E Hënë, 05.20.2024, 05:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BE, ARMËT KIMIKE DHE SHBA
Nga ALFRED ÇAKO

E Shtunë, 11.30.2013, 09:20am (GMT+1)


Gjatë një takimi të Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian u diskutua projekt-rezoluta për Shqipërinë si vend kandidat i BE e përpiluar nga raportuesi kroat N.Vuljaniç, i cili shprehej në përgjithësi me nota pozitive për përparimin e Shqipërisë duke treguar si thelb të "˜progresit' të Shqipërisë se "pjekuria politike u dëshmua me refuzimin e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Me gjithë insistimin e SHBA-ve, qeveria shqiptare dëgjoi popullin". Ky takim është një dritë shteruese mbi heshtjen e Brukselit në ngjarjet e nëntorit në Tiranë, që ishin prelud i uljes së parë të amplitudës së marrëdhënieve speciale SHBA-Shqipëri, një tregues i ambicieve evropiane në gjeopolitikën e oborrit të vet ballkanik dhe një çakordim euroatlantik. Nën këtë dritë shpjegohet edhe deklarimi i kreut të delegacionit të PE për Europën Juglindore, Eduard Kukan se, "Në i bëjmë thirrje Këshillit të njohë progresin e vendit (progresi "˜antiamerikan?') dhe t'i japë statusin kandidat pa vonesë të panevojshme. Por duhet kuptuar gjithashtu me këtë raport se progresi i arritur kërkon më tepër konsolidim e zbatim dhe për reformat e mbetura duhet përshpejtuar miratimi". Duke kapur këtë trend, në kontunitet me politikat 8- vjeçare, PD doli menjëherë në mbështetje të interesit integrues të vendit dhe shumicës së shqiptarëve për të hyrë në BE. Por a di gjithmonë shumica e popullit të orientohet drejt në gjeopolitikë dhe sipas interesit kombëtar? Jo gjithmonë.

1. Vënia e theksit nga ana e BE te refuzimi i armëve kimike siriane nga Shqipëria si një zhvillim thelbësor pozitiv i pjekurisë së vendit tonë për t'u pranuar në dhjetor si vend kandidat për të hyrë në BE, tregon për një konflikt të heshtur rajonal BE-SHBA si edhe tregon rolin që mund të ketë luajtur BE në këtë refuzim gjatë organizimit të protestave të iniciuara në Tiranë nga ana e një pjese të shoqërisë civile. Dihet tashmë se për shkak të mitingjeve të gjera publike të mbajtura në disa qytete kryesore të Shqipërisë, pas një pakënaqësie popullore të gjerë që ishte duke u përhapur me kreshendo nga frika e sjelljes së armëve kimike në Shqipëri, përballë këmbënguljes së faktorit ndërkombëtar e sidomos të SHBA, qeveria shqiptare zgjodhi refuzimin e sjelljes së këtyre armëve. Në fakt, kryesisht nga nënvleftësimi i interesit publik, mungesa e transparencës dhe informacionit teknik të procesit prej palëve që negocionin në fshehtësi, lindi fobia popullore që çoi në shpërthimin e revoltës "˜antiamerikane' të organizuar kundër arritjes së kësaj marrëveshjeje. Qarkulluan shumë hipoteza si shkak i këtij organizimi jo të vogël popullor, por duket se pas deklaratës së z.Sequi se "˜refuzimi i armëve kimike nuk do të ndikonte në procedurat e integrimit të Shqipërisë në BE', kjo deklaratë e Komitetit të Jashtëm tregon për këtë tendencë piramidale të politikës së BE në Shqipëri.

