E Hënë, 05.20.2024, 08:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FESTA QË PËRÇAN KUNDREJT NJË PËRKUJTIMI QË BASHKON
Nga SAIMIR LOLJA

E Shtunë, 11.30.2013, 09:00am (GMT+1)



Shkuan mbi 22 vjet dhe vazhdon një ndarje midis njerëzve, e sidomos e arëzave politike, nëse dita e festës së çlirimit duhet të jetë 28 apo 29 Nëntori. Fillimisht "dita e çlirimit" u festua në Tiranë më 28 Nëndor të 1944 e 1945; më pas ajo u caktua për datën 29 Nëndor. Përçarja shtrihet që nga dy shqiptarë të kudondodhur në botë që diskutojnë për këtë "datë" e deri tek majat politike të shtetit zyrtar shqiptar. Vetëm fakti se kjo festë qeveritare (jo kombëtare, jo e përbashkët, jo e të gjithëve) sjell vetëm perçarje e grindje dhe aspak bashkim e respekt njerëzor, nënkupton se ajo "datë" nuk duhet të festohet; arësye të tjera renditen më poshtë.

Fjalë për fjalë, NACIONAL-ÇLIRIMTARE domethënë se një komb lirohet rrënjësisht (çlirohet) nga pushtuesit. Që këtu ky emërtim ngec, sepse kombi shqiptar nuk mbaron tek Ura mbi Bunë në Shkodër, në Veri, apo në Kakavijë, në Jug; dhe të pranosh një ditë të tillë do të thotë të pranosh Shqipërinë e coptuar më 1913. Edhe në kohën e tanishme, regjizura dhe rolet e teatrit politik shqiptar s'kanë ndryshuar përveçse artistëve të rinj që i luajnë këto role. Njëra palë nga këta artistë thotë se ushtria gjermane kaloi Urën mbi Bunë më 29 Nëndor 1944 në orën 00:15 të natës/mëngjez; pala tjetër e artistëve thotë se ushtria gjermane kaloi Urën mbi  Bunë më 28 Nëndor 1944 para mesante. Dokumenta të ardhura nga Gjermania në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë zyrtare tregojnë se forcat ushtarake të Rajhut III në Luftën II Botërore ishin në Shqipëri edhe më tej se 29 Nëndori 1944 dhe deri kur u larguan pa luftë në Dhjetor 1944 ikën sipas planit të tyre të tërheqjes nga vendet e Europës Juglindore. Si mund të ketë "ditë çlirimi" kur nuk ka patur luftime  sulmuese çlirimi nëpër qytetet shqiptare apo front luftarak në tërë Shqipërinë për qëllime çlirimi?

Ç'do të thotë PUSHTUES? Përgjigjen e jep vetë historia shqiptare që nga fundi i Nëntorit 1944: zbatimin mizor të "luftës së klasave", përndjekjet masive të njerëzve, humbjen e të drejtave të tyre, internimet, burgosjet e pushkatimet, sidomos të ajkës së kombit, të shkollarëve, atdhetarëve e klerikëve të besimit të lirë fetar; grabitja e pasurive të tundshme dhe të patundshme: fabrika, dyqane, mjete prodhimi, sipërfaqe toke, mallra, sende me vlerë, vepra arti, monedha ari e bizhuteri, të tëra sipas një plani të paramenduar me etapa për zhdukjen e pronësisë private biles edhe në mendjet e njerëzve, dërgimi jashtë Shqipërisë i pasurive kombëtare; prishja e raporteve shoqërore dhe traditave qytetare; rrethimi me tela me gjemba i Shqipërisë (në bashkëpunim me të huajt); humbjen e plotë të lirisë së fjalës, shtypit, përfaqsimit politik dhe mendimit.

"Tradhëtarët" nuk janë pushtues të vendit të vet dhe "çlirim" do të thotë largim apo përzënie të pushtuesve të huaj. Nëse festohet "dita e çlirimit" nga ushtria e Rajhut III në fund të Nëndorit 1944 po ashtu duhej festuar edhe "dita e çlirimit" nga ushtria fashiste italiane më 8 Shtator 1943. Nëse Shqipërisë do t'i kishte ardhur liria menjëherë pas Nëndorit 1944, atëhere: 1) luftimet dhe armiqësitë e lindura nga Lufta II Botërore në Shqipëri duhej të kishin mbaruar dhe amnistia e përgjithshme duhej të ishte shpallur ndonjëherë; 2) do kishte parti politike që do përfaqsoheshin nëpërmjet zgjedhjeve të lira në Kuvend dhe shtypi do të përcillte fjalën dhe mendimin e lirë; 3) njerëzit do ishin kthyer në shtëpitë e veta.

