VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KRYETARI I BASHKISË OFRON TRANSPARENCË DHE FITON ZEMRËN E KRYEQYTETASVENga BLERINA ROSHI

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 08:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

KRYETARI I BASHKISË OFRON TRANSPARENCË DHE FITON ZEMRËN E KRYEQYTETASVE

Nga BLERINA ROSHI


E Enjte, 12.22.2011, 10:06pm (GMT+1)

Gjithmonë kam besuar se popujt nuk janë indiferentë. Kam besuar se njerëzit nuk nxitojnë drejt kutisë të votimit të papajisur me kartën e analizës së tyre. Ata observojnë, gjykojnë, konkludojnë dhe si perfundim janë pikërisht ata që përzgjedhin kandidatin e tyre, duke ndëshkuar njëkohësisht kanditatin e pazgjedhur me humbje.

Kjo do të thotë se, nëse vendos të kandidosh, atëhere programo mirë që të jesh kandidati i duhur, sepse çdo njëri prej nesh do të vëzhgojë e gjykojë gjithë veprimtarinë tënde.

E gjithë kjo gjen veten në një përkufizim se në demokraci zgjidhen më të mirët e se janë pikërisht këta që domosdoshmërisht do të perceptojnë keqfunksionimet dhe problemet që kanë qytetarët.

Duke iu referuar kësaj të fundit, le të bëjmë një retrospektivë të shkurtër, duke u rikthyer më pas menjëherë në të tashmen.

Shumëkush është tashmë në dijeni të "townhall meetings", që kryetari i sotëm i bashkisë ushtronte fushatës së tij.elektorale. Ky element i fushatës së kryetarit të bashkisë në atë periudhë, krejt i panjohur për ne, nuk ishte zgjedhur thjesht si një dekoracion apo thjesht për fushatë.

Shumëkush e njeh faktin se sa të dendura e të përsëritura ishin takimet e Z. Basha me banorët e kryeqytetit. Kjo në kuptimin e thjeshtë rezulton të ketë qenë vetëm një element strategjik i kryebashkiakut për të mundësuar grumbullimin sa më shumë të mundur të informacioneve nëpërmjet takimeve me qytetarët, takime këto që vazhdojnë parreshtur ende sot.

Më në fund kryetari i bashkise kishte në duart e tij një paketë projektesh që do t"˜iu përgjigjeshin nevojave të qytetit tonë dhe problemeve që ai mbart. Sërish kjo ka vetëm një përkufizim - se në demokraci zgjidhen më të mirët e janë pikërisht këta të fundit ata që domosdoshmërisht do të hartojnë strategjinë që do t'u përgjigjet përmbushjes të kërkesave tona, pra të qytetarit të Tiranës.

Ndërsa tani gjendemi në ditët kur kryebashkiaku i Tiranës paraqet përballë qytetareve përdorimin e fondeve publike. Ndalemi këtu dhe pyesim a nuk është kjo transparencë? A nuk është pikërisht transparenca ajo që duhet karakterizojë shtetin në demokraci? Që do të thotë se shteti në demokraci nuk është një xhungël e padepërtueshme dhe as një mekanizëm i panjohur, ku asnjë nuk kupton ç'u bë, si u përdorën dhe ku përfunduan fondet publike që rrjedhin prej taksave të qytetarëve?

Në sytë e qytetarëve kështu bëhet transparente veprimtaria e shtetit. Edhe më tej, sot kryebashkiaku i Tiranës vendos njësitë bashkiake në një pozicion garues, duke ofruar fonde ashtu si ai vetë i cilëson në varësi të cilësisë së shërbimeve që ato ofrojnë.

Si konkluzion unë besoj se mirënjohja jonë do të duhej të kalonte në anën e kryetarit të bashkisë, që i sjell demokracisë sonë të brishtë elemente të munguara.

BLERINA ROSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
13 NJOHJE NË 2011n (12.22.2011)
ALEANCA KUQEZI NIS FUSHATËN "FOL VETËM SHQIP" (12.22.2011)
Ky 100-vjetor do të shndërrohet në një proces vlerësimi nga Lidhja e Prizrenit e deri më sotGJUHA, VEND QENDROR NË TË GJITHA PROGRAMET E SHKOLLAVE (12.22.2011)
LETËR NGA H.R.H. PRINCI I KURORËS LEKA II ADRESUAR KONGRESMENIT, SHKËLQESISË SË TIJ ELIOT ENGELL (12.21.2011)
"Wall Street Journal": S'ËSHTË MIRË TË JESH MBRET (12.21.2011)
MURPHY: ËSHTË CINIKE TË THUHET SE SHBA DUAN FALSIFIKIMIN E HISTORISË SË DIKUJT (12.20.2011)
"Deutsche Welle": KANCELARJA MERKEL VIZITON KOSOVËN (12.19.2011)
Shtypi malazes komenton romanin "Darka e gabuar" të Ismail KadaresëROMANI - PASQYRË E MJESHTRIT TË IRONISËNga VLATKO SIMUNOVIQ, Pobjeda, Podgoricë  (12.18.2011)
IVO ANDRIÇ, PROJEKTI PËR SHFAROSJEN E SHQIPTARËVE (12.15.2011)
NGA "BJESHKË TË NEMUNA" NË "BJESHKË TË BEKUEME" (12.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]