VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatikNE PRANOJMË VETËM REKOMANDIMET E AMERIKËS, SEPSE AJO NA KA SHPËTUAR NGA SERBIA, JO TURQIA, E AS SHQIPËRIA (1912-1999)Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Barometri diplomatik

NE PRANOJMË VETËM REKOMANDIMET E AMERIKËS, SEPSE AJO NA KA SHPËTUAR NGA SERBIA, JO TURQIA, E AS SHQIPËRIA (1912-1999)

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Enjte, 09.01.2011, 03:21pm (GMT+1)

Shikuar nga çdo aspekt, është më shumë se naivitet politik dhe diplomatik i ministrave turq, të vijnë në Kosovë kinse si miqtë më të mirë, e në anën tjetër urdhërojnë se çfarë tekstesh të historisë, duhet të shkruajnë dhe të mësojnë shqiptarët në Kosovë! Kjo nuk është afri as miqësi! Kjo është përzierje në çështje të brendshme të shtetit të ri dhe të pavarur të Kosovës, si dhe në interesat jetike të shqiptarëve në Ballkan.

Kryediplomati turk, Ahmet Davutogllu ka plotësisht të drejtë që t'i sugjerojë vetëm turqit që ta mësojnë ose jo historinë e Shqipërisë së Enver Hoxhës, si dhe historinë e Jugosllavisë së Titos. Kjo është çështje e Turqisë. Mirëpo, në asnjë mënyrë, nuk ka të drejtë që një gjë të tillë t'ua sugjerojë apo imponojë shqiptarëve apo popujve të tjerë në Ballkan, në Evropë apo më gjerë (në dimensione ndërkombëtare, sepse Turqia nuk është kurrfarë superfuqie botërore, që t'iu dirigjojë vendeve dhe popujve të tjerë se çfarë historie, politike dhe diplomacie duhet të mësojnë ata), sepse kjo nuk është çështje e Turqisë, as e kryediplomatit të saj, Ahmet Davutogllu. Në kontekst, ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutogllu nuk ka pasur arsye që në konferencën për shtyp me homologun e tij, Enver Hoxhaj, të deklarojë se "...Ne nuk duam që në ditët e sotme të mësojmë historinë e Titos apo të diktatorit Enver Hoxha."( www.botasot.info/27.08.2011).

Nuk ka asnjë dyshim se ky është një provokim brilant (që e ha pazari i tregut të lirë politik, ekonomik dhe tregtar, të pakufijshëm, por jo edhe shqiptarët, nuk do ta gëlltisin këtë farë karremi, të ambalazhuar nga diplomacia turke, me qëllim që t'i frikësojë shqiptarët për të hequr dorë nga historia e tyre) si në kuptimin hostorik, ashtu edhe në atë ideologjik, politik, propagandistik dhe diplomatik (edhe pse ky krahasim me temë historiko-politike, është banal ngaqë këto dy personazhe që i përkasin periudhës së socializmit të dikurshëm në Ballkan, nuk kanë asgjë të përbashkët lidhur me shqiptarët dhe me Shqipërinë), sepse qe njëzet vite kemi rënë dhe jetojmë në sistemin kapitalist. Kjo nuk është e disktueshme. Mirëpo, me gjithë këtë probokim "taze-bajat" dhe "këshillëdhënës" të ministrit të Jashtëm Ahmet Davutogllu, shqiptarët më së miri e dinë se kush ishin: Titoja, Enver Hoxha, Ahmet Zogu, Ismail Qemali, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu etj. Prandaj, nuk kanë nevojë që t'iu mbajë ligjërata predikuese asnjë ministër turk sikurse Ahmet Davutogllu, apo dikush tjetër, që nuk është shqiptar.

Fundja, a e mësoni ju historinë e Titos dhe të Enverit, është puna juaj atje në Turqi. Kurse nuk është punë juaj, që këto dy "tema" t'Jua përkujtoni, t'Jua sugjeroni dhe t'Jua diktoni shqiptarëve as në Kosovë, as në Shqipëri, sepse ka kush të kujdeset për ta, jo qeveria e as diplomatët e Turqisë.

