JAHJAGA, NIKOLIÇ BASHKË NË TAKIMIN E SLLOVAKISË
E Mërkurë, 06.05.2013, 05:42am (GMT+1)
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe presidenti serb Tomislav Nikoliç, do
të marrin pjesë në takimin e presidentëve të Evropës Qendrore e Juglindore
javën që po vjen në Sllovaki.
Ky do të jetë takimi i parë i këtij niveli ku do të marrin pjesë udhëheqësit më
të lartë të të dyja vendeve, që aktualisht ndodhen në procesin diskutimeve për
zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që
është kusht për përparimin drejt integrimeve evropiane.
www.voal-online.ch
|