VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DËBIMI NGA PARAJSANga VEHBI SKËNDERI

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 12:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
DËBIMI NGA PARAJSA
Nga VEHBI SKËNDERI

E Mërkurë, 04.02.2014, 02:06pm (GMT+1)



"Je heretik", më thanë. E më dëbuan nga shtëpia.
Ndonëse unë isha prift më katolik se Papa.
"Dakord", përgjigjem preraz, tek vërej tre detektivë prapa.
E shkoj vullnetarisht drejt e në Ferr.
Diku pas Malit Dajt, në një kazan,
Rrethuar me shkëmbinj, gjarpërinj e minj si ujq! Të mbiquajtur Zall-Mner.

« Na u hiq këtej Â» !-bërtet plot tmerr truproja e dreqërve.
Unë vërej dhembshurisht kopenë e fatkeqëve:
I vrarë s'ka më keq dhe ca më keq i mjerë,
kthehem në fshatin tim për herë të dytë. Po më lëshojnë qentë. "Na u hiq nga sytë"!
- ulërin kori i vëllezërve.

Unë, që t'iu largohem pështymave të lakejve, iki.

Marr tri ditë bukë në trajsë, ble në ambasadë
një vizë kontrabandë dhe, me një avion privat, zbres në Parajsë!
Po engjejt tejet të arsyeshëm e engjëllorë, pak të padukshëm e të përhimtë:
Më dëbojnë sa vë këmbën në Eden, si « alien Â» të « dyshimtë Â».

« Dakord Â» Hipi një anije kozmike për në një galaktikë tjetër.
«Çudi Â», flas si nëpër gjumë:
« Këtu njerëzit s'paskan hiç frikë nga unë Â».
E mendoj buzagas. "E unë prej askujt s'paskam frikë". "Shyqyr", e marr frymë i lirë.
"Nuk ka më mirë"...
Dhe më pëlqen sa s'ka ku vete: kopshti im, gruaja (vendase) shtëpia.

Po edhe dielli, shiu, flladi e hija.

"Shih, janë tjetër gjë. Fare tjetër."!
Por sapo pshtetem për t'u çlodhur pak troket dikush.
"Kush është"? "Policia", guget një pëllumbeshë.
"Jo"! Unë nuk mund të them dot kurrsesi se u përdor mbi mua "dhunë". Unë...
Përkundrazi: më rrahën lehtaz supet dy police të hijshme e më cicëruan urdhërin fatal:
"Dëbohesh nga Gjithësia, si "I Pandreqshëm"! "Dakord". E kur shikoj se nuk më "fal"
askush (s'ka rekurs) dhe s'pipëtin askund asnjë dritë e gjelbër
thërras sa mund: "Vafshi në Djall të gjithë"!

Edhe filloj në Kozmos turrin e përjetshëm.
"O Zot i Madh", bërtas me sa fuqi: "Ose më bëj një trup qiellor
(ashtu siç e di Ti) të sillem nëpër rruzull".
Ose: një horr e superhorr të mbretëroj në xhungël":
Por, për të qenë dhe pak "tolerant", siç është moda, e ul zërin tri korda:
Ose "sëpaku" frymë në hundë, si Adamit, dhe më bëj re.
Të fluturoj aty ku kurrkush nuk më njeh. E kurrkush nuk më sheh"!

Reinach, 7 janar 2003
-
Nga libri "Zvicra Shqipëria ime", Prishtinë 2004

VEHBI SKËNDERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË DUA TY, VETËM TYNga RABINDRANATH TAGORE (04.02.2014)
FISNIKU I GOSTIVARIT Kushtuar Sandulla Zendeli (Daja) me origjinë nga Gostivari që prej 50 vitesh jeton në Suedi dhe kontribuon për kullturën kombëtareNga NAMIK SELMANI (04.02.2014)
KRYQËZIMI NË TI VARRNjë poezi e shkruar para 20 vjetësh. Po e paraqes në përkujtim të 69-vjetorit të masakrës së TivaritNga RAGIP SYLAJ (04.01.2014)
POR LETRA ISHTE LAGURNga SEJDI BERISHA (04.01.2014)
TË ZGJEDHURËSNga JOHANN WOLFGANG VON GOETHE (04.01.2014)
NGA TË SHKOJNga REXHEP SHAHU (04.01.2014)
DASHURIA E PARËNga CHARLES BUKOWSKI (03.31.2014)
PRANVERËNga FASLLI HALITI (03.31.2014)
FËMIJËT E SHKOLLËS SË FSHATITNga AGIM SPAHIU (03.31.2014)
ÇDO DITË DUKE LUAJTURNga PABLO NERUDA (03.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]