E Premte, 08.19.2022, 01:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
E SAKTË, "DAÇIQI NUK ËSHTË POP", POR AS THAÇI NUK ËSHTË HOXHË!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Djelë, 10.20.2013, 03:30pm (GMT+1)


-Ndryshe kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi nuk do të deklaronte se “Vizita e Daçiqit në Kosovë ka karakter fetar”!!!

Këtij “jusitifkimi fetar” të paqëndrueshëm dhe të gabueshëm të Thaçit, saktësisht i është përgjigjur Baca Adem Demaçi (heroi ynë i gjallë), duke nënvizuar: “O lëreni atë punë, se Daçiqi për politikë po vjen në Kosovë. Ai pop nuk është. Kurrfarë feste fetare nuk ka në Kosovë të shtunën”(19 tetor 2013).

- Turp për besë! Mashtrim, dezinformim dhe spekulim i keq politik ky, pa asnjë zor, në vend se të thuhej se, si vizita e Daçiqit, ashtu edhe vizitat e tjera të funksionarëve të qeverisë së Serbisë, që pritet ta vizitojnë Kosovën, janë të lejueshme, sepse këtë, para së gjithash ua garanton “Marrëveshja e Brukselit Thaçi-Daçiq”(19 prill 2013).


Vajë medet si thotë populli, po kush është ai naiv, qorr dhe injorant, që do t’i besonte kësaj deklarate spekuluese politike dhe dezinformuese si për opinionin e brendshëm publik, ashtu edhe për atë ndërkombëtar, kur dihet se kryeministri serb, Ivica Daçiq e ka vizituar Kosovën vetëm për qëllime politike dhe propagandistike, që ta bindë minoritetin serb në enklavat e tij në Kosovë, që sa më masovikisht, të dalin në zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit 2013, në mënyrë që pas formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe, të marrin pushtetin autonom në duart e veta dhe, ashtu sipas “yrrnekut” të“Republika srpska”, të krijojnë shtetin e tretë serb në territorin autokton të Shqipërisë Etnike.

Na pëlqeu apo jo, kjo është kuentisenca e përmbajtjes së“Marrëveshjes Daçiq-Thaçi”(19 prill 2013). Fatkeqësisht e miratuar nga qeveria e Kosovës me në krye Hashim Thaçin dhe, mjerisht e ratifikuar edhe nga Kuvendi i Kosovës me në krye Jakup Krasniqi.

Sipas të gjitha gjasëve, kjo marrëveshje pritet të finalizohet përfundimisht brenda vitit të ardhshëm (2014) me nënshkrimin e kryeministrit serb, Ivica Daçiq dhe të kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi.

Pra, ne mund të “bëjmë zhurmë” (ashtu siç kemi kundërshtuar pothuajse qe dy vite (2012-2013), kur kanë filluar“negociatat teknike” Kosovë-Serbi (që vazhdimi i tyre dëshmoi se ishin krejt politike në dëm të interesave vitale kombëtare, shtetërore dhe territoriale të Republikës së Kosovës); të mos pajtohemi(ashtu siç nuk jemi pajtuar me plot të drejtë deri tani) me Marrëveshjen e filluar Daçiq-Thaçi për normalizimin e marrëdhënive midis Kosovës dhe Serbisë (2013), si dhe me vizitën e pushtetarëve të Serbisë në Kosovë (Nikoliq, Daçiq, Vuçiq, Vulin…etj., gjë që kjo është e drejtë jonë morale, ligjore, kushtetuese, demokratike dhe kombëtare, mirëpo, në këtë rast, ne jemi të dezinformuar, të tradhtuar, të mashtruar dhe të braktisur, sepse pa pëlqimin e popullit, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës e kanë miratuar dhe ratifikuar Marrëveshjen Daçiq-Thaçi të Brukselit (19 prill 2013), e cila të gjitha dyert ia ka hapur Serbisë, që të përzihet dhe të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës, duke rrezikuar direkt dhe indirekt sovranitetin territorial dhe shtetëror të saj; duke pretenduar formimin e kantoneve administrative autonome politike dhe territoriale serbe nën ombrellën e të ashtuquajturës “Bashkësi e Komunave Serbe”, e cila me përfundimin e Marrëveshjes së Brukselit, do të transformohej në një shtet të ri serb sipas modelit të“Republika srpska”. Ky është rreziku potencial, që e kanos pavarësinë, sovranitetin shtetëror, territorial dhe kombëtar të Republikës së Kosovës.

