VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FALËNDERIME NGA ZEMRA KRYEMINISTRIT BERISHANga Prof. dr. ESHREF YMERI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
FALËNDERIME NGA ZEMRA KRYEMINISTRIT BERISHA
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

E Enjte, 11.22.2012, 07:59am (GMT+1)



Në emisionin e lajmeve të ditës së sotme të orës 19-00 (ora 10-00, sipas orës së Kalifornisë) të kanalit TV "Albanian Screen", u njoha me njoftimin mjaft mbresëlënës për ngritjen e shtatores së Presidentit Uillson (Thomas Woodrow Wilson 1856-1924) në njërin nga sheshet e Tiranës. Në inagurimin e shtatores ishte vetë Kryeministri Berisha dhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.

Emri i Presidentit Uillson është i lidhur pazgjidhshmërisht me ekzistencën e Shqipërisë Londineze, pra, të kësaj ngastre Shqipërie që mbeti në hartën e Evropës, pas pazareve të ujqve evropianë që u bënë nën presionin e Rusisë cariste, e kësaj armikeje të betuar të kombit shqiptar.

Pavarësia u shpall vërtet më 28 nëntor 1912. Por pas kësaj date Shqipëria u shndërrua në një shesh lufte, ku shovinizmi serbogrek, me përkrahjen e fuqishme të shovinizmit evropianoperëndimor dhe sidomos të shovinizmit rusomadh, arriti të na pushtonte ushtarakisht dhe të na zhvaste nga trungu amtar ¾ e trojeve tona etnike. Megjithatë, diplomacia shoviniste evropiane nuk u kënaq me këtë masakër që kreu kundër trojeve tona amtare. Në Konferencën e Paqes që u organizua në Paris, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, shovinizmi evropianoperëndimor kërkonte ta zhdukte përfundimisht nga harta e Evropës edhe këtë ngastër Shqipërie, të mbetur pas Konferencës së Londrës të vitit 1913.

Falë ndërhyrjes së vendosur të Presidentit Uillson në Konferencën e Parisit, shovinizmi evropianoperëndimor nuk arriti që ta zhdukte njëherë e mirë Shqipërinë nga harta e Evropës.

Prandaj ekzistenca e kësaj ngastre Shqipërie është e lidhur pazgjidhshmërisht me emrin e Presidentit shumë të nderuar Uillson, i njëzeteteti President i SHBA.

Me rastin e përurimit të shtatores në fjalë, dëshiroj ta uroj nga zemra Kryeministrin Berisha për përkujdesjen e Tij të posaçme për përgatitjen e saj me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Jam i bindur se kjo shtatore do të ngjallë frymëzim në mbarë tokat tona dhe do t'i ngrejë peshë zemrat e shqiptarëve për t'u përgatitur për ditën e Kryefestës së Madhe, ditën e ribashkimit të krejt trojeve tona etnike në një shtet të vetëm mbarëkombëtar, me një stemë dhe një flamur.

Santa Barbara, Kaliforni
22 nëntor 2012


Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OPINIONI PUBLIK ËSHTË I PAMANIPULUESHËM, MARRË SHKAS NGA INTERVISTA E REXHEP QOSJES TEK TOP CHANNELNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.21.2012)
POLITIKA E VETËPËRJASHTIMITNga XHEMAL AHMETI (11.19.2012)
KROACIA, SERBIA DHE ASIMETRIA E FAJITNga SHABAN MURATI (11.19.2012)
ILIA DILO SHEPERI - NJE FJALIM HISTORIK PËR 28 NËNTORINNga FRANK SHKRELI (11.19.2012)
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVENga SKËNDER BUÒªPAPAJ (11.18.2012)
LAVDI MALËSI E MADHE - O NDERI I KOMBITNga FRANK SHKRELI (11.15.2012)
LIBRI I FLAMUR ANAMALIT, ZË ALARMUES PËR GJENDJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZINga XHELADIN ZENELI (11.15.2012)
GORDON JEHONË APELIT TË ZONJËS KLINTON PËR BERISHËN E RAMËN Washingtoni mesazhe politikës. Në interes të kombit shqiptar votimi në Kuvend i ligjeve të kërkuara. Pa asnjë kushtNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.14.2012)
KOMPLIKIMI I LOJËRAVE ENERGJITIKE NË BALLKANNga SHABAN MURATI (11.13.2012)
TË MOS TURBULLOHET POLITIKA AMERIKANE NDAJ KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (11.13.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]