Mesazhe nga udhëheqës anembanë botës vazhdojnë të arrijnë në zyrën presidenciale të Kosovës duke uruar zgjedhjen e Zonjës Atifete Jahjaga në detyrën e lartë si Presidente e Kosovës. Ndër të tjerë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Zoti Barack Obama, në urimin e tij, vlerësoi zgjedhjen e Zonjës Jahjaga si një dëshmi "të pjekurisë politike në rritje në Kosovë". Duke nënvijuar miqësinë e Shteteve të Bashkuara me popullin shqiptar, Presidenti amerikan theksoi se "Shtetet e Bashkuara mbeten mik i patundur i popullit të Kosovës....dhe se do të vazhdojmë të punojmë me institucionet tuaja për të çuar përpara reformat e nevojshme për ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse...", tha në mesazhin e tij drejtuar Zonjes Jahjaga, Presidenti amerikan.
Ne historine e Kosoves, por edhe te kombit shqiptar, ky eshte nje moment me te vertete historik qe ne krye te shtetit zgjidhet nje grua. Grate ne udheheqje politike -- ne cilendo shoqeri -- jane te detyruara te luajne nje rol delikat balancimi ne veprimtarine e tyre, sidomos ne nje shoqeri ku politika eshte dominuar gjithmone nga meshkujt. Jam i bindur se Presidentja Jahjaga, megjithese eshte ne detyren e re vetem per pothuaj tri jave, i di mire sfidat personale me te cilat perballet ajo vete si individe, si edhe sfidat me te cilat perballet vendi i saj.
Keto sfida jane te medha. Disa prej tyre, Presidentja e re i ka theksuar ne fjalimet dhe intervistat e dhena medias deri tani dhe ne te njejten kohe ajo ka nenvijuar gijthashtu edhe vizionet e saj per Kosoven. Jjam i sigurt se presidentja e re eshte e vetdijshme se zbatimi i vizioneve eshte me i veshtire nga artikulimi i tyre. .Sfidat me te cilat perballet Kosova jane teper te medha per tu zgjidhur nga nje person ose nga nje parti. Perberja e kabinetit me persona te kualifikuar dhe me mendime ndryshe, mendimet e te cileve nganjehere mund te mos pajtohen me tuat, eshte jetike. Marrja e vendimeve pa konsultim te gjere mund te coje ne katastrofe, ndersa bashkpunimi edhe me kundershtaret, e ben te mundshem suksesin per te gjithe dhe per te miren e vendit. Megjith rezervimet e shprehura nga disa qarqe e disa persona, besoj se Presidentja e re e Kosoves i ka aftesite, temperamentin dhe karakteristikat e nevojshme per te qene nje president e mire.
Qytetaret e Kosoves, por edhe Shqiptaret kudo, presin qe -- Presidentja e re e Kosoves ,sic duket politikisht e pavarur nga partite kryesore politike te vendit,udheheqsit e te cilave e zgjodhen ate me konsensus -- t'i tregoje botes se Kosova me zgjedhjen e Presidentes EtifeteJahjaga ka ndermarre nje hap te ri nje periudhe kur shpresohet qe politika te behet arti i sherbimit publik dhe jo te perdoret si platforme per grumbullim parashe e pasurishe te patundura per politikanet.
Askush nuk mund te presi qe Presidentja e re e Kosoves te jete gjithcka per gjithkend. Por ajo mund te jete presidente qe i di sfidat me te cilat perballet vendi, presidente e cila ben planet per tu perballur me keto sfida ne te ardhmen dhe e cila do te coje shtetin e Kosoves perpara, hap pas hapi.
Presidentja Jahjaga u shpreh ditet e fundit, gjate takimit me udheheqsit e Kishes Katolike te Kosoves, me rastin e Pashkeve, se e fillon detyren e re si presidente qe beson "ne vlerat e gjithe njerzeve si krijesa te Perendise". Gjate fjalimit te saj, para parlamentit te Kosoves, kur pranoi detyren e larte, Zonja Jahjaga vuri gjithashtu ne dukje edhe sensin e saj te historise dhe respektin e saj per figurat historike te kombit shqiptar, duke thene se: "Ne rrugen tone jemi krenare ne lavdine, jemi krenare ne shembelltyren e (Gjergj Kastriotit) Skenderbeut, ne personalitetin e Nenes Tereze, ne aktin sublim te Adem Jasharit dhe ne veprimatrine e Ibrahim Rugoves. Te gjithe keto personalitete, si edhe shume te tjere gjate shekujve dhe ne ditet tona, interesin e vendit dhe te popullit e vune perpara vetes dhe me driten e vepres se tyre shendriten deri ne ditet tona e do te shendrisin edhe ne te ardhmen, duke na e percaktuar qarte rrugen tone, perkushtimin dhe idealin per te qene te ndershem, per te qene te dinjitetshem, te lire dhe te barabarte."
Me ndihme te Zotit dhe duke u bazuar ne shembelltyren e atyre qe me shekuj derdhen gjakun per lirine e kombit, per hir te Kosoves dhe per nje te ardhme me te mire te kombit shqiptar, te uroj pune te mbare ne detyren si presidente e shtetit te ri te Kosoves.