VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA TRUMAN CAPOTE (Truman Kapot, 1924-1984)

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA TRUMAN CAPOTE (Truman Kapot, 1924-1984)

E Premte, 05.30.2014, 05:23pm (GMT+1)


Voal-online.ch - 30 MAJ - Dashuria është një zinxhir i dashurisë ashtu si natyra është një zinxhir i jetës.

Shkrimi ka ligjet e perspektivës, të dritës dhe të hijes bash si i kanë piktura ose muzika. Nëse ti ke lindur duke i njohur ato, mirë. Nëse jo, atëherë mësoi. Pastaj riorganizoji rregullat për ta përshtatur veten.

Për mua, kënaqësia më e madhe e shkrimit nuk është shkrimi në vetvete, por muzika e brendshme që fjalët bëjnë.

Miqësia është një punë e bukur me orar të plotë nëse ti vërtet je miqësor me dikë. Ti nuk mund të kesh shumë miq, sepse atëherë ata nuk janë miq të vërtetë.

Një bisedë është një dialog, jo një monolog. Ja pse ka kaq pak biseda të mira: për shkak të skarcitetit, dy bashkëbisedues të zgjuar rrallë takohen.

Jeta është një dramë e shkruar disi bukur me një akt të tretë të shkruar keq.

Unë nuk dua t'ia di se çfarë thotë ndokush për mua, sa kohë që nuk është e vërtetë.

Dështimi është rrethana që ia jep suksesit bukurinë.

Unë besoj më shumë në gërshërët se në penën.

E gjithë letërsia është thashethem.

Më lindi ideja për të bërë një krijim të madh serioz që do të ishte saktësisht një roman, me një ndryshim të vogël - çdo fjalë e tij do të ishte e vërtetë nga fillimi në fund.

Shkrimi nuk m'u duk më interesant kur zbulova ndryshimin midis shkrimit të mirë e të keq dhe, për më tepër, ndryshimin midis tij dhe artit të vërtetë. Dhe pas kësaj, e ëmbla ia behu.

Nuk ka shkrim aspak, ka daktilografim.

Unë mund t'i shikoj përbindshat sapo shfaqen.

Dëshira për të parë fundin na bën ta besojmë Zotin, ose magjinë, besoj, së paku, në diçka.

Keqardhja ime më e madhe në jetë është se fëmijëria ime ishte panevojshëm e vetmuar.

Nganjëherë kur mendoj sa i mirë mund të jetë libri im, unë mezi marr frymë./ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA CHARLES BUKOWSKI (Çarls Bukovski, 1920-1994) (05.20.2014)
AFORIZMA NGA THOMAS AQUINAS (Tomas Akuini, 1225-1274) (03.13.2014)
AFORIZMA NGA POETESHA MAYA ANGELOU (Maja Enxhëlou, lindur më 4 Prill 1928 në St.Louis, Missuri, SHBA) (02.22.2014)
AFORIZMA TË FAMSHME PËR DASHURINË (02.14.2014)
AFORIZMA NGA STEFAN ZWEIG (Stefan Cvajg, 1881-1942) (10.01.2013)
AFORIZMA NGA YEVGENY YEVTUSHENKO (Jevgeni Jevtushenko, 1933-) (09.23.2013)
AFORIZMA NGA XENOPHON (Ksenofoni, 430-357 para Krishtit) (09.09.2013)
AFORIZMA NGA DENG XIAOPING (Ten Hsiaopin, 1904-1997) (09.01.2013)
URTI E SHENJTË NGA SOLOMONI (08.25.2013)
AFORIZMA NGA OSCAR WILDE (Oskar Uajlld, 1854-1900) (08.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]