E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NJË VOTË PËR INTERVENCIONIZMIN

Nga ROGER COHEN, New York Times


E Martë, 08.30.2011, 12:29pm (GMT+1)

 

LONDËR - Bëhen dy dekada vitin e ardhshëm që nga shpërthimi i luftës në Bosnje - dhe që nga koha kur debati mbi intervencionizmin filloi të ziejë, duke u bërë një nga pyetjet më të hidhura morale të kohës sonë. Tani Libia, një ndërhyrje e suksesshme perëndimore, do të vendoset në peshore.

Çështja i ka ndarë miqtë dhe bashkuar armiqtë. Demokratët nën moshën 30 vjeç ishin pothuajse aq të etur për të shkuar në luftë në Irak, sa republikanët mbi 65 vjeç, sipas një sondazhi të Pew Research Center të tetorit 2002, një moment kur fajkonëria liberale dhe arroganca konservatore amerikane u bashkuan me pasoja katastrofike.

Ka qenë fokusi i një debati të vjetër të politikës së jashtme midis realizmit dhe idealizmit, që shkaktoi një përmbytje të gishtvënies dhe dëshmoi një katalizator për nocionin e OKB-së rreth përgjegjësisë për të mbrojtur. Në zemër të polemikave shtrihen pikëpamjet e kundërta mbi natyrën e fuqisë amerikane.

Ashtu si shumëkush nga brezit tim, unë u bëra një intervencionist në Bosnje. I neveritur nga kërdia, dhe nga gënjeshtrat e injoranca e politikanëve perëndimorë që gjatë kasaphanës, unë e kuptova se maturia - ose më saktë hipokrizia e maskuar si maturi - mund të jetë aq kriminale sa kokëkrisja.

Një luftë me arsye shumë specifike dhe po ashtu krime të kryera kryesisht nga forcat serbe u amballazhua si një konflikt mijëvjeçar i rrethuar nga mjegulla e Ballkanit dhe barasvlerësen morale, në mënyrë që udhëheqësit frikacakë perëndimorë ta justifikonin një mosveprim që vrau.

Kështu unë u ula në Sarajevë, tymosja duhan dhe përpiqesha ta çjerr mjegullën me fjalë. Unë u përpoqa të them se kush ishte duke vrarë dhe kë ishte duke vrarë nën sytë e helmetkaltërve "paqeruajtës" të Kombeve të Bashkuara dhe nën fluturimet e avionëve të rëndë të NATO-s që ishin duke patrulluar qiellin bosh. A do të bëhej Sarajeva një tjetër Mynih?


Ne ishim të mpirë moralisht nga Lufta e Ftohtë. Kjo dukej e pashmangshme si rrotullimi i Tokës. Shkatërrimi i siguruar në mënyrë të përbashkët ishte i shëmtuar, por ishte edhe ngushëlluese në kufizimin e saj të marrjes së vendimeve. Tani, me shembjen e Bashkimit Sovjetik, një Perëndim mbizotërues përballej me barbarizmin në tokën evropiane dhe kishte një hapësirë tronditëse veprimi. Ai vërshoi. Njerëzit vdiqën.


NATO-s më në fund i bombardoi pozicionet serbe në vitin 1995. Lufta përfundoi fill më pas. Aleanca bombardoi sërish në Kosovë në vitin 1999. Menjëherë më pas, sundimi vrastar i Sllobodan Millosheviqit përfundoi. Intervenimi perëndimor në një luftë të egër në Sierra Leone çoi deri në fund të këtij konflikti. Ndërhyrësit liberalë u bënë simbol krenar e një brezi që po zbulonte luftën e mirë.


Një shekull i ri filloi në këtë zenit të ciklit intervencionist të pas Luftës së Ftohtë. Në librin e tij të rëndësishëm, "Sindromi Ikarus: Një histori e kryelartësisë amerikane," Peter Beinart gjurmon se si cikle të tilla vijnë dhe shkojnë - dhe se si përvoja personale mund të jetë aq verbuese sa është ndriçuese. Ai citon historianin brilant Arthur Schlesinger Jr, që paralajmëroi se Lufta e Gjirit e vitit 1991 që shpejt e përzuri Sadam Huseinin nga Kuvajti do të ketë të ngjarë të shkaktojë "dëme të rënda për interesat jetësore" të Amerikës, dhe i citon atë përsëri duke i krahasuar argumentet për një ndërhyrje Bosnje me ato që çuan në katastrofën e Vietnamit.