Krejt në rregulll, Ahmet Davutogllu, ky është mendimi dhe vlerësimi juaj. Kjo është e drejta juaj autonome. Në Turqi mësoni cilëndo histori, që i konvenon rendit tuaj politko-shoqëror dhe interesave të Turqisë. Ndërkaq shqiptarët në Kosovë dhe në të gjitha trojet e tjera të Shqipërisë Etnike, do të mësojnë historinë, që iu konvenon interesave të tyre kombëtare dhe shtetërore shqiptare, jo historinë që ua imponopjnë ose dëshirojnë t'ua imponojnë dhe diktojnë në formë ultimative (Ahmet Davutogllu dhe Omer Dinçer ministra në qeverinë e Turqisë) Ankaraja, Beogradi, Sofja, Athina, Shkupi dhe Podgorica. Një gjë të tillë, shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë. - Ka ikur koha e sulltan "pekmezëve" dhe e Perandorisë Osmane!

Historia e Ballkanit duhet të mësohet dhe të studiohet pikësëpari nga popujt e Ballkanit, sepse në kohë dhe, në etpa të ndryshme historiko-politike, ata vetë e kanë ndërtuar atë qoftë e zezë apo e bardhë. Ajo duhet të mësohet dhe të shkruhet, ashtu siç ka qenë dhe ashtu siç është sot. Jo të ndryshohet " sipas motit ktheje gëzofin", se ashtu po i konvenon politikës ditore të Turqisë apo të Serbisë...etj. It cannot be done, sepse shqiptarët nuk po hanë bar, nuk janë më nën këmbën tiranike të sulltanë "pekmezëve", por në fillim të dekadës së dytë të shekullit XXI, në erën e shkencës së kompjuteristikës, të integrimeve evropiane perëndimore dhe të globalizmit. Shqiptarët e Kosovës, me arsye janë vetëm në anën e Amerikës, sepse kjo ua shpëtoi jetën nga terrori, nga gjenocidi dhe nga fashizmi i egër serbomadh(1999).

Nuk është fare e rëndësishme se çfarë "ëndrrash diplomatike" ka parë ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahemt Davutoglu, i cili me rastin e vizitës së tij disaditore, që i bëri Kosovës (26, 27,28 gusht 2011), ua rrëfeu kryministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, me qëllim që të ndikonte pozitivisht në marrjen e pëlqimit të tyre për ndryshimin e teksteve të historisë në Kosovë.

Mirëpo, pavarësisht se për çfarë u dakorduan dhe përqafuan ata, të gjithë ballkansit duhet ta mësojnë historinë e Ballkanit, historinë e vet, që nga krijimi i tij e deri më sot, nëse duan ta njohin vetveten; nëse duan ta njohin të kaluarën dhe të sotmen e tyre. Ndryshe, do të jenë të detyruar, që ta mësojnë historinë, ashtu si do t'ua imponojë Turqia e djeshme dhe sotshme, sipas "interpretimit metodologjik" të "historisë diplomatike" të Ahmet Davutogllu:"... ne nuk duam që brezat e ardhshëm të marrin mësime të gabuara. Ne nuk duam që në ditët e sotme të mësojmë historinë e Titos apo të diktatorit Enver Hoxha."( www.botasot.info/27.08.2011).

Çfarë gabimi lëndor dhe metodologjik ky i kryediplomatit turk, Ahmet Davutogllu, po historia e Ballkanit nuk fillon as me Titon, as me Enver Hoxhën, por shumë shekuj përpara tyre, dhe përpara Perandorisë Osmane.

Shprehur në gjuhën historike dhe politike as Enver Hoxha, as Tito nuk ishin kurrrfarë arkitektësh të ndërtimit e as të prishjes të fizionomisë gjeopolitike të Ballkanit, por ishin Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Osmane, si dhe më pas mbretëritë dhe aleancat e ndryshme të fuqive të mëdha të Evropës dhe të Ballkanit. Ndërkaq, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (maj 1945), Ballkani u fokusua në agjendën afatgjatë të sferës së interesave-Lindje-Perëndim sipas Marrëveshjes së Jaltës (1945) Ruzvelt-Çërçill-Stalin. Ashtu mbijetoi deri më 1989, kur u shemb Muri i Berlinit, me ç'rast mbyllet edhe kaptina e luftës së ftohtë midis dy superfuqive botërore - SHBA dhe Bashkimit Sovjetik. Si rrjedhim i zhbërjes së BRSS-së dhe i Traktatit të Varshavës, falimentoi edhe sistemi bipolar në marrëdhëniet politike ndërkombëtare. Në vend të tij u krijua sistemi njëpolar botëror me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye si të vetmen superfuqi botërore.

