E Premte, 05.17.2024, 01:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Radio Evropa e Lirë - DREJT NJË TË ARDHMEJE MË TË MIRË...

E Djelë, 02.17.2013, 04:14pm (GMT+1)



Në praninë e personaliteteve të larta shtetërore nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, por edhe të ambasadorëve të shumtë të vendeve të ndryshme të botës dhe numri të madh qytetarësh, ka nisur në mesditë ceremonia kryesore e shënimit të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka hapur ceremoninë e parakalimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, në cilësinë e komandantes supreme të kësaj Force.

Duke nderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar për lirinë dhe për shtetësinë e Kosovës, presidentja ka falënderuar edhe miqtë ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe të gjitha vendet thera që kontribuuan në zhvillimin dhe ndërtimin e shtetësisë së Kosovës.

"Në këtë ditë, ne i kujtojmë dhe i nderojmë të gjithë ata që punuan për atdheun. Ata veprimtarë, ata intelektualë, ata luftëtarë, ata punëtorë, ata bujq, ata qytetarë që gjatë gjithë jetës, me punën e vet të përditshme, dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, një shoqërie të njerëzve të lirë e të qytetarëve të barabartë, të një shteti demokratik me rend dhe sundim të ligjit, me institucione të përgjegjshme në shërbim të qytetarit".

"Republika e Kosovës sot është një kontribuuese e rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore në rajon, dhe të marrëdhënieve bilaterale, me synimin e qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO", tha Jahjaga gjatë kësaj ceremonie.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se "Republika e Kosovës është në rrugë drejt anëtarësimit evropian".

Ai theksoi se "rezultatet që vendi ka arritur gjatë pesë këtyre viteve janë të kënaqshme, përkundër sfidave".

"Liria dhe pavarësia ka qenë ëndërr për të cilën është sakrifikuar me shekuj të tërë. Për këtë të arritur madhështore lëvdata kanë edhe qytetarët e Kosovës. Falënderimi i madh shkon te qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie dhe fetare. Shprehim respektimin më të madh për të gjithë dëshmorët e rënë për të gjithë luftëtarët që luftuan për këtë liri", ka deklaruar Thaçi, duke rikujtuar se shteti i Kosovës është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së dhe se Kosova po ndryshon për të mirë.

Pas fjalimeve të udhëheqësve të vendit, filloi edhe parakalimi i pjesëtareve të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve.

Me flamuj në duar, në rrugë të stolisura për ndër të këtij përvjetori, po festojnë në mënyra të ndryshme.

Të vetëdijshëm për sfidat dhe rrugën që ka përpara Kosova në konsolidimin e saj, disa nga qytetarët, nën tingujt e daulleve, shprehin kenaqësinë me të arriturat e deritashme. Të tjerët ndërkaq, kërkojnë një përkushtim më të madh nga ata që udhëheqin vendin në përmirësimin e jetës së qytetarit të Kosovës.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FJALA E PRESIDENTES JAHJAGA PËR NDER TË DITËS TË PAVARËSISË:REPUBLIKA E KOSOVËS SHTET SOVRAN DHE I PAVARUR ME INTEGRITET E SOVRANITET TË GARANTUAR (02.17.2013)
PARADË MADHËSHTORE E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË DITËN E PESËVJETORIT TË PAVARËSISË (02.17.2013)
RRUGA E KOMBIT - SUKSESI MË I MADH PËR PESË VJET (02.17.2013)
PËRMBUSHJA E NJË ËNDRRE (02.17.2013)
FJALA E PRESIDENTES JAHJAGA NË CEREMONINË E DHËNIES SË DEKORATAVE PËR PERSONALITETE TË SHQUARA (02.16.2013)
BASHKIA E WORCESTER,MA (SHBA) NGRE FLAMURIN E KOSOVES (Fotoreportazh)Nga ARTUR VREKAJ,WORCESTER,MA (SHBA) (02.16.2013)
KOSOVA DEKORON ME MEDALJEN PRESIDENCIALE TË MERITAVE Dr. ELEZ BIBERAJN (02.16.2013)
NIS FESTA E PAVARËSISË (Fotoreportazh) (02.16.2013)
ARTA DOBROSHI E KRITIKON QEVERINË E KOSOVËSDobroshi - Padrejtësitë të cilat janë në realitetin kosovar, duhen denoncuar (02.16.2013)
PULLË POSTARE PËR PESËVJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS (02.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]