E Shtunë, 05.18.2024, 09:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
AMENDAMENTI I PROPOZUAR NGA SHBA - 15 VITE BURG KUSH NXIT REKRUTIMIN PËR NË SIRI

E Shtunë, 04.05.2014, 07:52am (GMT+1)



TIRANË - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i sugjerojnë Kuvendit të Shqipërisë që në projektligjin për dënimin e personave që marrin pjesë në një konflikt të armatosur në një shtet të huaj të parashikohet dënimi me 15 vite burgim për nxitjen dhe furnizimin me pajisje e mbështetje materiale.

Në rekomandimet e hartuara nga misioni OPDAT i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve sugjerohet gjithashtu që të kriminalizohet edhe pjesëmarrja në trajnime të organizuara nga organizatat ushtarake ose paraushtarake të përfshira në një konflikt të armatosur. Një tjetër rekomandim është edhe ristrukturimi i neneve në mënyrë që situatat e përjashtimit nga përgjegjësia penale të renditen në mënyrë të veçantë dhe të jenë më të qarta.

"Ne mendojmë se është e domosdoshme të bëhet më e qartë se personi duhet të jetë, në të njëjtën kohë, shtetas i një shteti të huaj që është në konflikt dhe pjesëtar zyrtar i forcave të armatosura të këtij shteti, në mënyrë që të përjashtohet nga përgjegjësia pnela. Gjithashtu në lidhje me përjashtimet nga përgjegjësia penale, ne sugjerojmë që të shtohet edhe një përjashtim i katërt që lidhet me ushtarakët shqiptarët që shërbejnë në misione jashtë vendit, në përputhje me ligjin e brendshëm", - citohet nga raporti i misionit OPTAD që mban firmën e këshilltarit ligjor resident në Shqipëri, Michael Vaccaro.

Në funksion të të njëjtit qëllim, deputetëve shqiptarë iu rekomandohet që në projektligj "termi i përdorur 'luftarake' të zëvendësohet me 'ushtarake', si edhe të shtohet edhe 'paraushtarake. Këto ndryshime do të bëjnë të qartë që në fushën e veprimit të dispozitave të përfshihen të gjitha organizatat që marrin pjesë në një konflikt të armatosur, pavarësisht nëse përfaqësojnë apo jo forcat e armatosura 'zyrtare' të një shteti. Për këtë arsye edhe titujt e dispozitave duhet të ndryshohen, për të hequr çdo referencë tek 'veprimet luftarake'", - shprehet OPTAD.

Në raportin që i është dërguar Kuvendit të Shqipërisë nuk mungon as përgëzimi për atë grup deputetësh që morën iniciativën ligjore për të parashikuar dënimin me burgim të personave që marrin pjesë në një konflikt të armatosur jashtë territorit të Shqipërisë. "Ne i përgëzojmë anëtarët e Kuvendit që morën iniciativën për të hartuar tre dispozitat e propozuara, të cilat mbushin boshllëqe të identifikuara tashmë në legjislacionin penal dhe u përgjigjen me shpejtësi prirjeve të aktivitetit kriminal. Ne mendojmë se këto dispozita janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe përshtaten mirë me legjislacionin penal ekzistues në Shqipëri", - shprehet misioni OPDAT.

Rreth një muaj më parë një grup deputetësh të PS-së, LSI-së e PDIU-së depozituan për miratim në Kuvend një projektligj që parashikon dënimin me burgim nga 3-8 vjet për pjesëmarrje në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj si edhe dënimin me 5-10 vjet burgim kur kjo vepër penale kryhet me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj. Ndërkohë që nxitjen, rekrutimin apo financimin për pjesëmarrjen në këto veprime luftarake propozohej të dënohen nga 5-15 vjet burg. (bw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STEFAN FYLE - KONFRONTIMI POLITIK I MINON ARRITJET E SHQIPËRISËKomisioneri për Zgjerimin shprehet se “qeveria dhe opozita bashkë, duhet të sigurojnë që procesi të mos dalë nga udha. Qeveria të respektojë regullat dhe kushtetutën” (04.05.2014)
Deutsche Welle - KOSOVA PËRGATITET PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHMEKuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim ligjin për zgjedhje. Data e zgjedhjeve nuk dihet ende, por fundi i majit e fillimi i qershorit lakohen si koha e mundshme (04.04.2014)
SHQIPËRI - KUSHTETUESJA I JEP TË DREJTË OPOZITËSNdërhyrja në serverin e Tatimeve, Gjykata rrëzon vendimin e shumicës së majtë për rrëzimin e kërkesës për komision hetimor. PD: Fitore e parlamentarizmit (04.04.2014)
Zëri i Amerikës - KOSOVA NË PRAG TË THEMELIMIT TË NJË GJYKATE SPECIALEDiplomatët perëndimorë po debatojnë me Prishtinën për ngritjen e një gjykate të veçantë për krime lufte (04.04.2014)
NORMALIZOHET HAPËSIRA E LARTË AJRORE E KOSOVËS (04.04.2014)
KOSOVËS I KËRKOHET TË MIRATOJË TRIBUNALIN PËR KRIME LUFTE (04.04.2014)
Radio Evropa e Lirë - JAHJAGA DHE MOORE BISEDOJNË PËR THEMELIMIN E GJYKATËS SPECIALE PËR KRIMET E LUFTËS DHE TË PASLUFTËS NË KOSOVË (04.04.2014)
META NIS VIZITËN DYDITORE NË KOSOVË (04.04.2014)
PRESIDENTI OBAMA NËNSHKRUAN LIGJIN PËR UKRAINËN (04.04.2014)
PRISHTINË - MOORE KËRKON KONSENSUS PËR EULEX-in, GJYKATËN DHE ZGJEDHJET NË KOSOVË (04.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]