*** Kosova nuk ka nevojë për paqe të imponuar dhe të improvizuar në
"letër", por për paqe thelbësore të ndërsjellë, të zbatueshme dhe të
qëndrueshme, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe me
objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Vetëm ndonjë njeri abnormal nuk do të pranonte që Kosova të lidhte marrëveshje
paqësore me Serbinë, si dhe me të gjitha shtetet e tjera fqinje në rajon,
por vetëm pasi të krijoheshin premisat dhe rrethanat normale politike, ligjore
dhe demokratike mbi bazën e reciprocitetit si dy shtete të pavarura dhe
sovrane, ashtu siç parashikojnë edhe standardet dhe kriteret e së drejtës
ndërkombëtare.
Duke qenë se Serbia është ajo që u ka borxh historik shqiptarëve,sepse Kosovën
e Shqipërisë Etnike, e ka "kullotur", jo më pak se 100 vjet, duke e përfshirë
edhe agresionin dhe gjenocidin e fundit në Kosovë (1989-1999),atëherë,
logjikisht, moralisht dhe ligjërisht, asaj, edhe i takon, që e para,ta shpalosë
flamurin e paqes, duke iu kërkuar falje botërisht shqiptarëve për të gjitha
mizoritë dhe krimet monstruoze gjenocidale, të kryera në Kosovë(1912-1999).
Tomislav Nikoliqi është në potez, jo Hajredin Kuçi!
Presidenti i Serbisë,Tomislav Nikoliq ose kryeministri i qeverisë serbe, Ivica
Daçiq, duhet ta luajnë potezin e parë të shahut, nëse duan të krijojnë paqe
historike me Kosovën, e jo AtifeteJahjaga (presidente), as Jakup Krasniqi
(kryetar i kuvendit), as Hashim Thaçi (kryeministër), e as zëvendëskryeministri
i Kosovës, Hajredin Kuçi. Ky do të duhej të ishte "itinerari" i axhendës
politike paqësore midis Beogradit dhe Prishtinës.
Mirëpo, tanimë (siç është në dijeni i gjithë opinioni vendor dhe ai
ndërkombëtar), ndodhi e kundërta, zëvendëskryeministri iqeverisë së
Kosovës, Hajredin Kuçi ka propozuar "Traktatin paqësor me Serbinë dhe për të po
kërkon mbështetje jo vetëm nga opozita politike e Kosovës, por edhe nga
faktorët ndërkombëtarë, në radhë të parë nga Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, me ç'rast, para ca ditësh, edhe e vizitoi Uashingtonin.
Mirëpo, një propozim i tillë është i nxituar dhe i gabueshëm, sepse si rregull
e pashkruar, viktima (pala e dëmtuar shqiptare e Kosovës) mbi asnjë bazë
ligjore dhe morale, nuk është e detyrueshme që xhelatit (palës agresive,
gjenocidale pushtuese serbe), E PARA, t'i drejtohet me lutje që të
pajtohet, ashtu siç ka propozuar ministri i Drejtësisë së qeverisë së Kosovës,
Hajredin Kuçi, sepse politikisht, kjo do të nënkuptonte shfaqjen e
"një lloj mëshire" ndaj Serbisë.
Realisht, shikuar në prizmin historiko-politik, një propozim i tillë i Hajredin
Kuçit, është jo vetëm qesharak dhe absurd, por edhe iracional, kur të kihet
parasysh fakti se Kosova ishte viktimë shekullore e kolonializmit dhe e
gjenocidit serbomadh (1912-1999). Prandaj as qeveria, as parlamenti, as
politika (pozitë opozitë) e as shqiptarët e Kosovës, nuk e kanë për
detyrë, që SË PARI, botërisht, të kërkojnë "përqafimin" dhe pajtimin me
serbët e Serbisë, kur gjithë bota e di se, Serbia gjatë viteve (1989-1999)
ishte ajo, që ka kryer masakra dhe gjenocid barbarik mbi shqiptarët dhe Kosovën
e Shqipërisë Etnike. Ky ishte edhe shkaku, pse Aleanca e Atlantikut Verior
(NATO), e bombardoi Serbinë plot 78 ditë (24 mars 10 qershor 1999),
meç'rast i detyroi forcat çetniko-fashiste barbare serbe të regjimit
agresiv pushtues të Slobodan Milosheviqit, që përfundimisht, të braktisnin
Kosovën shqiptare.
