Xhudi Denç, Queen Dench
E Djelë, 09.20.2009, 02:13pm
Çmimin Oskar e ka fituar, 6 herë të tjera është kandiduar: është Judi Dench, protagonistja e jashtëzakonshme e Notes on a Scandal, ndoshta aktorja më e madhe angleze e të gjitha kohërave.
Praktikisht ka marrë çdo lloj çmimi që Hollywood, Broadway e Londra mund t’ia ofrojnë një aktori apo aktoreje: 1 Oscar (+ 6 kandidime), 6 Olivier Award, 9 BAFTA (Oskarët Britanikë), 2 Golden Globe, 1 Tony Award, për të përmendur vetëm më të rëndësishmit. Dhe e bukura është se nuk kufizohet me fitoret, pothuaj gjithmonë e bën duke i shoqëruar ato me ndonjë rekord: Oskarin e vitit 1999 e ka marrë me një lojë që ka zgjatur vetëm 8 minuta (ironia e fatit, për një tjetër Mbretëreshë Elizabetë, të Parën, në Shakespeare in Love); të 6 kandidimet kanë ardhur pasi ajo kishte mbushur 60 vjet (duke tejkaluar mite si Katharine Hepburn, Paul Newman, Laurence Olivier e Spencer Tracy, të cilët pas kësaj moshe kishin grumbulluar vetëm 3); më 1996 ka qenë e para (deri tani e vetmja) aktore që ka marrë dy çmime Olivier në të njëjtin vit për dy role të ndryshme. Më një fjalë një përbindëshe (na falni për epitetin) e hatashme, e cila prej 40 vitesh mbretëron në skenën e teatrove britanike: tashmë është përcaktuar përfundimisht, nuk shihet në horizont askush që mund t’ia marrë skeptrin e aktores më të madhe angleze të të gjitha kohërave.
Një kurorëzim shumëzërësh: përveç kritikëve, më 2005 dy sondazhe popullor e kanë vënë atë në krye të klasifikimit. Si artiste, e jo vetëm si artiste: është konsideruar gruaja më elegante e Mbretërisë së Bashkuara dhe edhe më e famshmja në mënyrë absolute. Po, në jetën e përditshma ajo e ka mundur deri edhe Mbretëreshën Elizabetë, duke u renditur pas aktores, si e dyta në famë. “Ndoshta gabojnë, Madhëria e Saj duhet të jetë e para,†thotë mbretëresha e artit, “ata që votojnë për mua nuk më njohin aq mirë…â€
|
|
|
Duke ndjekur Julia Robertsin në Napoli
E Martë, 09.15.2009, 07:56am
Voal-online - Julia Robert e fillon ditën që në orën 7 të mëngjezit në një lagje të Napolit të transformuar në një shesh xhirimesh të filmit "Eat, Pray, Love" me regjisorë di Ryan Murphy.
Robert me "buzëqeshjen hollivudiane" e ka ndriçuar lagjen Forcella. Xhirimet kanë vazhduar edhe pas një shiu të papritur, duke u dhënë spontanitet edhe më skenave, sipas romanit autobiografik të Elizabeth Gilbert, e cila tregon udhëtimin nëpër botë të një gruaje që kishte humbur dashurinë. Në libër, protagonistkja ndalet të hajë një picë Margarita në lokalin e famshëm "Da Michele" në rrugën Colletta. Edhe në film do të jetë tamam kështu.
Julia Robert I vazhdoi xhirimet e disa skenave deri në orën 12:30, në lokalin që e administron familja Condurro, përpara disa qindra fansash, dhe banorësh të zones të cilët janë rrekur që ta mbajnë të fiksuar në aparatet e tyre apo telefonët celularë të qeshurën e saj që ka hyrë në histori.
Nga njëri çiak tek tjetri, ish-Pretty Woman dhe stafi i saj kanë gjetur mikëpritje tek floktorja "Hypnotic" për të ndryshuar veshjet dhe për t’u ritrukuar. Zyze të zeza, flokë biond, të gjatë të të dallgëzuar, e veshur me një xhakavento të ngushtë të zezë, jeans dhe çizme lëkure. Kështu e shijoi Julia Robert picën ndërsa kamerat vazhdonin të xhironin skenat që do të pe¨rfshihen në film. Në fund aktorja ka marrë si dhuratë një statujëz kujtimi nga artistët e Ferrigno-s të Shën Gregor Armeno-s.
