E Djelë, 05.19.2024, 03:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VRASJET E 2 PRILLIT RËNDOJNË AKOMA, DËSHMORËT BURIM FRYMËZIMI
Mesazhi i Kryetarit të Partisë Demokratike, në përkujtimin e vrasjeve të 2 prillit në Shkodër

E Enjte, 04.03.2014, 07:41am (GMT+1)






Shkodra dhe mbarë Shqipëria kujtojnë sot sërish, si çdo vit, me nderim dhe brengë, vrasjen e pabesë 23 vjet më parë në këtë qytet, të Arben Brocit, Bujar Beshanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës, katër djem të rinj njëzet vjeçarë, katër studentë njëri më i mirë se tjetri, katër shkodranë në pranverën e parë të ëndrrës për liri dhe demokraci.

Demokratë të vendosur, si shumica dërmuese e rinisë shkodrane dhe shqiptare të kohës, ata e kishin ndarë mendjen qysh në krye të mos kursenin asgjë për Shqipërinë e lirë.

Përkushtimin e tyre deri në vetëmohim e tregojnë shumë bukur kujtimet e gjalla të miqve dhe shokëve të tyre, që u shpalosen edhe sot këtu; e tregojnë dëshmitë prekëse që unë kam patur rastin të dëgjoj sa e sa herë në Tiranë për Arben Brocin, studentin kryelartë të Dhjetorit që u përball plot dinjitet, përkrah shokëve të tij, me ish-Presidentin e kohës, Ramiz Alia në takimin e fitores së pluralizmit, anëtarin e orëve të para dhe një nga drejtuesit më brilantë të Partisë Demokratike në Shkodër. Po kështu edhe për Nazmiun, Bujariun, Besnikun.

Ata kishin zgjedhur këtë rrugë, rrugën e lirisë, pa llogaritur rreziqet.
Por nuk ka dyshim se vrasja e tyre në demonstratën e 2 prillit në Shkodër ka dhembur më shumë e ka indinjuar më shumë sepse u vranë në befasi, në tradhëti, prapa shpine, nga frengjitë e burracakërisë, pashpirtësisë, antishqiptarizmit.
Sa më shumë kalojnë vitet dhe sa më shumë zenë vend në ndërgjegjen demokratike të shqiptarëve zakonet dhe standartet e demokracisë europiane, aq më qartë del në pah karakteri politik, qëllimi kriminal dhe absurditeti i vrasjeve dhe plagosjeve të 2 prillit në Shkodër nga forcat e policisë dhe ish sigurimit të shtetit të asaj kohe. Shpeshherë, atë që bën koha në shërbim të së vertetës nuk e bën dot asnjë lloj hetimi.

Le të kthehemi sot për pak sekonda në fillimprillin e vitit 1991 në Shkodër, le të përfytyrojmë qindra gjimnazistë shkodranë të ulur në shesh me çantat e tyre të shkollës. Janë sa të gëzuar, aq edhe të dëshpëruar. Demokracia që atëherë identifikohej me partitë e reja opozitare ka fituar thellë në Shkodër, por nuk ka fituar në shkallë vendi në zgjedhjet e para shumëpartiake të një dite më parë. Me përjetimin e tyre njerëzor dhe rinor të një shansi të humbur, me ndjenjën e protestës së pastër që shoqëron këtë përjetim, ata, gjimnazistët shkodranë, janë pararendësit e përmbysjes që do të ndodhë pas një viti.

A janë për t'u goditur ato vajza dhe djem nga policia?

A ka arsye, a ka shkak të qëllohen me shkopinj gome dhe të ndiqen këmba këmbës me egërsinë me të madhe? Kushdo e kupton se sa pa kuptim është e gjithë kjo në raport me demokracinë. Por regjimi kërkon të tregojë dhembët dhe të shfrejë urrejtjen mbi demokratët tani që mendon se ka fituar. Në këtë urrejtje, u ngjiz 2 prilli si ditë e përgjakshme, si njolla apo danga e pashlyeshme, me të cilin regjimi komunist e përfundoi, siç e kishte nisur, kohën e vet shumë të gjatë.

