E Hënë, 05.06.2024, 12:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRESIDENTJA JAHJAGA - GJYKATA E POSAÇME, DËSHMI E BASHKËPUNIMIT ME DREJTËSINË NDËRKOMBËTARE

E Djelë, 04.06.2014, 06:56am (GMT+1)


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ndodhet në Nju Jork, ku mori pjesë në takimin e pestë me temë "Gratë në Botë". Ajo ishte e ftuar për një bisedë të drejtpërdrejtë në emisionin "Ditari", nga studio e Zërit të Amerikës në Nju Jork. "‹"‹
 
Zonja Jahjaga foli për mesazhet që i bënë më tepër përshtypje nga konferenca e Nju Jorkut, ku gra nga vende të ndryshme të botës ndanë përvojat dhe arritjet e tyre në vendet përkatëse, si pjesë e rëndësishme e shoqërisë.
 
Presidentja e Kosovës foli edhe për mandatin e EULEX-it pas afatit të 15 qershorit. Ajo tha se EULEX-i që ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve të shtetit të ri të Kosovës dhe se kompetencat e tij duhet të kalojnë gradualisht tek institucionet e vendit.  
 
Një tjetër çështje për të cilën foli Presidentja Jahjaga në intervistën për Zërin e Amerikës ishte krijimi i Gjykatës së Posaçme që do të trajtonte pretendimet për krime lufte të anëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo tha se Gjykata dëshmon gadishmërinë e institucioneve të Kosovës për të bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare në përmbylljen e një kapitulli të rëndë të historisë së vendit dhe se gadishmëria e Prishtinës për të bashkëpunuar duhet të shpërbejë si shembull për vendet e tjera, që edhe ato të përballen me të kaluarën e tyre.
 
Zonja Jahjaga foli edhe për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, data e të cilave tha ajo do të shpallet bazuar tek Kushtetuta e vendit; për rolin e presidentes, si faktor uniteti dhe mbi mandantin e presidentit.
 
Ajo foli edhe për qëndrimin zyrtar të Prishtinës ndaj luftëtarëve shqiptarë në luftën e Sirisë, duke e cilësuar të papranueshme dhe të dënueshme pjesëmarrjen e tyre në luftra dhe kauza të panjohura. Zonja Jahjaga tha se Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë vatër e terrorizmit, apo strehë e sigurtë e ekstremizmit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAMA DEKORON ERMONELA JAHON - ËSHTË AMBASADORJA JONË MË E MIRË NË BOTË (04.05.2014)
AMBASADA E SHBA, NJOFTIM PËR LAZARATIN - ËSHTË ZONË JASHTË KONTROLLIT, MOS U AFRONI (04.05.2014)
Zëri i Amerikës, NASIP NAÇO - KËRKOJMË PËRFSHIRJEN E OPOZITËS PËR REFORMAT (04.05.2014)
AMENDAMENTI I PROPOZUAR NGA SHBA - 15 VITE BURG KUSH NXIT REKRUTIMIN PËR NË SIRI (04.05.2014)
STEFAN FYLE - KONFRONTIMI POLITIK I MINON ARRITJET E SHQIPËRISËKomisioneri për Zgjerimin shprehet se “qeveria dhe opozita bashkë, duhet të sigurojnë që procesi të mos dalë nga udha. Qeveria të respektojë regullat dhe kushtetutën” (04.05.2014)
Deutsche Welle - KOSOVA PËRGATITET PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHMEKuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim ligjin për zgjedhje. Data e zgjedhjeve nuk dihet ende, por fundi i majit e fillimi i qershorit lakohen si koha e mundshme (04.04.2014)
SHQIPËRI - KUSHTETUESJA I JEP TË DREJTË OPOZITËSNdërhyrja në serverin e Tatimeve, Gjykata rrëzon vendimin e shumicës së majtë për rrëzimin e kërkesës për komision hetimor. PD: Fitore e parlamentarizmit (04.04.2014)
Zëri i Amerikës - KOSOVA NË PRAG TË THEMELIMIT TË NJË GJYKATE SPECIALEDiplomatët perëndimorë po debatojnë me Prishtinën për ngritjen e një gjykate të veçantë për krime lufte (04.04.2014)
NORMALIZOHET HAPËSIRA E LARTË AJRORE E KOSOVËS (04.04.2014)
KOSOVËS I KËRKOHET TË MIRATOJË TRIBUNALIN PËR KRIME LUFTE (04.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]