Në pasdite, trupa u spostua në Pio Monte della Misericordia, ku skenari ka parashikuar një shëtitje të personazhit permes varrezave të ushtarëve romakë antikë nën shoqërinë e aktorit Luca Argentero, që në film interpreton rolin e një guide turistike.
|
|
|
Bijonse ndan gëzimin me Tejlor Suiftin
E Hënë, 09.14.2009, 08:42am
Në çmimet e videove muzikore - Video Music Awards
Voal-online –Pasi Kanye West ia ndërpreu fjalën fitueses femër të videos muzikore Taylor Swift në veprimtarinë Video Music Awards inë Nju Jork të dielën, fituesja kryesore e natës së madhe muzikore bëri të sajën.
Kanye West është bashkëjetuesi i Beyoncé Knowles.
Teksa pranonte çmimin për videon më të mirë të vitit, Beyoncé Knowles ftoi Taylor Swift në skenë që ajo të mund të mbaronte fjalimin e saj, të cilin West ia ndërpreu, kur ajo mundi Knowles në kategorinë e parë që u shpall atë natë.
"Ky është çast i mrekullueshëm," tha Knowles. "Mbaj mend veten 17 vjeçare tek merrja çmimin tim të parë MTV me grupin Destiny’s Child dhe ai ishte një nga çastet më të hatashme të jetës sime, prandaj unë do të doja që Taylor të vijë dhe të përjetojë çastin e saj.â€
Swift krejt e qeshur u shfaq duke thënë: “Ndoshta mund ta provojmë këtë përsëri.†Ajo vazhdoi duke falënderuar “të gjithë fansat e mi në Twitter dhe MySpace si dhe të gjithë ata që erdhën në koncertet e mia gjatë kësaj vereâ€.
Të dyja fitueset, të dyja në veshje të kuqe flakë, krah për krah e lanë skenën së bashku.
"Ishte një veprim i mrekullueshëm dhe i hijshëm I saj," iu tha Swift reporterëve pas showt. "Ajo ka qenë gjithmonë tejet e mirë dhe mendoja se nuk mund ta doja më. Dhe sonte ndodhi diçka e mrekullueshme.â€
Pa përmendur Kanye West, i cili pas incidentit kundër Swift nuk u pa më, gjithçka shkoi në mënyrë pozitive gjatë gjithë veprimtarisë. Disa nga fituesit janë:
|
|
|
Hidhet në treg koleksioni me këngët e përpunuara të Bitëllsave
E Hënë, 09.14.2009, 07:59am
Voal-online -Bitëllsat po vihen sërish në qendër të vëmendjes me koleksionin e këngëve të tyre të ripërpunuara, si dhe me një lojë të re elektronike. Adhuruesit e këngëve të tyre jo vetëm mund të dëgjojnë muzikën e preferuar, por dhe mund të jenë pjesë e grupit, përmes lojës elektronike Beatles Rock Band.
Adoleshentët ranë në dashuri me ta 40 vjet më parë. Pyetja që shtrohet është: a do të kapin ethet e Bitëllsave dhe brezat më të rinj...?
Gjithë repertori i këngëve të Bitëllsave, realizuar mes viteve 1963 -1970 është ripërpunuar në mënyrë dixhitale dhe është gati tani për xhiron e botës.
Në Japoni, e ashtuquajtura BeatleMani ndihet kudo.Edhe amerikanët po presin daljen e repertorit të plotë të Bitëllsave.
Adhuruesit mund të blejnë Cd e riprodhuara nëpër dyqane apo përmes internetit. Por çmimi duket se do t’i mbaj paksa larg adhuruesit e muzikës. Një kuti me Cd kushton 260$.
Një brez më i ri mund t’i njohë dhe më personalisht Bitëllsat përmes lojës së re elektronike Beatles Rock Band.
Brian Hiat i revistët Rrolling Stone thotë se Bitëllsat u përfshinë me vonesë në erën e re të medias.