Lufta II Botërore në Europë filloi më 7 Prill 1939 kur Italia fashiste, me pëlqimin nga qeveria britanike, sulmoi Shqipërinë. Si rrjedhim, Shqipëria u bë pjesë e teatrit luftarak botëror, donin apo nuk donin njerëzit e saj. Nëse hidhet vështrimi mbi shtetet e tjera që u përfshinë në Luftën II Botërore, mësohet menjëherë se nuk ka shtet që të festojë ndonjë ditë "të çlirimit". Bie fjala, Bashkimi Sovjetik humbi mbi 26 milion njerëz në Luftën e Dytë Botërore dhe do i takonte atij në rradhë të parë të festonte një festë të tillë; por ai NUK ka patur ndonjëherë festë të tillë! Ajo që egziston dhe përkujtohet nga të gjithë në Europë është 8 Maji (9 Maji, me orën e Moskës), si dita e mbarimit të Luftës II Botërore dhe fitores kundër fashizmit. Shumë e thjeshtë dhe shumë thjesht, sepse më 8 Maj 1944 krye-komandanti i ushtrisë gjermane nënshkroi për palën gjermane kapitullimin e ushtrisë gjermane. Për sa i përket Shqipërisë, një dokument i ngjashëm kapitullimi apo çlirimi nuk egziston dhe as kishte kushte të krijohej. Meqenësë Shqipëria zyrtare ishte pjesë e aleancës kundrafashiste gjatë Luftës II Botërore, po me ato aleatë dhe me të njëjtën mënyre duhej të festonte fundin e luftës botërore.

Heqja e e "ditës së çlirimit" nuk do të thotë se mohohen luftimet apo shkatërrimet që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore. Heqja e "ditës së çlirimit" nuk do të thotë që të mos respektohen të gjithë luftëtarët që humbën jetën apo u plagosën në betejat ku shqiptarët morën pjesë, përfshirë edhe qindra partizanët shqiptarë që humbën jetën, si edhe të plagosurit, në luftimët matanë Hanit të Hotit e deri në Vishegrad të Bosnjes gjatë Luftës II Botërore. Heqja e e "ditës së çlirimit" nuk kërkon të harrohen të gjithë ato luftëtarë ose qytetarë që u masakruan qëllimisht nga palët ndërluftuese të Luftës II Botërore. Si kudo, për një respekt madhor e të qytetëruar ndaj të Rënëve në luftra nevojitet dhe egziston një ditë përkujtimore e quajtur Dita e të Rënëve në Luftë. Për t'u kujtuar është 11 Nëntori i cili përkujtohet në Europën Qëndrore e Perëndimore si dhe në Amerikën e Veriut. Për këtë qëllim njerëzit vendosin një lulekuqe në jakat e rrobave të tyre. Në veçanti, lulekuqja me ngjyrat e saja kuq e zi i përshtatet shumë mirë shqiptarëve. 11 Nëntori përkujton dhe nderon humbjet e jetës të ushtarakëve dhe qytetarëve në kohë luftrash. Kjo ditë e ka origjinën tek çasti i nënshkrimit të mbarimit të Luftës I Botërore prej ushtrisë gjermane në orën 11 të datës 11 të muajit të 11të (Nëntorit) të vitit 1918. Nëse shqiptarët kudo qofshin në Europën Juglindore kërkojnë të jenë pjesë e Europës së Bashkuar, pjesë e Perëndimit, atëhëre nevojitet që më 11 Nëndor [dhe më 28 Nëndor] të paktën punonjësit e shtetit dhe politikanët të vendosin në jakat e tyre një lulekuqe.

Pjesmarrësit dhe të rënët ndër luftëra, ato që e përballuan luftën më forma e pasoja të ndryshme, pavarësisht se në cilën "anë" kanë qenë, pavarësisht se si ngjyrosen nga fituesit e luftës, i kanë pas marrë me vete dallgat e luftës të cilat nuk përcaktohen nga njeriu i veçantë. Të rënët dhe të plagosurit në luftra, ushtarakë dhe qytetarë, kanë qenë njerëz me të drejtën natyrore për të jetuar e për të mos u dëmtuar, dhe është e domosdoshme me i përkujtuar pa dallim. Lufta II Botërore për Shqipërinë zyrtare mbaroi në fund të Nëndorit 1944 dhe për Europën në fillim të Majit 1945. Heqja e "ditës së çlirimit" dhe vendosja e Ditës Përkujtimore të të Rënëvë në Luftra më 11 Nëntor nuk pengon që grupe të caktuara të përkujtojnë ngjarje luftarake të shkuara apo të përkujtojnë dëshmorët e tyre.

