PRISHTINË - MOORE KËRKON KONSENSUS PËR EULEX-in, GJYKATËN DHE ZGJEDHJET NË KOSOVË
E Enjte, 04.03.2014, 08:51pm (GMT+1)
PRISHTINË - Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit, Jonathan Moore, i cili ka ardhur të enjtën në Prishtinë, pritet të nxisë autoritetet kosovarë që të pajtohen për zgjedhjet, Gjykatën dhe Mandatin e EULEX-it. Ai gjatë ditës ka takuar Hashim Thaçin dhe Hajredin Kuçin ndërkohë që më vonë do të takojë edhe Presidenten Jahjaga.
Diplomati amerikan do të kërkojë nga autoritetet kosovare dhe partitë opozitare që të votojnë për zgjatjen e mandatit të EULEX'it, krijimin e Gjykatës që do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së si dhe të nxisë ata që të pajtohen për afatin e zgjedhjeve, para se të shpërbëhet Parlamenti i Kosovës.
Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson ka njoftuar se përfaqësuesi i State Departament'it Jonathan Moore ka takuar Kryeministrin Hashim Thaçi dhe më pas edhe Zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi. Jacobson ka bërë të ditur se ka pasur një takim të mirë më qeveritarët kosovarë ndërsa ka paralajmëruar edhe një takim me Presidenten Atifete Jahjaga.
www.voal-online.ch
|