MICHELLE OBAMA LAVDËRON FILMIN 'AMERICAN SNIPER'
E Djelë, 02.01.2015, 12:00pm (GMT+1)
Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka lavdëruar filmin "American Sniper" për "përshkrimin e familjeve të ushtarëve dhe udhëtimet që bëjnë burrat dhe gratë në uniformë".
Këto fjalë zonja Obama i ka thënë gjatë një ceremonie për të promovuar portretizimin e saktë të veteranëve të luftës, transmeton Koha.net.
"Filmi më i mirë në Amerikë i përshkruan më së miri veteranët dhe familjet e tyre. Edhe pse jam e informuar se ka pasur kritika, unë mendoj se filmi prek emocionet që vijnë nga familjet e ushtarëve", ka thënë Obama.
"Filmi shfaq rrëfimet e tmerrshme të luftës dhe udhëtimin e burrave dhe grave tona në uniformë. Ata çdo ditë përballen me vendime të komplikuara morale".
www.voal-online.ch
|