“ Është e pazakontë. Është thellësia e Bitëllsave që na kanë lejuar të njohim muzikën e tyre. Pra është arritje e mirëâ€. - thotë ajo
Kjo lojë elektronike lejon lojtarët që të bëhen pjesë e grupit, në regjistrimet e vërteta të këngëve të Bitëllsave. Loja i vendos lojtarët në skenë me Xhonin, Polin, Xhorxhin dhe Ringon, dhe i jep lojtarit mundësinë të përjetojë një përvojë të viteve 1960.
“ Loja gjithashtu sjell historinë e muzikës në realitet, duke sjellë pjesë të padëgjuara më parë nga regjistrimet në studio të pjestarëve të Bitëllsaveâ€.- thotë Giles Martin, producent muzikor. Krijuesit e kësaj loje shpresojnë se adhuruesit e rinj do të dashurohen pas këtyre Bitëllsave virtualë, po aq sa dhe prindërit e tyre ishin mbas Bitëllsave të vërtetë më shumë se 40 vjet më parë.
|
|
|
Uitni Hjuston në krye të klasifikimeve botërore
E Shtunë, 09.12.2009, 02:15pm
Voal-online –“I Look To You†(Unë shpresoj tek ti), albumi i ri i Whitney Houston, dalë në qarkullim më 31 gusht, debuton në vendin e parë në klasifikimet më të rëndësishme botërore, përfshirë klasifikimet amerikane.
Në Evropë albumi ka hyrë drejtpërdrejt në vendin e parë në klasifikimet gjermane, italiane dhe në klasifikimin European Billboard Chart.
New York Times shkruan se Whitney Houston “rishfaqet në skenën ndërkombëtare me të gjitha rekuizitat e një dive të madheâ€. Usa Today shkruan: “E vendosur, e sigurtë, e përgatitur, artistja dëshmon se nuk ka harruar si këndohet, duke transmetuar një duf të fortë emocional.â€
Washington Post thekson se I Look To You “i prek të gjitha kordat emocionaleâ€. Associated Press pohon se “mbretëresha e popit ka ende një zë të hatashëm në gjendje t’i magjepsë dëgjuesit e sajâ€.
Javën e ardhshme Whitney Houston do të jetë në stinorin e njëzetekatërt të emisionit të famshëm televiziv The Oprah Winfrey Show , në program më 14 e 15 shtator. Oprah, drejtuesja televizive më e famshme e Amerikës, e ka përcaktuar takimin me Whitney Houston "intervistën më të mirë që kam realizuar ndonjëherëâ€. Gjatë transmetimit mund të përjetojmë një nga interpretimet më prekëse të "I Didn't Know My Own Strength" (Nuk isha e vetëdijshme për forcën time), titull që i rferohet jetës së tronditur të artistes.
|
|
|
Intervista e parë e Xhenet Xheksonit pas vdekjes së Majkëllit
E Enjte, 09.10.2009, 05:38pm
Janet e kujton me shumë mallëngjim takimin e saj të fundit me vëllain e dashur. Në një takim familjar më 14 maj ishin vëllezër e motra të lidhur në një zemër e në një shpirt. „Ne bëm atëherë shumë qejf. Ai qeshte aq shumë saqë nuk i mbante dot lotët,“ kujton Janet
Voal-online –Janet Jackson kurrë nuk mund ta besojë se vëllai i saj Michael nuk është më pranë saj. Në një intervistë për revistën “Harpers Bazaar†artistja 43 vjeçare flet për herë të parë për dhimbjen e saj: „E kam shumë të vështirë ta pranoj se ai është larguar prej nesh.“
Janet e kujton me shumë mallëngjim takimin e saj të fundit me vëllain e dashur. Në një takim familjar më 14 maj ishin vëllezër e motra të lidhur në një zemër e në një shpirt. „Ne bëm atëherë shumë qejf. Ai qeshte aq shumë saqë nuk i mbante dot lotët,“ kujton Janet.
„Nganjëherë humori i tij shteronte krejt, nganjëherë ai ishte gjithë gjallëri. Ai e pëlqente shumë The Threee Stooges dhe lojën e Eddi Murphy-t në komeditë e tij. Ato e bënin të qeshte dhe e kënaqnin pa masë,†tregon motra.
