E Djelë, 05.19.2024, 07:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DHJETË ARRESTIME TË ZYRTARËVE NË KOMUNËN E PRISHTINËS

E Enjte, 04.03.2014, 01:39pm (GMT+1)



Me urdhër të prokurorit vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, autoritetet e rendit kanë arrestuar të enjten në mëngjes dhjetë zyrtarë nga Sektori i Ndërtimit i Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, përfshirë këtu edhe vetë shefin e sektorit, një zyrtar për ekzekutim, dhe  tetë inspektorë për ndërtim, si dhe pronarin e një kompanie private të ndërtimit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zyrtarisht Prokuroria.

Në një komunikatë për opinion, prokuroria thotë se "për dhjetë zyrtarët e arrestuar nga Komuna e Prishtinës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë kryer veprën penale, Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale, Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës".

Ndërkaq, për të arrestuarin e njëmbëdhjetë, (pronari i një kompanie private), ekziston dyshimi i arsyeshëm se "ka kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 398, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës".

Prokurori i rastit, për të pandehurit, ka urdhëruar ndalimin policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Arrestimi i sotëm, thuhet në komunikatë, është rezultat i hetimit paraprak, që është zhvilluar nga shtatori i vitit 2013, lidhur me ndërtimin e objekteve pa leje ndërtimore, në Komunën e Prishtinës.

Ndryshe, sektori i ndërtimtarisë në nivelin komunal është cilësuar në disa raporte të organizatave joqeveritare në Kosovë, që kanë monitoruar punën e komunës së Prishtinës, si një nga sektorët e prekur më shumë nga korrupsioni. (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËRCËNOHET ME JETË GAZETARI TELNIS SULKUQI (04.03.2014)
LULZIM BASHA - NË BRUKSEL SHKOHET ME OPOZITËN JO KUNDËR SAJ (04.03.2014)
JONATHAN MOORE IU BËRI THIRRJE PARTIVE SHQIPTARE PËR BASHKËPUNIM - SHQIPËRIA SHEH SE EDHE BEOGRADI ME PRISHTINËN PO DIALOGOJNË (04.03.2014)
PRISHTINA REAGON - PENGMARRËSI I 'LUFTHANSA' NUK ËSHTË KOSOVARAutoritetet në Kosovë garantojnë se personi i identifikuar si Muslim Halili nuk është kosovar. Tri herë Prishtina ka refuzuar riatdhesimin e tij (04.03.2014)
AMNESTY INTERNATIONAL - KULTURË RACIZMI NË POLICINË GREKE (04.03.2014)
QEVERIA E KOSOVËS KËRKON NGA KUVENDI FORMIMIN E FAK-ut (04.02.2014)
GJYKATA PËR UÇK-në DO TË FUNKSIONOJË NË BRUKSEL, HAGË DHE PRISHTINË (04.02.2014)
KOSOVA BËHET GATI PËR NDESHJET ME TURQINË DHE SENEGALIN (04.02.2014)
SHPËRNDARJA E KUVENDIT TË KOSOVËS - NË PROCEDURË PAS DY JAVËSH (04.02.2014)
KOSOVARI 'MERR PENG' AVIONIN MYNIH-BUDAPEST, KËRCËNOI SJUARDESAT ME BRISK RROJE (04.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]