VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JEB BUSH PO E SHQYRTON SERIOZISHT KANDIDIMIN PËR PRESIDENT

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
JEB BUSH PO E SHQYRTON SERIOZISHT KANDIDIMIN PËR PRESIDENT

E Mërkurë, 12.17.2014, 10:31am (GMT+1)



Jeb Bush, djali i njërit prej presidentëve amerikanë dhe vëllai i një tjetër presidenti, thotë se ka vendosur "ta shqyrtojë në mënyrë aktive" çështjen në se do të kadidojë për president në zgjedhjet e vitit 2016.

Jeb Bush ka qenë guvernator i Floridës, një shtet që ka qenë kurdoherë i rëndësishëm për betejën politike të zgjedhjeve presidenciale që mbahen një herë në katër vjet.

61-vjeçari Bush njoftoi të martën në faqet e tij në Facebook dhe Twitter, se gjatë Festës së  Falenderimeve kishte diskutuar për mundësinë e hyrjes në garë, për të siguruar emërimin e Partisë Republikane si kandidat i saj për në zgjedhjet presidenciale. Ai tha se tani është duke planifikuar për krijimin e një instrumenti për grumbullimin e fondeve, që do ta lejonte atë të udhëtonte nëpër Shtetet e Bashkuara, për të folur me votuesit lidhur me të ardhmen e vendit, para marrjes së një vendimi për të hyrë në garë.  

Ai është vëllai i vogël i ish presidentit George W. Bush, që u largua nga posti në vitin 2009, pas dy mandatesh në Shtëpinë e Bardhë, dhe djali i ish-presidentit George H.W. Bush, i cili ishte president për një mandat, nga 1989 në 1993.

Jeb Bush është njëri nga mbi 12 kandidatët e mundshëm republikanë, që po shqyrtojnë mundësinë e kandidimit në garën brenda partisë për të siguruar emërimin e saj në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Ai konsiderohet si një kandidat i preferuar i Partisë Republikane, ndërsa rivalët e tij brenda partisë zakonisht kanë pikëpamje më konservatore për imigracionin, arsimin dhe çështje të tjera.

Sipas Kushtetutës amerikane, Presidenti Barack Obama, i Partisë  Demokrate, nuk mund të kandidojë për një mandate të tretë. Ish Sekretarja e Shtetit, Hillary Rodham Clinton, bashkëshortja e ish presidentit Bill Clinton, po shqyrton mundësinë e kandidimit në garën për emërimin e Partisë Demokrate, për të pasuar zotin Obama, por nuk pritet ta njoftojë vendimin e saj për disa muaj.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIS BOTA 2014 - NJË AFRIKANOJUGORE (12.16.2014)
VDES DEPUTETI GJERMAN ANDREAS SCHOCKENHOFF (12.15.2014)
KËNGËTARJA KROATE TEREZA KESOVIJA SHTROHET PRAPË NË SPITAL (12.12.2014)
FRANCEZI I MARRË PENG NGA AL QAIDA MBËRRIN NË PARIS (12.11.2014)
KREMLINI URDHËROI SPIUNEN RUSE ANNA CHAPMAN TË JOSHTE EDWARD SNOWDENIN (12.11.2014)
PRESIDENTI OBAMA TAKON PRINCIN WILLIAM (12.09.2014)
PRESIDENTI OBAMA DËRGOHET NË SPITAL PËR NJË KONTROLL (12.07.2014)
CHARLES V - MONARKU I PARË I EVROPËS (12.06.2014)
(UPDATED) OSBE DËNON ARRESTIMIN E GAZETARES SË REL-it - HUMAN RIGHTS WATCH: LIRONI MENJËHERË GAZETAREN! (12.05.2014)
TITO KISHTE ORIGJINË SHQIPTARE? (12.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]