Nga dhjetori i vitit 1990 e deri në shkurt 1991, ishin regjistruar në Shqipëri protesta të ashpra, deri në konfrontime të rrezikshme. Përballja e popullit të lirë dhe demokrat me regjimin kishte vënë në rendin e ditës, çështje të një ndjeshmërie të lartë, siç ishte përshembull rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës me 20 shkurt 1991. Por nuk ishin përdorur armët e zjarrit. Regjimi ishte mburrur se shmangu gjakderdhjen.

Po pse u përdoren armët e zjarrit në Shkodër me 2 prill, në një protestë paqësore lokale të rinisë? Sepse kupola komuniste ishte në iluzionin e fitores dhe konfirmimit si forcë në pushtet edhe me votë, edhe me zgjedhje. Duke harruar se PD i kishte nxjerrë me zero në qytetet e mëdha. Duke mos kuptuar trendin e së ardhmes.
Përtej verdiktit që ka dhënë drejtësia, vrasjet dhe plagosjet e 2 prillit rëndojnë përjetë në koshiencën dhe kujtimin e atyre që urdhëruan të qëllohet me armë zjarri mbi rininë shkodrane nga një ndërtesë e destinuar për t'u zhdukur me turp në kujtimet me të këqija, siç ishte selia lokale dhe vetë historia e PPSH-së.

Rasti nuk mund të zgjedhë kaq ligsht për të ndezur fitilin e përçarjeve dhe konfrontimeve, siç zgjodhi me vrasjen e Arbenit, Nazmiut, Bujarit dhe Besnikut.
Por demokratët e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë e kanë patur të qartë qysh ditën e parë të vërtetën e vrasjeve politike të 2 prillit. Mesazhi që morën me çmimin e humbjes së katër jetëve në lule të moshës ishte se kundërshtari ka ndërruar qimen por jo zakonin, se beteja për lirinë vazhdon, se rruga është e gjatë.

Ky mesazh, në thelbin e vet pozitivist e frymëzues, mbetet aktual sot e kësaj ditë. Ne kujtojmë e do të kujtojmë me nderim e mirënjohje të veçantë katër dëshmorët e 2 prillit, katër demokratët tanë të rinj, njezetvjeçarë të përhershëm, që do të rrojnë gjithmonë në zemrat tona.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HALABAKËT E LËVIZJES SABOTUAN LUFTËNFARK-u LEGJITIMOI LUFTËN NË KOSOVË -SHIK-asit mohojnë FARK-un, mohojnë luftën- Nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.03.2014)
TRAGJEDIA E 2 PRILLIT23 vjet nga vrasja e Arben Brocit dhe tre studentëve nga Sigurimi i Shtetit gjatë mitingut antikomunist - Skenari i Gramoz Ruçit në masakrën e 2 prillitNga ALFONS GRISHAJ (04.03.2014)
SKANDALE DEMARKACIONI TË KOSOVËS E SHQIPËRISË ME MALIN E ZIStudim nga RAMIZ LUSHAJ (04.02.2014)
2 PRILL  1991 – 2014...KËSHTU THA… RAMIZ ALIA: “VETËM N’ FUTA E DEGERMIA... ZBUKUROHET SHQIPËRIA!”Misteri i vrasjes së 4 të rinjve shkodranëNga FRITZ RADOVANI (04.02.2014)
KUR U VRA ARBEN BROCI...Nga VEDAT KOKONA (04.01.2014)
ESHTRAT E BEUT – KUSHTUAR EQEREM VE VLORËSNga EDISON YPI (04.01.2014)
ME FRYMËZIM POETI - PËR PASURITË SHPIRTËRORE NË MALËSINË E GJAKOVËS(Veprimtari përuruese, për librat e studuesit Avdyl Sulaj)Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (04.01.2014)
FILOZOFI ARTAN FUGA - RESPEKTIMI I JETËS SË TJETRIT DHE TOLERANCA NË BESIMIN FETAR JANË DY VLERAT THEMELORE TË MYSLIMANIZMIT SHQIPTAR (Intervistë) (04.01.2014)
RAMUSH HARADINAJ - MISION I PAMBARUAREsé nga RAMIZ LUSHAJ (04.01.2014)
”SOFRA POETIKE E BORÃ…S” DO JETË TRADICIONALE NË TË ARDHMEN NËN PATRONATIN E SHSHASH PAPA  KLEMENTI XI ALBANI NË SUEDI DHE QKSH MIGJENI NGA BORÃ…SFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU (03.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]