2. Dihet se Ballkani (me përjashtim të Greqisë dhe Turqisë evropiane) ka qenë në krahun lindor të Perdes së Hekurt gjatë Luftës së Ftohtë dhe nën ndikimin rus. Pas prishjes së kësaj Perdeje dhe ish-BRSS, kemi parë ndryshime të dhunshme të hartës në ish-Jugosllavi në vitet "˜90 dhe një ndërhyrje ushtarake të NATO (për herë të parë pas 51 vjetësh) në ish-Jugosllavi. Në këtë ndërhyrje pati një këmbëngulje të SHBA-ve, të cilat u interesuan posaçërisht për lirinë e popullit të Kosovës nga thundra serbe. Dihet se SHBA-të hynë në skenën e gjeopolitikës botërore me një këmbë vetëm pak vjet në fund të mandatit të Presidentit Willson dhe më pas, pas refuzimit të Kongresit për futjen e SHBA në Lidhjen e Kombeve, SHBA u zhyt në izolacionizmin klasik të shekullit të 19. Me Luftën e Parë Botërore elita dhe çifutët dështuan të vendosnin si regjisor të Urdhrit të Ri Botëror SHBA-të dhe Britania dukej se vazhdonte të mbretëronte e vetme si superfuqi botërore. U desh Lufta e Dytë që dinamika të sillte pas 300-350 vjetësh kalimin e botës nga Pax Britanica në Pax Amerikana. I thamë këto fakte për të treguar se që në momentin e këtij hopi shqiptarët nuk janë ndjerë të frustruar nga territori e ndikimi, por kanë ardhur duke u rritur, sidomos në këto 20 vjet kur SHBA mbetën e vetmja superfuqi botërore. Ndërsa epoka Pax Britanica dhe shekulli evropian i rilindjeve dhe krijimit të shteteve kombëtare solli tkurrjen e territorit tonë politik sa që për pak mund të na kishte çuar drejt eliminimit si komb politik Pax Americana solli çlirimin e Kosovës të lënë nën sundimin serb nga Fuqitë Evropiane në Londër më 1915 si edhe forcimin e dinjitetit politik e ekonomik të shqiptarëve të Maqedonisë. Madje besoj se nëse do të dimë të sillemi me zgjuarsi në diplomaci, kjo tendencë prioritetesh do të sjellë edhe zgjidhjen e drejtë të çështjes çame në Greqinë politike. Shqiptarët janë i vetmi komb që nuk kanë krijuar shtetin e tyre natyral në Ballkan dhe është qesharake dhe e dhimbshme që ne kërkojmë të hyjmë përsëri të ndarë në Evropë, ashtu siç hymë të çintegruar politikisht në Evropë pas Luftërave Ballkanike. Mendoj se ka dy axhenda të veçanta të SHBA dhe BE për prioritetet e tyre ndaj çështjes shqiptare. SHBA ka axhendën e bashkimit kombëtar të shtetit politik të të gjithë shqiptarëve, para bashkimit me BE-në, ndërsa BE mendon për integrimin e rajonit të Ballkanit sipas organizimeve politike të formësuara pas luftërave ballkanike apo atyre botërore. Dihet se Shqipëria politike dhe shqiptarët nuk mund ta kryejnë procesin e integrimit të tyre politik në mënyrë të menjëhershme dhe pa mbështetjen diplomatike apo ushtarake të SHBA. Në këtë mes i bie barra e detyrës diplomacisë shqiptare të dijë të lexojë mes rreshtave dhe të ndërmarrë si prioritare në axhendën e saj të parë bashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe jo integrimin e popullit tonë të përçarë nën thundrat e koalicionit të BE-së me Rusinë për çështjen shqiptare, madje bashkimi i shqiptarëve duhet të vihet si kusht i bashkimit me BE. Rusia nuk mund të na kërcënojë e nuk mund të përsërisë me shqiptarët atë që bëri me Gjeorgjinë. Në këtë situatë, kur duket që ka një tërheqje nga Lindja e Mesme të ndikimit amerikan dhe një rritje të influencës ruse në këtë rajon si edhe një forcim të orientimit serb ndaj Rusisë, dilemat për një riformësim të prioriteteve të diplomacisë shqiptare do të ishin absurde dhe naive. Me mbështetjen e shqiptarëve, influenca e Iluminatit amerikano-britanik në Ballkan do të jetë e fortë dhe ky bashkëpunim mendoj se do sjellë brenda një dhjetëvjeçari bashkimin e shqiptarëve, së pari mes vetes. Futja të përçarë në BE ka gjasa të na mbajë edhe për një shekull tjetër larg krijimit të njësisë sonë kombëtare politike nga gjithë trupi ynë etnik i shpërndarë aktualisht në 4-5 shtete dhe vazhdimin e shtypjes e shfrytëzimit të fshehtë të pjesëve të këtij trupi nga fqinjët, në kuadër të BE.