Pikërisht përmes prizmit të Vietnamit, luftës që ai jetoi më me pasion dhe dhimbje, Schlesinger pa përcaktime që dolën nga konfliktet e mëvonshme.

Beinart përshkruan se si edhe në miklimin e tij për Schlesinger, ai u bë ndërkohë i neveritur nga analogjia Vietnam me recetën e saj të përsëritura për mosveprim. Formësuar nga Bosnja, ai mbështeti luftën në Irak. Lavjerrësi kishte lëvizur. Maturia e tepërt e nxitur nga përvoja e Vietnamit kishte hapur rrugë për kryelartësinë e detyruar boshnjake.

Unë, gjithashtu, rash nën ndikimin e saj. Mea culpa. Pvarësisht çfarëdo perbindshmërie e Sadamit dhe çfarëdo përfitim të madh në botë pas zhdukjes së tij, lufta siç ishte justifikuar dhe siç u bë - nën pretekste të rreme, pa shumë nga aleatët më të ngushtë të Amerikës, në padituri dhe paaftësi - ishte një njollë në ndërgjegjen Amerikës.


Libia, në vazhdën e këtij dëmi, ishte një rrezik për presidentin Obama. Kishte shumë arsye për të mos ndërhyrë - një luftë të tretë në një vend musliman nuk ishte ajo që kish nevojë Amerika dhe cilësia e atjeshme e pranverës arabe ka qenë në qendër të forcës së saj morale. Por të lejoje Muammar el-Kadafin të kryente një masakër të parathënë në Bengazi do të kish qenë e pafalshme.

Ndërhyrja e bërë ishte e drejtë - me ligjshmërinë e mbështetjen e fortë të Kombeve të Bashkuara, mbështetjen e plotë nga aleatët evropianë të Amerikës, dhe armatosjen e qetë të rebelëve. Populli libian u çlirua nga një tirani çmendur. Ndryshe nga lufta në Irak, ngarkesat u ndanë: Amerika fluturuan në misionet e zbulimit dhe furnizoi me karburant, ndërsa francezët, britanikët, holandezët dhe të tjerët e bënë pjesën më të madhe të bombardimeve. Iraku ishte prizma gabuar nëpër të cilën të shihej Libia. Unë jam i kënaqur që i kam rezistuar tundimit. Një tjetër cikël ka filluar.

Në fund, unë mendoj se është i pandashëm intervencionizmi nga ideja amerikane. Në qoftë se Shtetet e Bashkuara tërhiqen në izolim, atëherë pushojnë vetë së qeni - një vend i dedikuar, sado t'i bjerë shkurt - për një ideal universalist të lirisë.

Nuk ka përgjigje fikse doktrinore - një ndërhyrje të suksesshme e Libisë nuk do të thotë se është e mundshme në Siri - por ideja se Perëndimi duhet në kohë të jetë i përgatitur për të luftuar për vlerat e tij kundër barbarisë, është shpresa më e mirë për një shekull të 21 më pak mizor se i 20-ti.


Ju mund të ndiqni Roger Cohen tek Twitter në twitter.com / nytimescohen./Elida Buçpapaj

--

August 29, 2011

Score One for Interventionism

By ROGER COHEN

LONDON "” It will be two decades next year since the outbreak of the Bosnian war "” and since the debate on interventionism began to rage, becoming one of the most acrimonious moral questions of our times. Now Libya, a successful Western intervention, will be placed on the scales.

The issue has divided friends and united enemies. Democrats under the age of 30 were almost as eager to go to war in Iraq as Republicans over 65, according to a Pew Research Center poll of October 2002, a moment when liberal hawkishness and conservative American hubris coalesced with disastrous consequences.

It has been the focus of an age-old foreign policy debate between realism and idealism, prompted a deluge of finger-pointing, and proved a catalyst to the U.N.-endorsed notion of a responsibility to protect. At the heart of the polemics lie divergent views on the very nature of American power.

Like many of my generation, I became an interventionist in Bosnia. Sickened by carnage, and by the lies and ignorance of Western politicians who prolonged the carnage, I understood that caution "” or more accurately hypocrisy masquerading as prudence "” can be as criminal as recklessness.

A war with very specific reasons and equally specific crimes committed overwhelmingly by Serbian forces was dressed up as a millennial conflict beset by Balkan fog and moral equivalency in order for craven Western leaders to justify an inaction that killed.