Atë që ta shpëton jetën e ke vëlla dhe mik

-Po, edhe Zoti i Madhërueshëm na mëson se, ai që të nidhmon, është vëlla yt, kurse ai që të shtyp dhe të robëron, është armik-shejtan. Eh, këta farë armiqësh dhe shejtanësh, as sot, në erën e integrimeve evropiane dhe të globalizmit, nuk po i lënë rehat shqiptarët në shtëpinë e tyre pellazgo-ilire-shqiptare, por po i ngacmojnë me relikte dhe me formula të vjetra , që u përkasin kohëve të perënduara të mesjetës së errët etj.

-Vëlla e ke vetëm atë që ta shpëton jetën. Të tjerët, që heshtin, që shesin mend dhe rrahin gjoks si mburravecë pas perdeve të ndryshme, i ke armiq. Ndërkaq, Amerikanët i kemi vëllezër dhe miq, sepse na shpëtuan nga gjenocidi dhe nga varrezat masive të Serbisë fashiste të Slobodan Milosheviqit (1999).

Pra, moralisht dhe ligjërisht vetëm Amerika ka të drejtë t'iu sugjerojë dhe, nëse është nevoja edhe t'i qortojë dhe, t'iu diktojë fort bile shqiptarëve të Kosovës, sepse i ka çliruar dhe i ka shpëtuar përgjithmonë nga Serbia gjenocidale dhe kolonialiste.

Këtë duhet ta dijnë jo vetëm Turqia, por edhe Shqipëria, të cilat nuk kanë bërë asgjë për çlirimin, për pavarësimin dhe për shkolonizimin e Kosovës nga Serbia (1912-1999). Kështu flet historia 100-vjeçare. Prandaj, këtë histori tragjike dhe të dhimbshme, nuk mund ta ndryshojnë as historianët, politikanët dhe diplomatët e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, e as historianët, politikanët dhe diplomatët e formatit të Ahmet Davutogllu të qeverisë së kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan.

Kosova në lojën politike "midis dy zjarreve"

Jemi dëshmitarë se, kohëve të fundit, Kosova po përjeton dy trysni të njëkohshme politike: (1) Në njërën anë, Serbia po ushtron trysni të ethshme, që të ndryshojë statusin gjeopolitik dhe sovran të Republikës së Kosovës, kurse në anën tjetër, (2) Turqia po ushtron trysni për ndryshimin e historisë së Kosovës shqiptare .

Pse Serbia po bën përpjekje që të kthejë prapa rrotën historike dhe politike të Koisovës, kjo nuk është kurrfarë befasie, sepse Beogradi, qe më se 100 vjet, është mësuar që ta "kullotë" Kosovën si koloni të vetën (1912-1999). Mirëpo, pse Ankaraja ka vënë në lëvizje intensive politikën dhe diplomacinë e saj për t'i detyruar shqiptarët e Kosovës që ta ndryshojnë historinë e tyre, kjo është e papritur dhe krejtësisht e pakuptueshme për popullin shqiptar të Kosovës, por jo edhe për qeverinë dhe parlamentin e Kosovës, sepse titullarët e këtyre dy institucioneve, tanimë janë pajtuar dhe përqafuar me homologët e tyre të Turqisë, që t'u "bijnë fshesë të hekurt" teksteve të historisë, ashtu si po u konvenon interesave shtetërore të Turqisë. Ky është një gabim i madh politik, historik, kombëtar dhe shtetëror i politikanëve drejtues të Kosovës, sepse asnjë tekst i historisë së Kosovës, nuk bie ndesh me interesat e politikës dhe të historisë së Turqisë, por pasqyrojnë të vërtetën historike midis dy popujve, që nga periudha e sundimit të egër të Perandorisë Osmane e deri në ditët tona.

Nuk ka dyshim se, arritja e një kompromisi të tillë në shkallë ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, është një absurd i papranueshëm si për historinë dhe për kulturën, ashtu edhe për politikën dhe për diploamcinë e Republikës e Kosovës ngaqë nuk është në interes nacional dhe shtetëror të saj, por në favor të politikës dhe të propagandës ditore të Turqisë, që me çdo kusht po synon të retushojë historinë e saj jo vetëm në Kosovë dhe në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

Skënderi ishte "problem" për Turqinë, jo Enveri!

