VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MARTIRËT E 2 GUSHTIT 1967Nga RESHAT KRIPA

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MARTIRËT E 2 GUSHTIT 1967
Nga RESHAT KRIPA

E Martë, 08.06.2013, 07:20am (GMT+1)


Burgu i Burrelit, një ferr i vërtetë i diktaturës komuniste, sidomos në periudha të veçanta të saj. Një nga këto periudha është edhe viti i zi 1967 kur, si rezultat i fjalës së diktatorit të 6 marsit 1966 dhe, pas saj, letrës së hapur të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës drejtuar klasës punëtore, në të gjithë vendin filloi një fushatë e çmendur kundër atyre që mendonin ndryshe nga sundimtarët. Filloi një luftë e tmerrshme kundër besimeve fetare, duke shkatërruar që nga themelet kisha e xhamia, një luftë banditeske kundër të ashtuquajturave "shfaqje të huaja" në shoqërinë shqiptare. Në çdo faqe muri do të shihje të ashtuquajturat "fletë-rrufe" ku me emër dhe mbiemër fshikulloheshin kundërshtarët e regjimit.

Një gjendje e tillë, ndoshta edhe më tepër e egër, shfaqej nëpër burgjet e vendit. Natyrisht, burgu i Burrelit, mbante vendin e parë në këtë drejtim. Aty ishin mbledhur kokat më të ndritura të kombit shqiptar dhe ata duheshin eliminuar. Por kjo tirani e pashembullt nuk arriti të thyente dëshirën për liri të atyre që ishin ndrydhur në qelitë e errëta të burgut.

Në rradhët e të burgosurve kishte martirë që mendonin të gjenin rrugën për të shpëtuar nga kjo kasaphanë. Tre të burgosur politikë, Adem Hallçi nga Tropoja, Dhori Grinjoti nga Korça dhe Sazan Hadëri nga Tepelena kishin ditë që bisedonin për të gjetur mënyrën për t'u arratisur drejt lirisë. Së fundi vendosën.

Ishte 2 gushti i vitit 1967. Kapën rojen e brendëshme, e lidhën dhe i morën çelsat. Hapën portën e jashtme dhe dolën në oborr. Aty duke hipur në shpinat e njeri-tjetrit dhe nëpërmjet hekurave të dritareve kërcyen në tarracën e burgut. Rojet që qëndronin në karakollet që rrethonin burgun i diktuan. Një breshëri e paparë armësh shpërtheu nga të katër anët. Por trimat vraponin drejt lirisë. U hodhën nga tarraca dhe vazhduan të vrapojnë. Bateria e armëve vazhdonte. Një plumb i mallkuar kapi Sazanin. Ai ra. Shokët u kthyen ta marrin në krah.

- Ikni, - mundi t'u thoshte dhe i mbylli sytë.

- Lamtumirë, vëlla! thanë me një zë Ademi dhe Dhori duke vrapuar drejt pyllit që ishte aty pranë. Por breshëritë e paprera të armëve e bënë punën e tyre. Dy plumba i goditën të arratisurit dhe ata ranë të plagosur. Rojet i morën dhe ashtu të plagosur, pa iu dhënë asnjë ndihmë mjeksore, i mbyllën në qelitë e tmerrshme të lidhur këmbë e duar. Të ndjerin Sazan e morën dhe e hodhën në një gropë të hapur të vendi i quajtur "qershiza".

Në çdo vend të botës ndodhin tentativa arratisje, por kur kapen të burgosurit sillen përsëri në burg për të vazhduar dënimin që u ka mbetur. Kurse te ne ata dënoheshin për së dyti, madje ka raste edhe për së treti. Kështu u ridënuan edhe heronjtë tanë. Në akt-akuzën e tyre figuronte edhe një nen që logjika njerëzore nuk do ta pranonte kurrë, neni i terrorizmit. Do të desha t'i pyesja hartuesit e këtij neni:

- Çfarë terrorizmi zhvilluan këta djem? Mos vallë dogjën? Mos vallë vranë njerëz të pafajshëm?

Asgjë prej këtyre nuk bënë, përkundrazi, ishin këta që u vranë. Ishin këta që u masakruan. Ishin këta që u ridënuan. Përse?

Kanë kaluar dyzeteshtatë vjet nga ajo ditë e kobshme. Eshtrat e Sazan Hadërit ende nuk dihet se ku prehen. A nuk do të ishte në nderin e këtij vendi që ato të gjendeshin dhe të vendoseshin në Varrezat e Kombit? Dhori Grinjoti i mbylli sytë pak kohë më parë. Njëzetedy vjet shtet demokratik nuk mjaftuan për ta rehabilituar plotësisht. Ai iku me zemër të thyer. Jeton vetëm Adem Hallçi. A do ta verë në vend shteti shqiptar detyrimin që ka për këta shtetas martirë?

Unë nuk e di. Do të presim e do të shohim.

RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SERBËT NË SHQIPËRI???Nga FAHRI XHARRA (08.05.2013)
AMBASADORË KARRIERE VS. AMBASADORË POLITIKËNga SHABAN MURATI (08.05.2013)
Nëpërmjet krijimtarisë së Astrit XhaferitNJË LIBËR PËR LULET DHE JETËNNga RESHAT KRIPA (08.04.2013)
MINISTRI EMIGRACIONI - 'Ç'NE DHE PSE?'Nga RAFAEL FLOQI (08.03.2013)
100 VJETORI I COPËTIMIT TË SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI (08.02.2013)
Barometri diplomatikKOSOVA 'ATDHE I PËRBASHKËT SERBO-SHQIPTAR' - IDE E RREZIKSHME PËR SHQIPËRINË ETNIKE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.01.2013)
SFIDA E RAMËS DHE NJË FTESË PËR SHOQËRINË CIVILENga MENTOR KIKIA (08.01.2013)
CIRKUSI POLITIK NË NJU JORKNga FRANK SHKRELI (07.31.2013)
Barometri diplomatikKOSOVA NUK ËSHTË ATDHEU I SERBËVE, POR SERBIA!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.31.2013)
EDHE NJË PËRPJEKJE TJETËR PËR PAQË NË LINDJEN E MESMENga FRANK SHKRELI (07.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]