E Djelë, 05.19.2024, 01:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - KREU I KUSHTETUESES SHKEL KUSHTETUTËN

E Hënë, 04.07.2014, 08:44am (GMT+1)


Prishtinë, 7 prill 2014 - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i ka dhënë vetes të drejtë që t'i kërkojë presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barozo dhe zyrtares së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Ketrin Eshton, vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, të cilëve u skadon kontrata në fund të gushtit të sivjetëm.

Një veprim i tillë, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, pasi ky dokument ka afro dy vjet që është pastruar nga neni 152, i cili e përcakton përbërjen e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese. Kur është përmbyllur faza e mbikëqyrjes së pavarësisë, është vendosur që tre gjyqtarëve ndërkombëtarë në Kushtetuese, mos t'u ndërpritej mandati para kohe, por të riemërohen në të njëjtat pozita deri në fund të gushtit të vitit 2014. Këtë e ka bërë ish-Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, me vendim të veçantë.

Duke pasur parasysh amendamentimin e Kushtetutës, por edhe vetë ligjin mbi bazën e të cilit funksionin Gjykata Kushtetuese, shkruan Tribuna,Hasani ka pasur për obligim që ta njoftojë vetëm Kuvendin e Kosovës, se ndërkombëtarëve po u skadon mandati. Kuvendi, më pas do të autorizohej të niste procedurat për përzgjedhjen e gjyqtarëve të rinj. "Gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, sipas pikës 1.1 të paragrafit 1 të këtij neni, Kryetari i Gjykatës njofton Kuvendin e Republikës së Kosovës me qëllim që të fillojë procedurën për propozimin e gjyqtarit të ri", thuhet shprehimisht në ligj.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QEVERIA RAMA LETËR PROKURORIT LLALLA - TË HETOHEN 'PESHQIT' E MËDHENJ (04.07.2014)
FËMIJËT SHQIPTARË DENONCOJNË DHUNËN (04.07.2014)
KOSOVËS I HAPEN DYERT E NATO-s (04.06.2014)
KOSOVË - KUNDËRSHTOHET GJYKATA E POSAÇME (04.06.2014)
PRESIDENTJA JAHJAGA - GJYKATA E POSAÇME, DËSHMI E BASHKËPUNIMIT ME DREJTËSINË NDËRKOMBËTARE (04.06.2014)
RAMA DEKORON ERMONELA JAHON - ËSHTË AMBASADORJA JONË MË E MIRË NË BOTË (04.05.2014)
AMBASADA E SHBA, NJOFTIM PËR LAZARATIN - ËSHTË ZONË JASHTË KONTROLLIT, MOS U AFRONI (04.05.2014)
Zëri i Amerikës, NASIP NAÇO - KËRKOJMË PËRFSHIRJEN E OPOZITËS PËR REFORMAT (04.05.2014)
AMENDAMENTI I PROPOZUAR NGA SHBA - 15 VITE BURG KUSH NXIT REKRUTIMIN PËR NË SIRI (04.05.2014)
STEFAN FYLE - KONFRONTIMI POLITIK I MINON ARRITJET E SHQIPËRISËKomisioneri për Zgjerimin shprehet se “qeveria dhe opozita bashkë, duhet të sigurojnë që procesi të mos dalë nga udha. Qeveria të respektojë regullat dhe kushtetutën” (04.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]