Fundja, ne mund ta kritikojmë dhe ta fajësojmë Evropën, pse u bë Marrëveshja Daçiq-Thaçi dhe, pse Daçiq me garniturat e tij qeveritare e vizitoi Kosovën, më 19 tetor 2013, por për këtë, para së gjithash, përgjegjësinë e mban Qeveria, Kuvendi dhe Presidentja e Kosovës, që kanë miratuar një marrëveshje të tillë, të cilën, së pari, e kishte “dizajnuar” politika dhe diploamcia e qeverisë së Serbisë me në krye Boris Tadiq (ish-president), Vuk Jeremiq (ish-ministër i Jashtëm)… etj., e më pas Ivica Daçiq (kryeministër aktual) dhe Tomislav Nikoliq (president i tanishëm)…etj. të Serbisë, gjithnjë duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila në asnjë rresht të saj nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës, si dhe në Kushtetutën e Serbisë (2006), ku në Premabulën e saj, thuhet “Kosova është pjesë e Serbisë” ( e për habi as BE-së, as Amerikës, as Qeverisë, as Kuvendit e as Presidentes së Kosovës, nuk i pengon kjo farë Kushtetute antievropiane, antiamerikane, antidemokratike, anticivilizuese dhe antishqiptare me përmbajtje mitologjike të “Betimit të Car Llazarit se Kosova është Serbi”!?
Si do që të jenë parashikimet astrologjike të strategjisë evropiane dhe të qeverisë së dështuar të Kosovës lidhur me dobinë, efektet dhe jetësimin e Marrëveshjes së theksuar për normalizimin e marrëdhënive serbo-shqiptare në relacionin Kosovë-Serbi, së pari, pa ndryshimin e një kushtetute të tillë “otomane” të Serbisë, sipas së cilës Kosova ende konsiderohet “pjesë e saj” dhe, së dyti, pa njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Beogradit, është iluzion dhe nonsense të shpresohet dhe të besohet se, do të arrihet“pajtimi historik” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUK MUND TË HIQET ROBËRIA DUKE I MËKUAR ARGATËT E SAJ...Nga LEBIT MURTISHI (10.20.2013)
KUMARI - SI MARRËZI PËRTEJ EVAZIONIT FISKALNga MENTOR KIKIA (10.20.2013)
POEZIA - TOKA QË NA USHQEN BUKURINË E ARDHMËRIMITEsé nga ARTUR VREKAJ (10.20.2013)
DHJETË VJET LUMTURIM - NËNË TEREZANga FRANK SHKRELI (10.20.2013)
PËR AKADEMIK MARK KRASNIQIN Reagim i ELIDA BUÇPAPAJ (Marrë nga libri Akademik Mark Krasniqit – Kujtime e Përjetime – Shënime Biografike 1920-2012 -e ribotojmë me rastin e 93 vjetorit të lindjes) (10.19.2013)
S'I KA FAJET BRUMI, POR DORA QË GATUAN!..Nga LEBIT MURTISHI (10.16.2013)
AMANETI I ÇUAR NË VEND! - KATOVICA - ËSHTË ZBATUAR SI NJË SKENAR PA NDRYSHUAR PIKË E PRESJE Nga FRANK SHKRELI (10.15.2013)
NË METROPOLIN SHQIPTAR KURBAN BAJRAMI FESTOHET PRAPË NËN QIELL TË HAPUR Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.15.2013)
ÇËSHTJA ÇAME NË REND TË DITËSNga ARTUR VREKAJ, Worcester, MA SHBA (10.15.2013)
GJEOPOLITIKA TREGTARE E RUSISËNga SHABAN MURATI (10.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2022  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]