarëve


7 )
----------------------------------------

Ah, sikur të isha pa pranga
dhe duart e mia t´i kisha të lira
do të luftoja edhe me thikat, që
të vdisja me gishtin në këmbëz

Kosovë, heshtja s´ paska duar 
por, ngrite zërin për të rënët tuaj
Thërrasin nënat dhe baballarët
Kosova, dhe të ardhshmit e saj

Kosovë, mblidhe gjakun tënd
Se njëgjakësh jemi shqiptarët
Këtu një kufomë, aty një tjetër,..
Djem të Kosovës të pushkatuar

Gjenocidi i organizuar i Serbisë
nuk ishte kontroll dokumenti
po ekzekutim i atypëratyshëm
ndëshkim, ndjekje, pushkatim

8 )
------------------------------------------

Shumë nga regrutët tanë të therrur
zorrët e tyre i mbanin nëpër duar
ata fluturonin nëpër qiejt e tyre
por fjalë nuk nxjerrnin nga goja 

Në atë pusi tragjike për Kosovës
Na u mor Tivari, na u mor Ulqini
të pushkatuarit në Tivar,ishin gjak
i shtetit të ardhshëm të Kosovës

Mbi lirinë e shkelur të Kosovës
Serbët vranë me plumb e bajonetë
me mija jemi gjysmë të vdekur
dhe me mija jemi të pavarrosur

Pushtimi serb shumë na ka vrarë
xhelatët serbë edhe tani vrasin
ata po shtien në të gjitha anët
edhe pas një shekulli krimesh


9 ) 
--------------------------------------

Për pushkatimet në Tivar
dhe aneksimin e Kosovës, nga
ushtria serbo-sllave e Titos
shkrimet e mirëfillta mungojnë

Qëllimi i pushkatimit në Tivar
kujtoj se ishte prejardhja jonë
ndarja e Kosovës nga Shqipëria 
dhe pushtimi i tokave shqiptare

Në atë kasaphanë çnjerëzore
prilli i detit e mban mend
ai do të flasë në çdo kohë
për serbët me pamje të vrasësit

Gjenocidi i padënuar serb
vazhdon mendësinë e vjetër
se krimin mund të varrosësh
gropave të fshehta të kohës


10 )
------------------------------------------

Ky homazh prushi dhe zemërimi 
për Kosovën e vitit 1945, për
regrutët e pushkatuar në Tivar
nga ushtria dhe fallangat serbe 
do ta quaja plagën më të patharë 
për të gjithë brezat e popullit tonë
Ky homazh prushi dhe zemërimi
për gjakun tonë të gjithmonshëm 
bëri që liria të jetë e pakënaqur
bëri që Kosova të jetë në luftë
edhe për Tivarin, edhe Manastirin
Prandaj, ky homazh për regrutët 
të vrarë të lidhur dhe nën pranga
edhe fjalën e bëjnë të qaj e uluras
por, kini durim; ata do të zgjohen
posa t´ i mbushin njëqind vjet
ata do të ngrihen e do të flasin, se 
ishin gjak i shtetësisë së Kosovës
gjak i njësimit dhe i përbashkimit!.. 

-
Rrustem Geci, poemë nga libri i poemave "Heroika "
RRUSTEM GECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOJA TË ISHAPoemth nga MAKSIM BORODINPërktheu: FASLLI HALITI (04.01.2014)
“QYTETI I LUTJEVE” LIBRI I RI POETIK I REXHEP SHAHUT (04.01.2014)
DY POETE DHE NJË POETPërktheu: FASLLI HALITI (03.31.2014)
DRITARE QIELLIPesë poezi të reja nga QAZIM SHEHU (03.31.2014)
DËSHMOJ (unë, hija dhe vuajtja)Kujtime nga VIKTOR MARTINI (VIII) (03.30.2014)
TRI POETESHA NË ANTOLOGJINË MONDADORI, 2007Përktheu: FASLLI HALITI (03.29.2014)
ILUZION MITIKProzë nga QERIM SKËNDERAJ (03.29.2014)
TRISH NË PROZËN E NJË SHKRIMTARI "Portrete, komente dhe përshkrime" të Luan ÇipitEsé nga PËRPARIM HYSI (03.29.2014)
Doli nga shtypi libri më i ri me poezi 'GJETHET E HIRTA TË ZEMËRIMIT' i SEJDI BERISHËS (03.28.2014)
TRI POEZI NGA ERNEST HEMINGWAY (1899-1961)Përktheu: FASLLI HALITI (03.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]