3. Knut Fleckenstein, deputet gjerman në Komisionin e Jashtëm të PE theksoi se "Nëse bëjmë hap mbrapa (me Shqipërinë) - e kemi parë këtë të ndodhë me serbët - ne do të humbisnim besimin e i dimë pasojat që do të kishim atje". Këtu aludohet frika e BE nga një afrim dhe joshje ruse në rajon dhe në Shqipëri, gjë që të gjithë shqiptarët e dinë se do të ishte një autogol, nëse do të shihej me xhelozi modeli i sjelljes së serbëve që kanë vendosur një këmbë prej Serbisë në Rusi e tjetrën në Francë e Evropë. Dihet dyzimi fatkeq i këtij vendi qysh me dy dinastitë Karagjorgjeviç dhe Obrenoviç, që e kanë skalitur pozicionin e Serbisë së këtyre 200 vjetëve të fundit. Ia vlen të theksojmë se Projektrezoluta e PE për Shqipërinë përmbledh në 4 faqe zhvillimet politike, situatën e përkeqësuar ekonomike dhe shqetësimet mbi të drejtat e njeriut, përfshirë minoritetet e çështjen e pronave që u sakatua nga qeverisjet neo komuniste të tranzicionit shqiptar. Gjithashtu, pranë sekretariatit të PE janë grumbulluar 122 amendamente nga eurodeputetët, si edhe një amendim prej deputetit Cornelissen, në të cilin i kërkohet Tiranës të veprojë pa vonesë ndaj fenomenit të gjakmarrjes: "Gjakmarrja është disi e rëndësishme në Shqipëri. Janë të paktën 10 mijë familje të prekura" dhe çdo vit shtohen 150 viktima për këtë shkak.

4. Si konkluzion janë tri probleme që mund të quhen bazike për Shqipërinë e që dalin nga sa thamë më sipër: a) rivaliteti i gjallëruar BE-SHBA-Rusi në Ballkan, për shkak të "˜krisjes' së besimit mes dy aleatëve strategjikë në këto 23 vjet, SHBA-Shqipëri nga kriza e armëve kimike; b) prioriteti i integrimit të shqiptarëve dhe ripërcaktimi i partnerit strategjik në vitet e ardhshme; c) problemet e funksionimit të shtetit ligjor, ato ekonomike, institucionale e shoqërore të Shqipërisë.


a) Mendojmë se SHBA dhe pastaj Evropa do vazhdojnë të jenë, si edhe më parë, partnerët tanë strategjikë. Krahas arritjeve të objektivave politike strategjike afatshkurtra (3-vjeçare) të zgjidhura shumë mirë si rrallëkush nga ambasadori Arvizu, mbyllja e karrierës së tij nuk pati të njëjtin shkëlqim. Shqipëria nuk është zgjedhur pa interes nga SHBA si aleat strategjik në Ballkan. Jo më kot ish-Sekretarja H.Clinton, si rrallëkujt kombi tjetër, na tha në Kuvendin e Shqipërisë se ne do të jemi të tillë për njëri-tjetrin për 300 vjet. Gjithsesi, duhet thënë se shqiptarëve mund t'u kërkohet çdo sakrificë e mundshme nga amerikanët dhe besnikëri në kursin e tyre pro-amerikan, por nuk mund t'u kërkohen sakrifica vetëmohuese, pasi për të mbrojtur tokën dhe burimet e tyre shqiptarët kanë bërë sakrifica sublime ndër mijëravjeçarë me armiq të shumtë. Edhe pse nuk shpresoj te produkti majtist që sjellin turmat, ekologjistët, sindikatat, etj., lëvizja e nëntorit është për t'u lavdëruar për gjallërinë e imponuar që tregoi, edhe pse nuk kuptoj çlidhje kishte mbështetja që i dha asaj ish-kryeministri dhe kryetari i "˜djathtë' i opozitës. Mbase nevoja e Berishës për ta lenë Ramën personazh zhgënjyes përballë amerikanëve, e çoi Lulin të përmirrte pranë "˜kishës' dhe "˜xhamisë' së pushtetit dhe e prezantoi atë si një personazh pa fuqi dhe jo të besueshëm për të bërë marrëveshje në opozitë. Por mendoj se tubuesit në radhë të parë lipsej të kërkonin transparencë për të njohur masën e sakrificës që u kërkohej shqiptarëve nga elita në shkëmbim të aleancës së sigurisë dhe të ardhmes së tyre. Për mungesën e kësaj transparence dhe për organizimin e dobët e me neglizhencë të procesit mban përgjegjësi z.Rama dhe z.Arvizu. Njëkohësisht, edhe pas këtij zhgënjimi afatshkurtër, SHBA do të ishin më të patrazuara në marrëdhëniet e tyre me shqiptarët, nëse ata do të kontribuonin më dukshëm në pikëpamjen e përmirësimit të ekonomisë së shqiptarëve në rajon. Gjithashtu, Z.Rama duhet të kishte bërë edhe transparencën e takimit me z.S.Lavrov në Washington para dy muajsh.