Enveri nuk ishte "problemi" i Turqisë, por Gjergj Kastrioti-Skënderbeu), që përgjithmonë ua hoqi "tortën prej gojës" gllabëruesve të egër të Perandorisë Osmane (pasardhësit e së cilës, tash po shohin ëndrra në diell, duke u përpjekur që t''i vënë nën hipotekë kryefigurat e historisë kombëtare shqiptare). Lufta e Skënderbeut kundër osmanëve nuk kishte karakter fetar, as ideologjik, por antikolonial dhe çlirimtar kombëtar për të dalë nga thundra e hekurt 500-vjeçare e Perandorisë Osmane.

Edhe pse disa shqiptarë të dehur nga Kosova ndjehen si "vëllezër" me truqit, për shkak të lidhjes së bizneseve të tyre të ndryshme tregtare, si dhe ndihmave humanitare dhe ekonomike të qeverisë së Turqisë, akorduar Kosovës, kanë rënë në "rudë" të agjendës së politikës dhe të diplomacisë së Turqisë, që të ndryshojë historinë e shqiptarëve në Ballkan, shqiptarët, për asnjë çmim nuk duhet të pranojnë këtë lloj vasaliteti dhe suzereniteti, të diktuar nga disa misionarë-ministra të qeverisë së Turqisë, siç janë Ahmet Davutogllu dhe Omer Dinçer, të cilët, gjatë ditëve të fundit të Gushtit vizituan Kosovën dhe "vëllezërit" e tyre pushtetarë shqiptarë, të cilët u ndanë të kënaqur dhe, njëherazi u pajtuan me ultimatumet e tyre "vëllazërore", që të ndryshohen tekstet e historisë shqiptare.

Historinë jo sipas "syzave diplomatike" të ministrit të Jashtëm të Turqisë Ahmet Davutogllu, por vetëm ashtu si ka qenë në të vërtetë. Ashtu, si e njeh Ballkani, Evropa dhe bota para, gjatë dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore(1939-19990). Ajo nuk mund të ndryshohet sipas dëshirave dhe inteteresave të askujt, qoftë edhe të Turqisë së sotme dhe të ministrave të saj (Omer Dinçer dhe Ahmet Davutogllu).

Shqiptarët dhe Shqipëria kurrë nuk e kanë ofenduar Turqinë as popullin turk, por me të drejtë e kanë kritikuar historinë, politikën dhe diplomacinë kolonialiste, militariste dhe imperialiste të Perandorisë Osmane, e cila 500 vjet shqiptarët dhe Shqipërinë i ka terrorizuar dhe skllavëruar, duke ua mohuar të drejtën e jetës dhe të ekzistnecës, si dhe çdo të drejtë dhe liri të tyre.

Turqit nuk mund ta fshijnë nga harta e Ballkanit historinë e Shqipërisë së Enver Hoxhës! Edhe pse qe 20 vjet kanë ndryshuar kohët dhe rrethanat politike në Ballakan dhe në Evropën Juglindore, por ajo ka ngelur si e tillë, sepse është krijuar dhe ndërtuar me gjakun dhe me sakrificat e shqiptarëve kundër fashizmit pushtues. Atë Shqipëri e pat ndërtuar Enver Hoxha, jo kryediplomati turk Ahmet Davutogllu as Turqia, e cila, sot, kinse "për të mirën" e shqiptarëve, po përpiqet, që ta "shlyejë" historinë e saj 50-vjeçare, që lidhet dhe personifikohet me emrin e Enver Hoxhës dhe të Lëvizjes Nacionaçlirimtare Antifashiste.

Ndër shkaqet kryesore pse politika dhe diplomacia e sotme e Turqisë, së Ahmet Davutogllu etj., nuk mund ta flakin nga historia shqiptare, ballkanike, evropiane dhe botërore, ish-kryetarin e Shqipërisë, Enver Hoxha, as Shqipërinë e tij Popullore Socialiste , janë këto: (1) Triumfi i Luftës Nacionalçlirimtare mbi nazifashizmin në Shqipëri (1939-1945), që u mbështet nga Koalicioni Ndërkombëtar Antihitlerian (Amerika dhe Bashkimi Sovjetik së bashku me aleatët e tjerë evropianë dhe botërorë), (2) Themelimi i Republikës Popullore Socialsite të Shqipërisë, të cilën e njohu bashkësia ndërkombëtare dhe (3) Shqipëria e Enver Hoxhës ishte anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që nga 14 dhjetori i vitit 1952, suksesore e së cilës, sot, është Republika e Shqipërisë (1990-2011).

