Katy Perry ka sjellë tigren, verën, rokun, hip-hopin dhe
natyrisht, fishekzjarrët për performacën e saj në Superbowl Halftime
Show.
Ajo ka ndezur gjithë arenën në performancën 13 minutëshe, duke
kënduar 5 nga hitet e saj më të mëdha, duke u ndërruar 4 herë dhe duke
vallëzuar gjithandej me koreograf dhe valltarë të ushtruar dhe të
përgatitur deri në detaje.
Perryn në këtë performancë të madhe e kanë ndihmuar edhe mysafirët e mbrëmjes, rokeri Lenny Kravitz dhe artistja Missy Elliot.
Sa i përket kostumeve të Perryt, ato janë përgatitur nga dizajnuesi i
firmës së njohur Moschino, Jeremy Scott. Gjithashtu, janë përdorur deri
22 mijë gurë të çmuar për gjithë veshjet dhe pajisjet për performancën,
përcjell koha.net.
Në fund, për këngën "˜Firework' Perry ka fluturuar në një yll gjigant
duke përmbyllur gjithçka me shumë fishekzjarrë dhe kështu, në
përgjithësi këngëtarja ka arritur që me sukses të kalojë këtë mbrëmje të
madhe, që do të mbahet mend për shumë gjatë.kd
Kjo është performanca vezulluese nga Katy Perry në Halftime Show të Superbowl:
Fotot nga Spiegel online
Katy Perry Super Bowl Halftime Show 2015 - FULL...by abzzzOfficial