Shanset për paqe me Serbinë, janë një zero e madhe!
Me gjithë dëshirën "vizionare" politike dhe diplomatike
të përfaqësuesve zyrtarë të qeverisë së Kosovës, që të lidhin një
"traktat paqësor", të ashtuquajtur të "përjetshëm" me qeverinë e Serbisë, siç
ka deklaruar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, realisht nuk
ekzistojnë kurrfarë gjasësh teorike e as praktike që të arrihet një objektiv i
tillë i qeverisë së Kosovës, sepse Serbia ende nuk po heq dorë nga ambiciet dhe
pretendimet e saj territoriale ndaj Kosovësshqiptare.
-Pa zgjidhjen e të gjitha problemeve konstestuese me Beogradin, asnjë
përfaqësues i qeverisë, i parlamentit apo i presidencës së Kosovës, nuk ka të
drejtë morale, as ligjore që t'i propozojë Serbisë ndonjë "traktat" a
"marrëveshje" paqësore për t'u pajtuar me të, sepse logjikisht dhe politikisht
një propozim i tillë, do të thoshte kërkim falje Serbisë për lirinë dhe për pavarësinë
e Kosovës nga Serbia kolonialiste.
-Po çfarë politike e "nivelit të lartë" është ajo, që Serbisë agresive
dhe gjenocidale, i propozon "traktat paqësor", derisa Beogradi zyrtar nuk e njeh
Republikën e Kosovës!? Po pse Kosovës i nevojitet "paqja në letër" me
Serbinë, kur ajo sipas Kushtetutës së vitit 2006, Kosovën e quan "krahinë
serbe"!?
-Si mund të inicohet një traktat i tillë paqësor nga pala shqiptare, kur Serbia,
edhe pas përfundimit të luftës qe 13 vjet po e mban"peng" Veriun e Kosovës?
Dhe, jo vetëm kaq, Serbia edhe para luftës, edhe gjatë luftës së saj
agresive dhe gjenocidale ndaj Kosovës, si dhe në kohë paqeje (1989-`2012), si
pjesëtarëte UÇK-së, ashtu edhe të gjithë shqiptarët e Kosovës, i fajëson
dhe i denoncon si "terroristë" dhe"secesionistë"!? Ndërkaq, Amerikën,
BE-në dhe NATO-n i akuzon dhe ngarkon mefaj, gjoja se Beogradit ia kanë
"imonuarzgjidhjen e njëanshme" të statusit të Kosovës!!!
Edhe pse këto akuza dheshpifje të propagandës së zezë dhe të bardhë të
qarqeve më të larta zyrtare tëSerbisë, janë fallso dhe, pa asnjë bazë ligjore,
pala serbe ia ka arriturqëllimit, që postfestum, t'i bindëkrerët drejtues
të Kosovës (pas pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008), seduhet të
negociojnë me palën serbe përstatusin e Veriut të Kosovës, përkatësisht për
statusin e pavarësisë sëKosovës, të cilën Serbia e konteston dhe e mohon si të
tillë, duke u mbështeturnë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve
të Bashkuara.
Nolens volens, Serbia duke spekuluar dhe shpifur me një politikë,me një
diplomaci dhe me një propagandë të tillë kundër shqiptarëve të Kosovës,kundër
Amerikës, kundër BE-së dhe kundër NATO-s, vitin e kaluar (mars 2011), ia
ka arritur qëllimit, që qeverinë e Kosovës, ta fusë në "lojë" kinësepër
arritjen e disa "marrëveshjeve teknike" lidhur me lëvizjen e lirë të
njerëzëve dhe të qarkullimit të mallrave në pikat kufitare me
Serbinë.Mirëpo, ato as de fakto e as de jure nukpërbëjnë kurrfarë
marrëveshjesh, sepse, së pari nuk po zbatohen në terren nga ana e Serbisë dhe,
së dyti, nuk janë ratifikuar as nga ana e kuvendit të Kosovës e as nga kuvendi i
Serbisë.