Me një fjalë, Shqipëria e Enver Hoxhës ka historinë e saj 50-vjeçare, e cila ka pasur marrëdhënie diplomatike me mbi 100 e sa shtete të botës, të cilën, askush nuk mund ta shlyejë, as ta ndryshojë atë, sepse ajo është krijuar, ndërtuar dhe mbrojtur me gjak, me djersë, me sakrifica mbinjerëzore të popullit shqiptar, jo të aleatëve të kampit kapitalist, as atij socialist. Pavarësisht se u pëlqen apo jo historia e Shqipërisë së Enver Hoxhës turqve, arabëve, aziatëve, afrikanëve, indianëve, rusëve, serbëve, grekëve etj. , ajo si e tillë nuk mund ndryshohet qoftë nga turqit, qoftë nga dikush tjetër, sepse ajo Shqipëri e Enver Hoxhës ka ekzistuar dhe mbijetuar plot 50 vjet (1945-1990).

Shqipëria socialiste nuk ishte në armiqësi me popullin turk as me Turqinë, por kishte marrëdhënie të shkëlqyera me Turqinë

Pra, as historia, as politika e as diplomacia e Shqipërisë së Enver Hoxhës (1939-1990) nuk e ofendon Turqinë, as turqit, por realisht pasqyron të vërtetën historike dhe politike gjatë periudhës së sundimit të egër pushtues 500-vjeçar të Perandorisë Osmane mbi popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Kjo është "sëmundja" që edhe sot i bren dhe i bën për të vuajtur historinë, politikën, propagandën dhe diplomacinë moderne të Turqisë, jo pse shteti komunist dhe socialist i Enver Hoxhës, e ka "ofenduar" ose e ka "keqinterpretuar" historinë e Turqisë moderne (sotme).

Pavarësisht se çfarë përmbajtjeje ideologjike ka pasur historia e Shqipërisë socialiste në kohën e Enver Hoxhës, ajo histori nuk mund të fshihet, ashtu si nuk mund të fshihet as të ndryshohet me "gomë" historia e Perandorisë Osmane nga tekstet e historisë as në Kosovë, as në Shqipëri, as në Ballkan, as në Evropë e as në botë, i pëlqeu apo jo Turqisë ajo histori. Ajo histori e LNÇ-së ( të udhëhequr nga Enver Hoxha) kundër fashizmit në Shqipëri, mund të pëlqehet a mos të pëlqehet (kjo është çështje e oreksit individual dhe e marketingut politik), por të ndryshohet, jo! Historia e asnjë periudhe a epoke të caktur në botë nuk mund të ndryshohet, (pavarësisht nga dëmi apo dobia e saj për popujt dhe vendet e ndryshme të botës) kurse politika dhe sistemi, PO!

Fundja, nuk është çështje e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutogllu, të vijë në Kosovë dhe, të na mbajë "ligjërata diplomatike" se çfarë historie dhe me çfarë përmbajtjeje ideologjike, duhet të mësojnë "kosovarët"! Ky është nonsens dhe diktat sui generis ndaj qeverisë së Kosovës dhe shqiptarëve.

Kjo është përzierje direkte dhe indirekte në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës! Mirëpo, këtë nuk janë në gjendje për ta parë dhe debatuar as qeveria e as kuvendi i Kosovës. Ndryshe, nuk do të ishin pajtuar me kërkesat absurde të ministrave të Turqisë, që të ndryshohen tekstet e historisë në Kosovë, sipas "listës së dëshirave" të tyre.

Pavarësisht se çfarë sistemi ka pasur Shqipëria e Enver Hoxhës, Turqia nuk është ajo, që mund dhe duhet t'iu rekomandojë shqiptarëve se "nuk duhet mësuar" atë histori, sepse kjo nuk është çështje e politikës dhe e diplomacisë së qeverisë së Turqisë, pavarësisht se në çfarë stadi ka sot marrëdhëniet ndërshtetërore me Kosovën dhe me Shqipërinë.