So I sat in Sarajevo and fumed and tried to pierce the fog with words. I tried to say who was killing whom beneath the gaze of blue-helmeted United Nations "peacekeepers" and below the fatuous flights of NATO planes patrolling empty skies. Was Sarajevo to be another Munich?

We had been morally numbed by the Cold War. It seemed as inevitable as the earth's rotation. Mutual assured destruction was ugly; it was also comforting in its limitation of choice. Now, with the demise of the Soviet Union, an ascendant West was faced with barbarism on European soil and had the disquieting latitude to act. It prevaricated. People died.

NATO finally bombed Serbian positions in 1995. The war ended soon after. The alliance bombed again in Kosovo in 1999. Soon after, Slobodan Milosevic's murderous dominion ended. Western intervention in a cruel war in Sierra Leone led to the end of that conflict. Liberal interventionist had become the proud badge of a generation discovering the good war.

A new century began at this zenith of the post-Cold-War interventionist cycle. In his important book, "The Icarus Syndrome: A History of American Hubris," Peter Beinart traces how such cycles come and go "” and how personal experience can be as blinding as it is illuminating. He quotes the brilliant historian, Arthur Schlesinger Jr., warning that the 1991 Gulf War that quickly drove Saddam Hussein from Kuwait would likely cause "the gravest damage to the vital interests" of America, and quotes him again comparing arguments for a Bosnia intervention with those that led to the Vietnam disaster.

It was through the prism of Vietnam, the war he lived most passionately and painfully, that Schlesinger saw the choices posed by subsequent conflicts.

Beinart describes how even in his adulation for Schlesinger, he in time became sickened by the Vietnam analogy with its recurring prescription for inaction. Shaped by Bosnia, he backed the Iraq war. The pendulum had swung. Vietnam-induced excess of caution had given way to Bosnian-induced hubris.

I, too, fell under its influence. Mea culpa. Whatever the monstrosity of Saddam, and whatever the great benefit to the world of his disappearance, the war as it was justified and fought "” under false pretenses, without many of America's closest allies, in ignorance and incompetence "” was a stain on America's conscience.

Libya, in the wake of this damage, was a risk for President Obama. There were many reasons for not intervening "” a third war in a Muslim country was not what America needed and the homegrown quality of the Arab Spring has been central to its moral force. But to allow Muammar el-Qaddafi to commit a massacre foretold in Benghazi would have been unforgivable.

The intervention has been done right "” with the legality of strong United Nations backing, full support from America's European allies, and quiet arming of the rebels. The Libyan people have been freed from a crazed tyranny. Unlike in Iraq, burdens were shared: America flew the intelligence missions and did the refueling while the French, British, Dutch and others did most of the bombing. Iraq was the wrong prism through which to look at Libya. I'm glad I resisted that temptation. Another cycle has begun.

In the end, I think interventionism is inextricable from the American idea. If the United States retreats into isolationism, it ceases to be itself "” a nation dedicated, however much it falls short, to a universalist ideal of freedom.

There are no fixed doctrinal answers "” a successful Libyan intervention does not mean one in Syria is feasible "” but the idea that the West must at times be prepared to fight for its values against barbarism is the best hope for a 21st century less cruel than the 20th.

You can follow Roger Cohen on Twitter at twitter.com/nytimescohen .

(http://www.nytimes.com)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.29.2011)
MONUMENTI I NJË ËNDËRRENga FRANK SHKRELI (08.27.2011)
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.26.2011)
DITA QË LINDI NËNË TEREZËNNga VISAR ZHITI (08.26.2011)
TRAGJEDIA E 11 SHTATORIT 2001 NE FAQET E NJË ROMANI TRONDITËS(Me rastin e 10-vjetorit të saj)Recension nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI, Boston, SHBA (08.25.2011)
BERLINI SHËNOI 50 VJETORIN E "MURIT"Nga FRANK SHKRELI (08.24.2011)
E "SHKRETA" KOSOVË!Nga REDAN BUSHATI (08.24.2011)
IKJA E VEHBI SKËNDERITNga AGIM SHEHU, shkrimtar, Gjenevë (08.20.2011)
NJËZET VJET MË VONË, PASOJAT E KOMUNIZMIT MBETENNga MASHA LIPMAN, Washington Post (08.19.2011)
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËSRibotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBANga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]