E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ÇFARË KA TË BËJË KONSTANDINI ME VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI?
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 08.15.2012, 06:26am (GMT+1)


Disa ditë më parë, në njërën prej gazetave shqiptare lexova artikullin e Zotit Pandeli Majko të titulluar, "Mos harroni Konstandinët!'', në të cilin ai për herë të parë si individ dhe me sa di unë, i pari përfaqësues i Partisë Socialiste që flet për viktimat e komunizmit në Shqipëri. Megjithëse që në fillim të shkrimit, Zoti Majko shpreh qartë dyshimin e tij nëse ai është personi i përshtatshëm që duhet të flasë për këtë çeshtje, pasi thekson të kaluarën komuniste të familjes së tij, mua m'u duk një gjë pozitive që më në fund, një politikan i njohur si Pandeli Majko, për më tepër një ish-kryeministër i vendit dhe tani anëtar me influencë i kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë merr guximin të flasë për herë të parë, për nevojën e kujtimit të kundërshtarëve të regjimit komunist. Ai shkruan se "E ndiej detyrim njerëzor për të folur për një "˜temë', që në fakt është një tragjedi. E kam fjalën për varret e humbura të kundërshtarëve të regjimit komunist.''

Për më tepër, u kënaqa për këtë shkrim sepse në të kaluarën Zoti Majko dhe kolegët e tij, për çuditëri kanë folur ashpër në lidhje me të ashtuquajturit "kolaboracionistë'' dhe "surretër'', duke iu referuar viktimave të komunizmit dhe pasardhësve të tyre. Zotin Majko e kam takuar disa herë, dhe sinqerisht, çdo herë më ka lenë përshtypje të mirë, si njeri dhe si politikan i arsyeshëm, për aq sa mund të gjykoja unë. Prandaj shpresova që duke lexuar artikullin në fjalë, gjykimi im për Zotin Majko, si njeri i arsyes, do të vërtetohej. Por duke vazhduar leximin e artikullit, dhe duke shpresuar se kishim të bëjmë me një shfaqje të sinqertë të mendimeve të Zotit Majko mbi këtë "temë'', siç e quan ai, filluan që në mendjen time të lindin pyetjet, pse e shkruan ai këtë artikull tani, pas 20 e sa vjetësh tranzicion dhe pse dy tre muaj para festimit të 100-vjetorit të pavarësisë, ai bën thirrje për të mos harruar "konstandinët'' në këtë jubile kombëtar. Fatkeqsisht, pasi mbarova së lexuari artikullin e Zotit Majko, erdha në përfundimin --kundër shpresës time për një deklaratë pozitive-- se këjo nuk ishte një thirrje e sinqertë, por ka të bëjë gjithçka me politikën e tanishme shqiptare. Ka të bëjë më shumë me kritikat, vend a pa vend, të Zotit Majko ndaj përgatitjeve që po ndërmerr qeveria aktuale për kujtimin e 100-vjetorit të pavarësisë. Si e tillë, deklarata e Zotit Majko e humbë sinqeritetin e saj. Nuk është hera e parë që politika shqiptare në përgjithësi i përdorë viktimat e komunizmit si një top futbolli, për interesa të përkohëshme politike e partiake. Për këtë janë fajtorë të gjithë.



Ish-Presidenti amerikan Xhorxh Bush duke folur gjatë inaugurimit të përmendores së Lirisë në Uashington, kushtuar viktimave të komunizmit botëror, Qershor, 2007


Zotërinj të ndershëm, kujtimi i viktimave të komunizmit nuk ka të bëjë as me Zogun as me Konstandinin, mund të thuhet madje as me 100-vjetorin e pavarësisë, pasi kjo është një "temë'' që është dashur të debatohej e të diskutohej -- sinqerisht dhe publikisht -- shumë më heret, ashtu siç kanë bërë të gjitha vendet ish-komuniste në Evropë, gjatë 20-vjetëve ç'prej rrëximit të komunizmit. Kujtimi i viktimave të komunizmit ka të bëjë me ruajtjen e një historie vuajtjesh, persekutimesh e vrasjesh të njerëzve të pafajshëm kryesisht të ajkës së kombit shqiptar të asaj kohe -- vetëm e vetëm sepse siç thotë edhe Zoti Majko në artikullin e tij, "u vranë pse mendonin ndryshe, apo edhe pse luftuan që Shqipëria të ishte ndryshe''.

Më vjen keq të them por thirrja për ngritjen e një "Mur Kujtese, për të gjithë ata që mendonin ndryshe'', nga ish-Kryeministri Majko, ndoshta me qëllim të mirë, por nuk më duket e sinqertë për arsye të kohës në të cilën bëhet dhe nën rrethanat politike të tanishme, duke marrë parasyshë marrëdhëniet pozitë-opozitë. A mund të ngrihej një "˜'Mur'' i tillë mbrenda dy tre muajsh?



