E Premte, 05.17.2024, 12:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PARADË MADHËSHTORE E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË DITËN E PESËVJETORIT TË PAVARËSISË

E Djelë, 02.17.2013, 02:09pm (GMT+1)





Në 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, për herë të parë është zhvilluar një paradë ushtarake.
Shteti më i ri ka treguar me anë të një parakalimi, forcën e tij ushtarake.
Presidentja e vendit Jahjaga ka përshëndetur mbështetësit ndërkombëtarë të Kosovës. Duke shtuar që Forcat e sigurisë dhe policia e Kosovës, po bëjnë një punë të admirueshme.
Kryeministri Thaçi është shprehur se policia e Kosovës dhe Forcat e sigurisë tashmë përbëjnë një shembull për tu ndjekur në rajon.
Komandanti i FSK-së Badri Kastrati, pas raportimit para presidencës ka marë urdhërin për fillimin e paradës.
Por ajo që ra në sy, dhe pse e paralajmëruar ishte mungesa e ish anëtarëve të UÇK-së.
Gjithashtu për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë dhe festimet në cdo përvjetor, nuk është vënë re asnjë flamur kuq e zi në zbukurimet në sheshin ku u zhvillua parada.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga në fjalimin e saj ka folur për të arriturat e Kosovës dhe sfidat që ka kaluar.

Pas fjalimeve të liderëve të institucioneve, do të filloj edhe Parada e Pavarësisë.

Në këtë parakalim marrin pjesë Forca e Sigurisë së Kosovës me autoblinda, gjithashtu edhe Policia e Kosovës dhe Agjencia e Emergjencës.

Kosova feston sot 5-vjetorin e Pavarësisë

Kosova sot është në festë. Kryeqyteti është dekoruar me flamurin e shtetit të Kosovës, me flamuj kombëtar, si dhe të vendeve që e kanë njohur Kosovën. Shumë qytetarë tashmë kanë nisur të festojnë 5-vjetorin e shtetit të Kosovës. Ndërsa në orën 12:00, do të fillojë parada e parakalimit të trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Në orën 15:00, Kuvendi i Kosovës mbanë seancë solemne.

Në seancën solemne pritet të ketë mysafirë nga shtetet fqinje. Për t'i akomoduar sa më mirë ata, deputetët e Kuvendit të Kosovës ka gjasë që të mos i zënë ulëset e tyre, pasi të ftuar janë afro 140 mysafirë.

"Morëm vendim që për shkak se hapësira jonë është e kufizuar në sallën e deputetëve të lejohet mundësia që deputetët nga Shqipëria, Maqedonia dhe nga Mali i Zi të ulen në pjesën e sallës ku ulen deputetët. Pra të krijojmë hapësirë sa më shumë që të mundemi, sepse atë ditë do të kemi mysafirë", ka thënë kryeparlamentari Krasniqi.

Gjithashtu në të gjitha komunat e Kosovës, janë organizuar manifestime të ndryshme kulturore për të festuar 5-vjetorin e Pavarësisë së vendit. Kurse në orën 20:00, do të jetë koncerti përmbyllës, në qendër të Prishtinës.

Kosova ka shpallur pavarësinë gati dhjetë vjet pas përfundimit të luftës me Serbinë. Në 2005 patën filluar negociatat në Vjenë mes Liderëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë. Pas dy vitesh negociata, Prishtina dhe Beogradi nuk kanë arritur të merren vesh.

Ndërmjetësi i bisedimeve, Martti Ahtisaari, propozoi Pakon e tij, në bazë së së cilës Kosova më 17 Shkurt 2008 shpalli pavarësinë.

Dy vite më vonë më 22 Korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.
Shtetin e Kosovës e kanë njohur, afër 1000 shtete.



www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRUGA E KOMBIT - SUKSESI MË I MADH PËR PESË VJET (02.17.2013)
PËRMBUSHJA E NJË ËNDRRE (02.17.2013)
FJALA E PRESIDENTES JAHJAGA NË CEREMONINË E DHËNIES SË DEKORATAVE PËR PERSONALITETE TË SHQUARA (02.16.2013)
BASHKIA E WORCESTER,MA (SHBA) NGRE FLAMURIN E KOSOVES (Fotoreportazh)Nga ARTUR VREKAJ,WORCESTER,MA (SHBA) (02.16.2013)
KOSOVA DEKORON ME MEDALJEN PRESIDENCIALE TË MERITAVE Dr. ELEZ BIBERAJN (02.16.2013)
NIS FESTA E PAVARËSISË (Fotoreportazh) (02.16.2013)
ARTA DOBROSHI E KRITIKON QEVERINË E KOSOVËSDobroshi - Padrejtësitë të cilat janë në realitetin kosovar, duhen denoncuar (02.16.2013)
PULLË POSTARE PËR PESËVJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS (02.16.2013)
Shkrim i viti 1935 që përgënjeshtron historianin Oliver Jens SchmittARKEOLOGIJA DHE AUTOKTONITETI I ILYRO-SHQIPTARVETNga Dr. SHYQRI DEMIRI (02.16.2013)
STIPE MESIQ - NUK MUND TË LEJOHET NJË GJENDJE GJYSMË LUFTE NË KOSOVË (02.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]