Shqipëria postkomuniste pritet të ketë në rendin e ditës zgjedhjen e presidentit të ri. Do të jetë kjo hera e shtatë që vendi hyn në zgjedhje presidenciale, nga do të dalë presidenti i saj i gjashtë. Nga gjashtë proceset e deritashme, katër prej tyre janë zhvilluar në atmosferë revolucionare: më 1991, kur zgjidhej Ramiz Alia; më 1992, kur zgjidhej Sali Berisha; më 1997 (mars), kur rizgjidhej Sali Berisha dhe (korrik), kur zgjidhej Rexhep Mejdani. Më 2002, nga do të dilte president Alfred Moisiu, procesi do të zhvillohej, nën hijen e vjedhjeve masive, që merrnin emrin "Dukuria Dushku". Ndërsa më 2007, kur zgjidhej Bamir Topi, do të kishim për herë të parë një konsensus të gjerë politik, ndonëse jo ende një konsensus dypartiak.
Pikërisht këtë, pra konsensusin sa më të plotë dypartiak po e kërkojnë miqtë dhe aleatët e Shqipërisë, ata faktorë që e çuan vendin drejt pluralizmit, drejt hapjes ndaj botës, drejt integrimeve perëndimore. Mosarritja e konsensusit do të ishte një vetëndëshkim i Shqipërisë, do të ishte një vetëmbajtje peng e saj, një humbje tjetër e trenit të Evropës, një vetmi e re e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Do të ishte një humbje e ritmeve krahasuar me vendet e tjera të rajonit, çka do ta linte atë përfundimisht në grupimin trevendësh me Kosovën dhe Bosnjën.
Në Shqipëri prirjet se çfarë formati do të ketë presidenti në raport me kryeministrin kanë shkuar nga njëri tejskaj në tjetrin: nga një president i gjithëfuqishëm, siç ishte ai që dilte nga proceset e viteve 1992 dhe 1997, ku kryeministri të ishte një gjysmagjel, tek një kryeministër i gjithëfuqishëm me një president gjysmagjel, siç e synonin ndryshimet e fundit kushtetuese, të arritura nga konsensusi antidemokratik mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Gjithsesi, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2009, Partia Socialiste e kuptoi se në të mirën e vendit është një president me një kundërpeshim të konsiderueshëm ndaj orekseve për t'i futur të gjitha pushtetet në dorën e një njeriu të vetëm, qoftë ai "socialist", qoftë ai "demokrat".
Formati në të cilin është konsoliduar kushtetueshmërisht presidenti i Shqipërisë e bën veçanërisht të rëndësishme zgjedhjen e tij si dhe përmbajtjen e rolit e të figurës së tij. Kreu i shtetit, në këtë mënyrë, nuk përfaqëson udhëheqësin më të talentuar dhe më energjik të vendit, por përfaqëson figurën më të pakorruptueshme, më të drejtë, më të ndershme, më me integritet, figurën më pa hije nga periudha e diktaturës, figurën më pa hije nga periudha e tranzicionit.
Kjo nënkupton vetvetiu që Shqipëria e viteve 2012-2017 nuk bën kurrsesi të ketë në krye një ish anëtar të Partisë së Punës së Shqipërisë. Shqipëria e këtyre viteve është e domosdoshme që të ketë sa më pak ish anëtare të Partisë së Punës së Shqipërisë në nivelet e saj të larta, mundësisht të mos ketë asnjë të tillë në qeverisjen e vendit. Zgjedhja e një ish anëtari të Partisë së Punës së Shqipërisë në krye të Shqipërisë më 2012, njëzet e sa vjet pas vendosjes së pluralizmit, do të ishte oguri më i zi i mundshëm për vendin e shqiponjave, do të ishte dënimi më i keq që do t'ia jepnim mundësisë për shkëputjen e vendit e të shoqërisë nga e kaluara dhe shkuarjes së tij drejt demokracisë së vërtetë perëndimore, drejt konsolidimit të rendit të mirëfilltë kapitalist.
Në këtë proces merr rëndësi të veçantë Shërbimi Informativ Shtetëror i Shqipërisë, në mënyrë që kreu i ri i shtetit të mos ketë asnjë lloj ndërlikimi me Sigurimin e Shtetit të periudhës komuniste, të mos ketë asnjë lloj ndërlikimi me asnjë shërbim të huaj inteligjent. Vetëm kështu Shqipëria do të kishte një president të pakomprometueshëm, të pakorruptueshëm, të paimponueshëm, një president i cili do ta kishte vërtet libër të shenjtë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Për Shqipërinë mbetet gjithnjë problem i madh bashkëjetesa kryeministër-president. Kjo bashkëjetesë nuk ka dhënë fryte as kur këta kanë qenë nga e njëjta përkatësi politike, as kur kanë qenë nga përkatësi të ndryshme politike. Kujtojmë këtu çiftet: Berisha-Meksi, Mejdani-Nano, Moisiu-Berisha, Topi-Berisha e tjerë. Edhe këtu Shqipëria krijon deficit të madh me demokracitë e zhvilluara, krijon deficit të madh edhe me vendet ballkanike, madje edhe me vendet e rajonit perëndimor të Ballkanit.
Përveç Bosnjës, të gjithë liderët kryesorë të vendeve të tjera të kësaj zone, kanë arritur të kenë çiftet president-kryeministër në konsensus të plotë qoftë ndërindividual, qoftë ndërpartiak. Kjo, natyrisht, merr rëndësi jetike në kuadrin e përshpejtimit të procesit të integrimit perëndimor të Shqipërisë, si dhe të sfidave, sidomos rajonale, të rritjes së nacionalshovinizmave shqiptarofobike tek fqinjët e kombit tonë, njëkohësisht, të zvogëlimit të rolit të faktorëve të mëdhenj miq e aleatë perëndimorë. Një konsensualitet sa më i lartë do të ishte edhe një parapritë ndaj shtimit të ndikimit të krizës ekonomike në Shqipëri.
©
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©