Po, historia e marrëdhënieve turko-shqiptare nuk fillon në kohën e Enver Hoxhës. Më saktë as historia e Turqisë, as ajo e Shqipërisë nuk kanë filluar me historinë dhe me politikën e Enver Hoxhës, por janë disa shekuj më të vjetra, sesa periudha historike e sistemit komunist dhe socialist të Enver Hoxhës.

Problemi historiko-politik i Shqipërisë me Turqinë është me shekuj më i vjetër (që nga koha e Gjergj-Kastriotit-Skënderbeut) sesa koha e marrëdhënieve ndërshtetërore e këtyre dy vendeve në kohën Enver Hoxhës (1939- 1990), gjatë së cilës Turqia dhe turqit nuk kanë pasur kurrfarë konflikti dhe mosmarrëveshje me shqiptarët dhe me Shqipërinë e Enver Hoxhës. Kjo është e vërteta!

Turqia dhe turqit kanë pasur probleme të mëdha me luftrat e drejta çlirimtare kombëtare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të Ali Pashë Tepelenës, të Abdyl Frashërit (drejtues dhe ideolog) i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), të Dedë Gjon Lulit, të Haxhi Zekës, të Isa Boletinit, të Hasan Prishtinës, të Idriz Seferit, të Ismail Qemalit, e jo me luftën nacionalçlirimtare partizane kundër nazifashizmit, të udhëhequr nga Enver Hoxha.

Realisht, Enver Hoxha nuk ishte kurrfarë problemi për Turqinë, por Skënderbeu! Mirëpo, këtë të vërtetë historike dhe politike të pamohueshme, nuk pati guxim ta thoshte kryediplomati turk, Ahmet Davutogllu, sepse vërtet do t'i kishte ofenduar të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë. Ky është sensi i kontestit historik të shqiptarëve me Turqinë, jo Enver Hoxha, siç ka deklaruar naivisht ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutogllu, kinse po them diçka, e në të vërtetë, nuk tha asgjë të saktë dhe të mençur për historinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, veçse na kujtoi Enver Hoxhën dhe Titon, dy miq të ngushtë të Turqisë së Ahmet Davutogllu. Mirëpo, Enveri me Titon nuk kishte asgjë të prëbashkët, porse ishin dy armiq, që e luftonin njëri-tjetrin për shkak të statusit kolonial të shqiptarëve dhe të gjysmë Shqipërisë në ish-Jugosllavinë(Serbinë e Madhe) të Titos.

Së fundi, kryediplomati turk, Ahmet Davutogllu nuk është i detyruar që ta mësojë dhe studiojë hiostorinë e Shqipërisë së Enver Hoxhës, sepse qenka alergjik ndaj sistemit socialist të saj, tanimë të perënduar, që këtu e njëzet vjet. Mirëpo, ai as bashkëmendimtarët dhe bashkëmbështetësit e tij, nuk mund ta shlyejnë atë pjesë të historisë së Shqipërisë dhe të Ballkanit, pavarësisht se është e pranueshme apo jo për politikln e djeshme dhe të sotme të Turqisë.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË VOTË PËR INTERVENCIONIZMINNga ROGER COHEN, New York Times (08.30.2011)
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.29.2011)
MONUMENTI I NJË ËNDËRRENga FRANK SHKRELI (08.27.2011)
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.26.2011)
DITA QË LINDI NËNË TEREZËNNga VISAR ZHITI (08.26.2011)
TRAGJEDIA E 11 SHTATORIT 2001 NE FAQET E NJË ROMANI TRONDITËS(Me rastin e 10-vjetorit të saj)Recension nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI, Boston, SHBA (08.25.2011)
BERLINI SHËNOI 50 VJETORIN E "MURIT"Nga FRANK SHKRELI (08.24.2011)
E "SHKRETA" KOSOVË!Nga REDAN BUSHATI (08.24.2011)
IKJA E VEHBI SKËNDERITNga AGIM SHEHU, shkrimtar, Gjenevë (08.20.2011)
NJËZET VJET MË VONË, PASOJAT E KOMUNIZMIT MBETENNga MASHA LIPMAN, Washington Post (08.19.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]