SHBA dhe BE janë dy pjesë të një rivaliteti, të një monade politike. Dihet se si përfundoi ish- kryeministrja britanike ("˜antievropiane') M.Thatcher, e cila u shkarkua brenda një nate si kryetare e konservatorëve kur ajo u shpreh kundër aspiratës evropiane të Britanisë, duke dalë jashtë projektit të vjetër të Iluminatit (A.Pike-Xh.Mazini) për ndërtimin e BE. Ato janë bashkë në NATO dhe te Komisioni Trilateral. BE, me lokomotivë gjermanët e përvëluar dy herë shekullin e kaluar (nga humbja e këtyre u përvëluan edhe shqiptarët, turqit, bullgarët), do të duhet shumë kohë të mëtojnë rolin e liderit politik në gjeopolitikën ballkanike, nëse këtë rol nuk ia u delegon Washingtoni dhe Londra.

b) Për prioritetin politik të shqiptarëve folëm pak më lartë: ata lipset të integrohen mes veti, në radhë të parë. Integrimi në BE në këtë gjendje nuk do të sjellë ndonjë përfitim të madh politik të tyre, veçse përfitimin e bankierëve çifutët të Bankës Qendrore të BQE, të cilët do zhduknin lekun dhe në vend të tij do blinin me rreth 5,000 Euro letër gjithë ekonominë shqiptare, aq letër sa duhet për të prodhuar kartëmonedhat e nevojshme për shtesën e GDP të ekonomisë shqiptare në peshën e GDP evropiane, meqë volumi i kartëmonedhave në ekonominë e BE të mos shkaktonte deflacion pas këtij bashkimi.

c) Për sa u përket amendamenteve të PE, ato kanë vlerë të shqyrtohen për një kohezion politiko-institucional brenda formulës së sistemit të diversifikuar parlamentarist dhe për ngritjen e një demokracie funksionale e të një shteti sa më modern shqiptar. Sigurisht që kjo kërkon politikanë më të përgjegjshëm e më pak ambiciozë për pushtet me çdo kusht e me çdo mënyrë.

ALFRED ÇAKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REAGIM KUNDËR OLSI JAZEXHI, PËRSE SULMOHET FUAD RAMIQI?Nga ASLLAN DIBRANI (11.30.2013)
VOTA - TEMPULL I GJYKIMIT, I DREJTËSISËNga IDRIZ ZEQIRAJ (11.30.2013)
FESTA QË PËRÇAN KUNDREJT NJË PËRKUJTIMI QË BASHKONNga SAIMIR LOLJA (11.30.2013)
MJEKU KËRKON ZHVARRIMIN DHE RIEKSPERTIMIN URGJENT TË ISH DEPUTETIT OLLDASHI - RAPORTI I PLOTË PIKAT E ERRËTA TË EKSPERTIZËSKoka e Olldashit ishte shumë e çarë, xhami nuk e pret kafkën (11.29.2013)
ATDHEU, KRYEFJALA E FJALËVEPoezi nga ODHISE GRILLO (11.28.2013)
DITA E NJËZETETËSPoezi nga LASGUSH PORADECI (11.28.2013)
– Ditës së Pavarësisë Kombëtare, 28 Nëntorit –PËRJETËSISHT DORËN N’FLAMURTeksti: Zeqir LushajKendojnë: Perparim Brati e Hamit Kastrati (Has) (11.28.2013)
KRAHARORI I SHQIPEVEFlamurit tonë të shenjtë kombëtarPoezi nga RRUSTEM GECI (11.28.2013)
PORTRETET E 40 FIRMËTARËVE TË PAVARËSISË - 40 SHENJTORËVE TË PAVARËSISË - VEPËR E PIKTORIT TË SHQUAR ARBEN MORINA (11.28.2013)
FJALORI I BUKURISË - 'LA REPUBBLICA' REKOMANDON VETULLAT SI KRAHË PULËBARDHASH TË RITA ORËS (11.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]