PËR TONIN E TË KUQIT NË BUZË Nga QAZIM SHEHU
E Hënë, 04.07.2014, 08:23am (GMT+1)
Për tonin e të kuqit në buzë, Për trillin e buzës që s`u puth, E ngrita këtë vjershë si rrudhë, Për puthjen e munguar u rrudh. Për ngjyrën që u ngjye me nge, Dhe dogji aty si flakë, Puthjen e ardhshme që fle Do e hetosh pak e nga pak. Kur ta japësh me nxitim, në buzën e faqen që do, kaq bojë harxhohet me teprim, kaq flakë që përvëlo. Kur puthja mungon, e kuqja, E ngjyrës që del nga tubi, Të bën ty si nusja Që së pari e zu turpi. E kuqja ethet të ngre, Zbret e ngjitet në mollzë, Dhe ti harruar e ke, Buzën e njomë. e kuqja e ka mbuluar. Ngjyrën e brishtë të mishit, Si një flakë e tërbuar, Kërkon puthjen që ishte...
QAZIM SHEHU
|