Nëse një ditë përsëri do të takohej me vëllain, do t’ia kujtonte atij të shkuarën e lumtur. “Do të doja të kthehesha përsëri në një moment të fëmijërisë sonë, të lojërave tona, të haresë sonë të pafajshme fëminore.â€
E pyetur për planet e së ardhmes, Janet thotë se kurrë nuk do t’ia harrojë fjalët e vëllait që thoshte se kurrë nuk duhet ndalur, kurrë nuk duhet mjaftuar me suksesin. Ajo përsërit gjithnjë se vëllai Michael Jackson është larguar tepër herët dhe se ai do të kishte për të dhënë tepër shumë me taletin e tij.
|
|
|
"The Inglorious Bastards" ndër filmat më të mirë të Tarantinos
E Hënë, 09.07.2009, 04:25pm
Regjisori dhe skenaristi Kuentin Tarantino ofron versionin e tij për historinë e Luftës së Dytë Botërore në filmin “Inglorious Bastardsâ€. I vendosur në Francën e pushtuar nga nazistët, filmi rrëfen aktivitetin e një skuadre prej 8 ushtarësh hebraiko-amerikanë në një furi naziste vrasjesh. Ata janë të paepur dhe të pamëshirshmëm me armiqtë, duke përhapur terror në rradhët e nazistëve. Sikurse dhe në filmat e mëparshëm, Tarantino shtjellon një histori imagjinare, të dhunshme dhe me nota të errëta humori.
Dialogje të zgjuara dhe personazhe të mprehta janë bashkuar me skena të dhunshme dhe të paparashikueshme. Kombinimi është befasues. Sikurse dhe në filmat e mëparshëm, regjisori ecën në gjurmët e klasikëve. Në këtë rast, ai ka huazuar nga filmi i luftës i regjisorit Robert Aldrich me titull†The dirty Dozenâ€.
Komploti bëhet i mprehtë kur të quajturit bastardë hartojnë një plan për të hedhur në erë një kinema franceze gjatë premierës së një filmi nazist. Bridget Von Hammersmart, një aktore e famshme gjermane, agjente e dyfishtë, ka informuar Togerin Raine se një udhëheqës i rëndësishëm i Rahjut të Tretë do të jetë pjesmarrës në premierë.
Togeri Raine ka besim se ky mision do të jetë i sukseshëm. Por shpejt ai zbulon një rival të denjë tek Koloneli nazist Hans Landa, i cili do të mbikqyrë mbrëmjen e madhe. Një hetues brilant dhe ekzukutues gjakftohtë, Landa ka nofkën “Gjuetari i hebrenjëve’. Ai është i përzgjedhur i Hitlerit për të gjetur hebrenjtë e fshehur, dhe për t’i vrarë atë menjëherë. Stili i tij i rafinuar dhe sharmi i tij fëmijënor, fshehin brutalitetin e tij. Duke personifikuar djallin në realizimin e regjisorit Tarantino, Landa i krahason hebrenjtë me minjtë.
Tarantino ka krijuar personazhin e një gruaje të re hebreje e cila kërkon shpagim për viktimat hebraike të Rajhut të Tretë. Shoshanna Dreyfus, interpretuar nga aktorja franceze Melani Laurent, është e vetmja që i ka mbijetuar fushatës së Landas. Ajo ka fluturuar në Paris, ka ndryshuar emrin dhe është pronarja e një kinemaje të vogël. E pikërisht pronare e asaj kinemaje, ku fati e sjell që të shfaqet premiera naziste.
|
|
|
Vëllezërit e motrat "shëmtakë" të hollivudianëve
E Premte, 09.04.2009, 01:16pm
Pesha e një të afërmi të bukur dhe të famshëm nuk është e lehtë të përballohet. Dhe vazhdimi i kësaj përballjeje merr formë gati fatale, kur këtë e vuajnë në kurrizin e tyre vëllezërit dhe motrat e hollivudianëve, të cilët dhe të cilat më pak i ka favorizuar perëndia. Ky këndshikim paragjykues tashmë është shndërruar në një lojë të parapëlqyer në internet, ku publikohen fotogradi dhe të dhëna për familjarët jo të bukur të yjeve të Hollivudit: njëra prej këtyre galerive të fundit iu është kushtuar „shëmtakëve“ të familjeve të famshme, të cilët janë objekt i përditshëm i Microsoft network.
