AMANETI I TË RËNËVE Cikël poetik nga GJON MARKOKAJ
E Mërkurë, 04.02.2014, 08:44am (GMT+1)
AMANETI I TË RËNËVE
Amanet jane fjalet e prinderve Ato kryhen deri ne piken e fundit Amanet shume me i madhi Eshtë ai në gojen e të rënëve. Sejcili ne minutë të fundit Amanet e kane lënë: -Grusht çelikut, rreth Flamurit Shqipnine e Bashkueme"!
Jeta tashmë ka ague Të qendrojmë të bashkuar Me gjuhë doke e zokone Amaneti i të rënëve! ./.
...SA NASTRADIN HOXHA
Mendoj per ndryshimin Habitem me fjalet e Nastradinit Per papajtueshmerine e tijë Me pushtetaret e ati regjimit.
Ai kurre s' u pajtue me kaditë Punonjesit e drejtësisë at' jetë Ai jetoi në Akshimir - Anadoll Në shekullin e trembedhjetë.
Ai po të jetonte në Shqiperi Gjysma e dytë shekulli i njizetë Nuk shpetonte nga diktatura...., Po denohej bash si dreqi vetë!
Sot që jemi te lirë nga diktaturat Te ballafaqohem per padrejtesitë tona, Të luftojmë e të nxjerrim të verteten Të pakten..., sa Nastradin Hoxha ! ./.
RRIQNA NËN SQETULLË
Edhe sot, "qejt' ulurijnë" Komshijtë e pa ngopun! Nga trojet shqiptare: Kërkojnë "grimca=kashata"! Këto, s' jane gje tjeter Veçse një shovinizëm i ri Në Evropen e moderuar Dhe të vjenë vertetë çudi!
Tregojuni njiherë e mirë Derrave të pa ngopur (Ata s'kanë ndryshuar fare) Por do ndryshojnë, pa çare! Sot ata, po ushqehen: Si "rriqna nën sqetullë" (Siç thote nje shprehje e vjeter) Me gjakun tone në "kohë modern" Por ndoshta..., jo më, kurr tjeter ! ./. FAJSI E DYTË Europa e sotme Pa "Bijtë e Shqipës", Gjindet e mangët! Pse ne t'fundit e rradhës?
Lutuam e derdhem gjak - Për dinjitet e Komb Po na sulmoni, " pa hak" Jemi te vjetër ne Ballkan
Ne s' kemi të drejtë, Prej "shovinizmit të ri" Që s' po ngopen kurrë E tekat po ua plotesoni. Integrimin, në Europë S' po na epni "dhuratë" Na takon o ju të nderuar! Dhe ne, ketu Zoti na ka falë. Mos i ushqeni, "Qejt' grabitqarë"...., Të padrejtësisë tjeter, ...Se Evropës së vjetër!
Në fund të fundit Vonesa në Integrim, Eshtë: "fajësi e dyte"...., Për shqipot e vendit tim. ./.
TË BASHKOJMË FJALEN
Ooo lexueeesi iiim! E di se ështe folur shumë E po me "merret goooja"! Veçese, diku due me dalë?
Eshtë e drejta e jonë: Te bashkojmë fjalën E gjithë elita, shqiptare: Në mendime, kulturë e art. Tradita , doke e zakone I kemi te përbashkëta Art, kulturë e Gjuhë Shqipe - T' i ruajmë të pastra!
Asht amaneti i të rënëvet Qe luftuen e derdhen gjak: Për bashkimin e trojeve, (Si sot dhe dikurë) Atdhe = Komb = Flamur! Mbetet aktuale: - Faktori i brëndshem "Bashkësia Kombëtare" - Te bindim faktorin e jashtem Te gjykojnë ndryshe Për Shqipërinë e Shqiptarët Ata ta dinë se "Bijtë e Shqipes", Shqiptaret janë: "zotën" Kudo të jene, në trojet e veta....., Të tjerët, t' mos u gëzohen!!
Vetem keshtu Kombi, Forcohet per çdo ditë Bashkësia etnike ecën E nesermja vjen me dritë! --------- (Per VOAL, ch, nga Washington State, 1 Prill 2014)
GJON MARKOKAJ
|