Nuk mund të jetë festë mbarëkombëtare dhe e përbashkët një festim qeveritar që mbart në vetvete luftën dhe përçarjen midis shqiptarëve. Kjo nuk është për mburrje, por veçse për keqësi. Bashkimi, mirëqënia, bashkëjetesa, ripërtëritja, bashkëpunimi dhe përparimi kërkojnë mirënjohje e respket midis njerëzve, brezave e grupeve shoqërore. Që nga 1944, një "festë" e tillë nuk ka përcjellur nga brezat më të vjetër një mision të tillë për brezat e rinj. Një "festë" e tillë nuk e kryen një mision të tillë, në fakt e minon dhe e helmon një gjë të tillë. Një "festë" e tillë nuk ka patur patur ndonjëherë qëllim që të sillte armëpushim midis shqiptarëve dhe as të harmonizonte emocionet e njeriut të veçantë me respektin ndaj të gjithëve. Për më shumë, emërtimet "të mirët apo të këqinjtë" rrodhën nga ajo "festë" para 70 vjetëve dhe janë fare pa kuptim në kohën e sotme.

Nuk mund të festohet një ditë që i përket një "festë" e cila qëkur u montua vetëm Shqipërisë e kombit shqiptar nuk i ka shërbyer. Qëkur u porosit, ajo "festë" pati (dhe vazhdon të ketë) si qëllim ruajtjen e Shqipërisë së coptuar më 1913 dhe mosbashkimin shqiptar. Ajo "festë" i ka shërbyer dhe vazhdon t'iu shërbejë armiqve të Shqipërisë dhe në rradhë të parë shteteve fqinje që akoma vazhdojnë kështu t'i mbajë të pushtuara tokat shqiptare.

Nuk mund të festohet një ditë nga e cila rrodhën tradhëtitë ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi, çarmatimi i shqiptarëve të Kosovës gjatë kthimit nga Vishegradi të dy Divizioneve shqiptare më 1945, lënia kështu e shqiptarëve të Kosovës të tradhëtuar dhe të pa armatosur përballë sulmit dhe masakrave të ushtrisë komuniste jugosllave, bashkëpunimi në masakrën e Tivarit, fashitja e çeshtjes çame duke i bëri qytetarë të Shqipërisë zyrtare çamët e përzënë nga grekërit, etj.

Nuk mund të festohet një ditë e cila zanafillën e ka në tradhëtinë e madhe të PKSH duke prishur Marrëveshjen e Mukjes me Ballin Kombëtar (Gusht 1943) dhe mosnjohjen e Kuvendit të Bujanit (fillim Janari 1944) nën udhëzimin e drejtpërdrejtë të emisarëve jugosllavë që themeluan e udhëhoqën PKSH dhe oficerëve britanikë që krijuan e mbajtën në këmbë ushtrinë partizane shqiptare dhe atë jugosllave. Ashtu si Kuvendi i Bujanit, që u organizua nga komunistët kosovarë të PKJ dhe u firmos nga të gjithë delegatët: 43 shqiptarë dhe 6 serbë e malazezë, Marrëveshja e Mukjes bashkonte dy grupimet kryesore kundra-fashiste shqiptare dhe pranonte se Kosova kishte të drejtën e vetvendosjes, të shkëputjes nga ish-Jugosllavia dhe bashkimin me Shqipërinë. Data 29 Nëntor u bë festë e Shqipërisë zyrtare që të përkonte në të njëjtën ditë me festën e Republikës së Jugosllavisë, festë e cila e përkujtonte 29 Nëntorin e vitit 1943. Në atë datë u mbajt në Jajcë të Bosnjes Mbledhja II e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Jugosllavisë (AVNOJ) dhe u shpall organizimi i shtetit jugosllav të pas luftës. Vendimet dhe organizimet e AVNOJ-it u kopjuan tërësisht prej PKSH në Shqipëri pas disa muajsh në Kongresin e Përmetit më 24 Maj 1944.