Është fakt i pakundërshtueshëm: jo të gjithë mund të jenë si binjaket Olsen, pra Mary Kate e Ashley, pothuaj njëlloj dhe barabar të bukura. Apo si Paris e Nicki Hilton: natyra të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk ndihet keq kur ndodhet pranë tjetrës. Ndryshon pak puna kur jemi me motrën e Tom Cruise, Lee Ann Devette, e cila ka shumë pak gjë nga shikimi magnetik i vëllait. I njëjti fat i ka takuar Linda Lopezit, motrës së Jennifer Lopez.
Pa folur për motrën e Sharon Stone, e cila shumë pak ngjason me bombën sexy të Basic Instinct. Edhe Mia Tyler, gjysmëmotra e divës Liv, ndonëse modele, nuk ngjan shumë me motrën. Melanie Ciccone, motra më e re e këngëtares Madonna, duket më e vjetër në moshë se është në të vërtetë.
Ndërsa Tracy Griffith ndoshta i ngjan më shumë me Fergie Grifith se me gruan e Antonio Banderas, bjonden Melanie. Këto janë vetëm disa shembuj të një liste të gjatë që mund të bëhej.
|
|
|
Keit Blanshet plagoset në skenë
E Enjte, 09.03.2009, 04:48pm
Goditur nga një koleg gjatë shfaqjes teatore në Sidnei
Voal-online –Cate Blanchett është plagosur nga goditje me një aparat radioje gjatë një shfaqje teatrore. Aktorja australiane po luante personazhen Blanche Du Bois, protagoniste e “Një tren i quajtur dëshirë†në një teatër të Sidneit. Gjatë një skenë kolegu Joel Edgerdon, sipas skenarit, ka vërtitur një aparat radioje, i cili e ka goditur në kokë aktoren Cate Blanchet. Aktorja ka vazhduar rolin edhe për nja tridhjetë sekonda, pastaj është larguar.
|
|
|
Xhina Davis diva më universale e Hollivudit
E Enjte, 09.03.2009, 10:47am
Virginia Elizabeth “Geena†Davis është njëra prej diveve të ekranit të madh që mishëron vitet 1980 në mënyrën më të përkryer: bijë e një inxhinieri dhe e një arsimtareje Genna Davis ia detyron ngjitjen e saj të hatashme një vullneti prej hekuri në kapërcimin e çdo vështirësie, pa të cilin nuk i kalonte dot një nga një të gjitha shkallët e karrierës. Pasi studioi art dramatik në Boston ajo luajti me një kompani në Nju Hempshir (New Hampshire) e cila, siç ishte zakoni në traditën amerikane, e vuri vërtetë në provë të rëndë. Stresi, stërvitjet e pafundme dhe ritmet e papërballueshme ndihmuan në ngjizjen e një aftësie të madhe të punës te ajo dhe zhdërvjelltësinë e saj të pashoqe si interpretuese.
Në 1979, ende jo e famshme, u transferua në Nju Jork ku për të kaluar nga njëra ditë në tjetrën asaj iu desh të bënte punë nga më të ndryshmet dhe më të rëndomtat, që nga shitëse në një dyqan veshjesh dhe deri te disa përfshirje në veprimtari të rastësishtme si modele. Arrin një kënaqësi të përfilshme personale kur u bë njëra prej modeleve të të famshmit katalog të Victoria Secret's. Një sukses i vogël të cilit ajo ia detyron karrierën e saj të madhe, duke pasur parasysh se pikërisht ato fotografi e prekën në shpirt regjisorin Sidney Pollack, i cili ua kishte vënë syrin talenteve të reja.
Pas një periudhe të shkurtër në kinematografi ajo hidhet në televizion, kur merr pjesë në dy seriale televizive të zakonshme („Buffalo Bill“ e „Sara“). Më në fund është gati për të filluar debutin e vërtetë, për të hedhur hapin e parë: Pollack në vitin 1982 e thërret për të luajtur përkrah një të shfrenuari si Dustin Hoffman në filmin „Tootsie“, film zbavitës me një Hoffman të çoroditur në fund të shkurtër dhe me të kuq në faqe. Geena Davis nga ana e saj luan rolin e një aktoreje mendjelehtë të një seriali soap-opera (film televiziv me ngjarje nga përditshmëria e rëndomtë) e cila rizgjon origjinat mashkullore të Tootsie, duke qenë e detyruar të jetë në një dhomë trukimi me të.
|
|
|
Faqe 51/55: « :: ... 48 49 50 51 52 53 54 ... :: »
|