E VEJA E 'SNJAPERISTIT AMERIKAN' - DASHURIA JONË ISHTE ASHTU SI TREGOHET NË FILM
E Martë, 02.03.2015, 01:56pm (GMT+1)
"American Sniper' i Clint Eastwood po korrë suksese rekorde në arkat filmike derisa filmi ka marrë gjashtë nominime për Oscar. Por ajo që pyesin të gjithë pasi e shohin filmin, është, nëse dashuria e paraqitur në film mes dy protagonistëve ishte e tillë në jetën reale.
Chris Kyle, që u vra më 2013 dhe gruan e tij Taya, e luajnë Bradley Cooper dhe Sienna Miller.
E veja e Chris, 40 vjeçarja Taya, thotë se jeta dhe martesa e tyre ishte po ajo që paraqitet në film.
"Isha e dashuruar marrëzisht në të dhe ende jam. Më mungon shumë. Më pëlqente të isha në krahët e tij dhe t'i mbaja duart", tha ajo.
"Lidhja ime me të, që nga fillimi ishte shumë reale. Shumë reale, e thellë, dashuri pasionante. Ne kaluam nëpër kohë të vështira, por ne gjithmonë gjetëm rrugën e kthimit te njëri-tjetri", tha ajo.
www.voal-online.ch
|