HAPJA E DOSJEVE E TRONDIT KOSOVËN
E Mërkurë, 05.06.2015, 08:21am (GMT+1)
Kuvendi i Shqipërisë, me shumicë votash, e ka miratuar të enjten Ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, derisa në Kosovë një iniciativë e tillë parlamentare, edhe pse është debatuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2009, ku është miratuar edhe rezoluta për dënimin e krimeve të komunizmit, një ligj i tillë që mundëson hapjen e dosjeve të regjimit të kaluar, jo vetëm që nuk është bërë akoma nga qeveritë e deritanishme, por as nuk ka nisma legjislative të kësaj fushe nga deputetët. Pas "thyerjes" së akullit nga Kuvendi i Shqipërisë, njohësit e fushës së sundimit të ligjit dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, konsiderojnë se edhe Kosova nuk mund të bëjë një përjashtim të gjatë në pastrimin e lidershipit të saj nga e kaluara komuniste, sado që do të jetë një proces i vështirë, ngase është koha që edhe në Kuvendin e Kosovës të procedohet për miratim një ligj i tillë, pasi të jetë arritur konsensus politik për këtë temë "Do të ishte punë e mirë dhe e dobishme edhe në aspektin politik edhe në aspektin moral, sepse për të qenë e keqja më e madhe, jo pak persona që kanë punuar në kundërshtim me interesat e kombit në periudha të caktuara kohore, tani akoma shiten si patriot të mëdhenj.ks
www.voal-online.ch
|