Monumenti kushtuar viktimave të komunizmit bullgar, e në të cilin shkruhet "Përkuluni para këtij Muri, bashkatdhetarë. Ky Mur përmban vuajtjet e popullit tonë. Këjo përmendore është ngritur për bashkatdhetarët tanë, viktima të terrorit komunist: për ata që humbën jetën, për ata që u zhdukën pa asnjë shënjë dhe për ata që u dënuan dhe uvranë nga "gjyqet e popllulit''. Këtu kujtohen të burgosurit e kampeve të përqendrimit, të burgosurit politikë, të internuarit, të shtypurit politikë si edhe familjet fatkeqe dhe të afërmit e tyre....Ashtuqë që e kaluara të mos përsëritet më!''


Megjithëkëtë, unë mund të jemë gabim në gjykimin tim ndaj sinqeritetit të Zotit Majko dhe të gjithë politikanëve të tjerë shqiptarë, të të gjitha rrymave politike në vend, që nga hera në here flasin për këtë "temë''. Por, në mungesë të provave të sinqerta nga politika shqiptare e 20-vjetëve të fundit, në lidhje me kujtimin e viktimave të komunizmit në Shqipëri, unë do të sugjeroja që serioziteti në lidhje me ketë "temë'' të tregohet disi ndryshe, dhe jo vetëm me deklarata, "˜'me botime dosierësh'' dhe me "˜'lajme protestash të përndjekurve politikë''. Anë e mbanë Evropës ish-komuniste janë ndërtuar përmendore, janë miratuar ligje, rezoluta dhe konventa ndërkombëtare në lidhje me krimet e regjimeve komuniste, duke sjellur si rrjedhim njëfarë pajtimi shoqëror. Parlamentet e shteteve të ndryshme, përfshirë edhe Parlamentin Evropian si edhe Këshillin e Evropës, në shumë raste kanë deklaruar dhe kanë aprovuar ligje dhe u kanë bërë thirrje shtetev ish-komuniste që të përballen me historinë e ideologjisë komuniste si edhe me krimet e kësaj ideologjie totalitare kundër njerëzimit. Këshilli i Evropës ka thënë se ri-shqyrtimi i historisë së pas Luftës së dytë Botërore është i nevojshëm dhe i doesmosdoshëm, ashtuqë historia të mos përsëritet.

Gjithashtu, Deklarata e Pragës e vitit 2008, "Mbi Nërgjegjen Evropiane dhe Komunizmin", e nënshkruar nga një numër intelektualësh evropianë, përfshirë edhe të ndjerin Vaclav Havel, u bën thirrje shteteve ish-komuniste të pranojnë përgjegjësinë për krimet e bëra gjatë periudhës së komunizmit, dhe u kërkon parlamenteve që të njohin krimet e komunizmit si krime kundër njerëzimit. Ndër të tjera, Deklarata e Pragës gjtihashtu bën gjithashtu thirrje për një debat efektiv e publik dhe thotë se shumë prej atyre që kanë kryer këto krime nuk janë përballur me drejtësinë.

Artikulli e ka rëndësinë e vet pasi mund të jetë deklarata e parë e një udhëheqsi të Partisë Socialiste në lidhje me ketë temë. Shpresoj që artikulli i ish-Kryeministrit Majko mbi këtë "temë'' të shërbejë ndoshta për stimulimin e një debati të sinqert e publik në radhët e Partisë Socialiste dhe më gjërë -- pasi mos-ndërgjegjëja dhe mos sinqeriteti ndajë një çështjeje kaq serioze siç janë krimet e periudhës komuniste, jo vetëm në Shqipëri por në nivel kombëtar, do të mbetet një barrë e rëndë për brezat e ardhëshëm.

Në fund të fundit, përmendoret dedikuar viktimave të komunizmit janë të rëndësishme për kujtesën, por po të pyesnim viktimat e komunizmit, unë besoj se ata do të ishin shumë më të interesuar në të vërteten dhe në nevojën për një vlerësim të kësaj historie nga pikpamja morale, ligjore dhe politike, sepse përsëri sipas Deklaratës së Pragës, pa "përcaktimin e së vërtetës dhe rivendosjes së kujtesës, nuk ka as pajtim në shoqëri''.




Përmendorja e viktimav të komunizmit në Çeki

Përmendorja kushtuar viktimave të komunizmit në Estoni
FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikTRAKTAT PAQËSOR ME SERBINË, PASI OKB-JA TA NJOHË KOSOVËN!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.14.2012)
UNË JAM PRIFTI ORTODOKS I KOMBIT SHQIPTAR!Nga AT NIKOLLA MARKU (08.14.2012)
BLOFI DIPLOMATIK RRETH PROJEKTIT TAPNga SHABAN MURATI (08.13.2012)
NJË FAZË E RE NË FUSHATËN PËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (08.12.2012)
Në 24 vjetorin e varjes së “Martirit të Demokracisë” Havzi NelaA VRITEN POETËT?Nga RESHAT KRIPA (08.10.2012)
SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.10.2012)
Barometri diplomatikKOSOVA NUK KA NEVOJË PËR “LEKSIONE” TË TEHERANIT, AS TË SERBISTANIT, POR VETËM TË UASHINGTONIT!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.10.2012)
NJË TRIUMF TJETËR AMERIKAN NË HAPËSIRËNga FRANK SHKRELI (08.08.2012)
KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2012)
DOSJET E SERBISË - LITARI NË QAFËN E KOMBITNga SHABAN MURATI (08.07.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]