FAMILJARËT E VIKTIMAVE TË SREBRENICËS E PADISIN QEVERINË E HOLLANDËS
E Hënë, 04.07.2014, 02:16pm (GMT+1)
Familjarët e viktimave të masakrës së Srebrenicës në vitin 1995 e kanë ushtruar një padi civile kundër qeverisë së Holandës, duke thënë se paqeruajtësit e këtij vendi kishin dështuar t'i ndalnin vrasjet. Avokatët e faamiljarëve i thanë sot një gjykate se qeveria e Holandës është kujdesur më tepër për sigurinë e ushtarëve të vet, se sa për myslimanët e Bosnjës, gjatë masakrës në korrik të vitit 1995. Qeveria e Holandës i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk kishte pasur kontroll zyrtar ndaj trupave të veta, pasi ato ishin pjesë e misionit paqeruajtës rë Kombeve të Bashkuaara, gjatë luftës në Bosnjë Hercegovinë. Afro 8 mijë burra e djem myslimanë ishin vrarë nga forcat serbe të Bosnjës, ndërsa trupat e tyre ishin hedhur në varreza masive. Kjo ishte masakra më e përgjakshme në Evropë prej luftës së Dytë Botërore. rel
www.voal-online.ch
|