VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatikPO, KOSOVA ËSHTË AMERIKË, AMERIKA ËSHTË KOSOVË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
PO, KOSOVA ËSHTË AMERIKË, AMERIKA ËSHTË KOSOVË!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Premte, 10.25.2013, 07:11am (GMT+1)


*** E ke vëlla vetëm atë që të kupton, të ndihmon dhe ta shpëton jetën, askë tjetër.

*** E pranuam apo nuk e pranuam, e vërteta është se, që nga ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë (më 24 mars 1999, me ç'rast Serbia kapitulloi me "bisht ndër këmbë" dhe me turpin më të madh si shtet agresor, gjenocidal dhe kolonial mbi Kosovën shqiptare), Amerika është Zoti i dytë, nëna dhe motra e Kosovës, sepse i shpëtoi mbi 2 milionë shqiptarë nga masakrat dhe nga terrori gjenocid i Serbisë çetniko-fashiste, si dhe mbrojti Kosovën, që të MOS shndërrohej në varreza masive dhe, në një truall të serbizuar pa asnjë shqiptar. Kjo është merita historike e përjetshme e Amerikës, jo as e Turqisë së Rexhep T. Ordogan e as e Shqipërisë së Edi Ramës(1989-1999). Të tjerat janë gënjeshtra dhe "dushk për gogla", biznes ekonomik dhe tregtar midis Turqisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Pra, Zoti i madhërueshëm dhe gjaku i derdhur shekullor i popullit shqiptar të Kosovës dhe i UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, bëri që Kosova e sotme e lirë dhe e pavarur të ketë NJË NËNË DHE NJË MOTËR SHPËTIMTARE më të fuqishme në botë-AMERIKËN.

Kjo është e vërteta historike dhe faktike e pashlyeshme, sepse Amerika e çliroi, e shpëtoi dhe e pavarësoi Kosovën nga Serbia pushtuese gjenocidale dhe kolonialiste e JO as Turqia e as Shqipëria. -E, jo as vëllëzërit shqiptarë të Shqipërisë londineze e as miqtë turq të Turqisë së Kemal Ata Turkut.

Deri në mars të vitit 1999, Kosova ishte bonjake!

Për 100 vjet rresht Shqipëria londineze nuk ka pasur dhe, as sot nuk ka kurrfarë strategjie gjithënacionale, as shtetërore për zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan(1913-2013).

Si pasojë e mungesës së një strategjie të tillë gjithëkombëtare, nuk mund të thuhet se Kosova ka pasur ndonjë motër, që ta ndihmonte në betejat dhe në luftërat çlirimtare në rrugëtimin e saj për liri dhe për pavarësi nga tutela hegjemoniste dhe militariste serbomadhe. Këtë e dëshmojnë edhe 100 vitet e fundit të saj nën sundimin e egër kolonialial dhe gjenocidal barbarik të Serbo-jugosllavive. Po të ishte ndryshe, Serbia nuk do të kishte pasur asnjë gjasë të ëndërronte e lëre më të kryente disa gjenocide me radhë mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën e Shqipërisë Etnike(1912-1999).

Kjo është e vërteta, sa e dhembshme aq dhe tragjike, të cilën nuk mund ta përgënjeshtrojë asnjë shkencëtar dhe asnjë shkencë dhe, asnjë politikë e Turqisë, as e Shqipërisë së djeshme, as të sotshme.

Këto argumente janë të hidhura, por të qëndrueshme dhe të pranueshme, që hudhin poshtë çdo gënjeshtër dhe manipulim politik, diplomatik dhe propagandistik në emër të mbështetjes së Kosovës si "motër" dhe të shqiptarëve kosovarë si "vëllezër"qoftë nga ana e Ankarasë, qoftë nga Tirana zyrtare.

-T'ia heqim petën lakërorit se na kripët me rrena, me mashtrime, me spekulime dhe me improvizime politiko-propagandistike si kjo e fundit se gjoja sipas deklaratës së kryeministrit të Turqisë, Rexhep T. Erdogan"Turqia është Kosovë, Kosova Turqi", atëherë parashtrohen këto dy pyetje të pashmangshme: 1) Po, ku ishin Turqia dhe Shqipëria, që Kosovën e sakrifikuan dhe e braktisën në "baltën e gjallë" të sundimit mizor kolonial dhe gjenocidal të Serbisë së Madhe, jo më pak se një 100 vjet (1912-1999) dhe, 2) Po, ku ishin Turqia dhe Shqipëria e kryeministrit aktual Rexhep Taip Erdogan dhe e kryeministrit aktual shqiptar Edi Rama, që lejuan Serbinë pushtuese dhe agresore të Slobodan Milosheviqit, që Kosovën shqiptare, ta shndërrojë në shkrum e hi (1989-1999)?

-Përgjigjja është kjo: që të dyja atëbotë ishin futur thell në "birën e minjve", shikonin vetëm interesin e tyre, duke mos insistuar, që të prishinin lidhjet diplomatike, ekonomike dhe tregtare me Beogardin, si dhe me qendrat e e tjera të vendosjes së diplomacisë evropiane dhe ndërkombëtare, duke harruar se në Kosovë kishin "vëllezërit" e tyre dhe se gjoja "Turqia ishte Kosovë dhe Kosova Turqi", siç deklaroi kryeministri i Turqisë, Erdogan me rastin e vizitës së tij, që i bëri Prizrenit, më 23 tetor 2013, pas pjesëmarrjes së tij në inaugurimin e Aeroportit "Adem Jashari" në Prishtinë.