Nuk mund të festohet një ditë e cila qëllimisht, sidomos gjatë viteve 1945-1991, u propagandua aq më fort se dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë së Vërtetë më 28 Nëntor 1912, sa që historia para 8 Nëndorit 1941 (data zyrtare e krijimit të PKSH) u venit fare dhe u quajt e keqe. Dita e Shpalljes së Pavarësisë iu bashkua si festë zyrtare "ditës së çlirimit" vetëm në vitin 1962, pas prishjes së lidhjeve me Bashkimin Sovjetik dhe heqjes si festë zyrtare të datës 7 Nëntor, ditës së revolucionit bolshevik të vitit 1917 në Rusi.

Nuk mund të festohet një ditë që shënon fillimin e diktaturës absolute, mbylljen e Shqipërisë ose lidhjen e saj me Lindjen, e më e keqja me ish-Jugosllavinë; rrënimin e deri në mbylljen e qendrave të besimit të lirë fetar; futjen e njerëzve për të banuar nëpër kapanone me kate, prishjen e qyteteve dhe trashëgimisë qytetare, ngritjen pa të ardhme të ndërtimeve të reja; fillimin e gënjeshtrës me lugën e florinjtë më 1945, pasuar me pesëvjeçarët e punës që ishin një hap drejt [fantazmës së] parajsës së barazisë; dhe që vazhdoi me çekun e bardhë më 1991 kur në pushtet erdhën të rinjtë.

Nuk mund të festohet një ditë e cila shënon fillimin e plotësimit të dëshirës së akademikut serb Çubriloviç të shprehur në Memorandumin tij famëkeq "Përzënia e Shqiptarëve" të botuar më 1937: "...por më e keqja akoma është të mësuarit e Shqiptarëve me idetë Europiane perëndimore të pronës private....". Shqiptarëve të Çamërisë dhe të Shqipërisë zyrtare iu zbatua e njëjta gjë, kurse atyre në ish-Jugosllavi nuk iu krye plotësisht.

Nuk mund të quhet festë një ditë që shënon fillimin e shkatërrimit sistematik të trashëgimisë krijuese, shkollore dhe profesionale shqiptare; dhe njëkohesisht thellimin e turmëzimit mendor të njerëzve, pasojat e së cilës vazhdojnë ta dëmtojnë shoqërinë shqiptare edhe pse kanë kaluar mbi 20 vite nga "kthesa". Dhe nuk mund të festohet një ditë e cila ligjërisht është e paligjshme, sepse në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Neni 14, Pika 5, shkruhet se "Festa e kombëtarë e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori".

SAIMIR LOLJA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MJEKU KËRKON ZHVARRIMIN DHE RIEKSPERTIMIN URGJENT TË ISH DEPUTETIT OLLDASHI - RAPORTI I PLOTË PIKAT E ERRËTA TË EKSPERTIZËSKoka e Olldashit ishte shumë e çarë, xhami nuk e pret kafkën (11.29.2013)
ATDHEU, KRYEFJALA E FJALËVEPoezi nga ODHISE GRILLO (11.28.2013)
DITA E NJËZETETËSPoezi nga LASGUSH PORADECI (11.28.2013)
– Ditës së Pavarësisë Kombëtare, 28 Nëntorit –PËRJETËSISHT DORËN N’FLAMURTeksti: Zeqir LushajKendojnë: Perparim Brati e Hamit Kastrati (Has) (11.28.2013)
KRAHARORI I SHQIPEVEFlamurit tonë të shenjtë kombëtarPoezi nga RRUSTEM GECI (11.28.2013)
PORTRETET E 40 FIRMËTARËVE TË PAVARËSISË - 40 SHENJTORËVE TË PAVARËSISË - VEPËR E PIKTORIT TË SHQUAR ARBEN MORINA (11.28.2013)
FJALORI I BUKURISË - 'LA REPUBBLICA' REKOMANDON VETULLAT SI KRAHË PULËBARDHASH TË RITA ORËS (11.27.2013)
RRËFIMI PËR SHQIPTARËT SHPËTIMTARË TË HEBRENJVE I RRËFEHET BOTËSNga JOSEPH BERGER, The New York Times (11.27.2013)
GJOSHO VASIJA U VARROS NË TRIESTE - NUK KISHTE AS SHTËPI NË SHKODËR (11.27.2013)
KA RA BORË NË TROPOJËPoezi nga RAMIZ LUSHAJ (11.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]