Atdheu im nuk është Turqia, por vetëm Shqipëria Etnike!

-Atëherë nga doli konstatimi i paekuilibruar politik i kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan se "Kosova është atdheu im i dytë dhe se Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi."( "(http://lajmpress.com/lajme/kosove/25485.html)?!

-Ndoshta (kushtimisht) në kuptimin e zhvillimit të biznesit ekonomik dhe tregtar të sotëm, kjo deklaratë mund të "pi ujë", por jo assesi në kuptimin historik, as politik mbase Kosova ka gjenezën pellazgo-ilire perëndimore, jo në asnjë mënyrë atë orientale.

Duke mos u hedhur më larg në retrospektivën e gjenealogjisë historike dhe etnike shekullore të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, po përqëndrohemi vetëm nga dekada e fundme e shekullit XX, kur dihet se Shqipëria, ashtu edhe Turqia nuk kanë bërë asgjë për parandalimin e makinës shfarosëse të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999), e cila dogji në flakë Kosovën, duke vrarë dhe masakruar qindra dhe mijëra shqiptarë të të gjitha moshave; duke mos kursyer as foshnjat e nënave në djep, as nënat shtatëzëna, duke djegur Kosovën pëllëmbë me pëllëmbë; duke e shndërruar në varreza masive, si dhe duke shpërngulur mbi një milion shqiptarë në vendet fqnije, në Evropë dhe në Amerikë etj.

E gjithë kjo tragjedi e larë në lumenj gjaku dhe në viktima milionshe shqiptare, është provë e parrëzueshme se shqiptarët e Kosovës gjatë luftës (1989-1999) nuk kanë pasur vëllezër as në Shqipëri e as në Turqi, ndryshe Kosova nuk do të lihej nën bajonetat, granatat, topat dhe pushkët vrastare të pushtuesit gjenocidal serb.

Së fundi, mua më vjen mirë që kryeministri i nderuar Erdogan shpritërisht e ndien Kosovën si "atdheun e dytë" të tij, kjo është e drejtë e tij, askush nuk mund t'ia mohojë atë, por edhe ai e di fare mirë, ashtu sikurse që edhe unë e di se Kosova nuk është Turqi, por vetëm Shqipëri Etnike dhe Amerikë. Ky është "letërnjoftimi" i Kosovës së sotme të pavarur dhe sovrane.

Ne e çmojmë lart interesimin e politikës dhe të diplomacisë zyrtare të Ankarasë me në krye Z. Rexhep Taip Erdogan, që të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore me Tiranën dhe me Prishtinën, si dhe bashkëpunim të frytshëm ekonomik, tregtar dhe kulturor të ndërsjellë si partner me prioritet strategjik jo vetëm në shkallë rajonale, por edhe më gjerë, gjithnjë duke mbajtur parasysh faktin se Turqia është partner strategjik i trefishtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndaj është e domosdoshme që shqiptarët të kenë marrëdhënie të ngushta të bashkëpunimit në sfondin e partnerizmit strategjik me Turqinë (ekonomi, politikë, tregti, ushtri etj.), pa asnjë kushtëzim dhe, pa asnjë flertim (dajë, teze, motër, vëlla etj.)

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR DO TË NDODHË QË ZËRI I ARSYES TË BËHET EDHE ZËRI I QEVERISË?(Deklaratë për Gazeten „Dielli“dhe „Voice of Albanias“, dhënë gazetares Elida Buçpapaj)Nga Prof. Dr. ROMEO GURAKUQI (10.24.2013)
KOSOVA, NJË SHTET PA ZOT SHTËPIENnga Mrs. sc. NUE OROSHI (10.24.2013)
REVOLUCIONI HUNGAREZ I 1956ës, IDEALI STUDENTOR!Nga Dr. PËRPARIM KABO (10.24.2013)
HOLOKAUSTI SHQIPTAR NDODHI PËRPARA KRISHTIT!..Nga LEBIT MURTISHI (10.23.2013)
POLITIKA SHQIPTARE NËNSHTRUESE NDAJ INTERESAVE HUAJANga FRANK SHKRELI (10.22.2013)
SHQIPËRIA NË DY G-6 APO KA VETËM NJË G-666Nga RAMIZ LUSHAJ (10.22.2013)
SHFAROSJA E HEBRENJVE QË LULËZUAN SELANIKUN KA BASHKËAUTORËSI GREKENga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA SHBA (10.22.2013)
MINISTRI I JASHTËM GREK VENIZELLOS - MODEL I NJË KRYEDIPLOMATI HIPOKRITAthina shoviniste ia ngrënë hijen Tiranës zyrtare që më 08 maj 1971Nga ESHREF YMERI (10.22.2013)
SERBIA DHE MAQEDONIA - DIPLOMACI KULTURORE ME HISTORI TË VJEDHURNga SHABAN MURATI (10.21.2013)
Barometri diplomatikE SAKTË, "DAÇIQI NUK ËSHTË POP", POR AS THAÇI NUK ËSHTË HOXHË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]