E Shtunë, 05.18.2024, 07:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
EVA IDRIZLLARI - UNË JAM ÇFARË KRIJOJ

E Premte, 04.04.2014, 01:43pm (GMT+1)



Eva Idrizllari: Unë krijoj pa jam


Është po e njëjta po ta ndjekësh në emision çdo mëngjes në Ora News. Po e njëjta edhe po ta shohësh nëpër Tiranë, ku është kthyer pas shtatë vitesh. Por ka diçka të re tek Eva Idrizllari, pasioni për fotografinë. Si e zbuloi, çfarë e tërheq, sa kohë harrohet pas tij ...Një rrëfim për fotografinë, që në të vërtetë është një zbulim i vetë Evës.
Shumë njerëz kthehen nga diku, me model të ri flokësh, me një theks ose linja të tjera që në mos fotografja ne aksionnjëra, tjetra, bën të dallohet koha e kaluar larg. Ka të tjerë pastaj, që me siguri janë më të paktë, si Eva Idrizllari, ku në shikim të parë nuk vihet re qoftë dhe ndryshimi më i vogël, por që vijnë me diçka të re nën lëkurë.
Në rastin e Evës është pasioni i madh për fotografinë. E zbuloi në Lozanë, në Zvicër ku ka jetuar për tre vjet, ndërkohë që bashkë me vitet e kaluara në Toskana bëhen shtatë vjet mungesë të biondes ikonë në ekranet tona. Dhe po të llogarisësh që është rikthyer në televizion me një emision të përditshëm mëngjesi me të njëjtin imazh si dikur, del që ndryshimi më i madh i saj është pikërisht ky pasion. Nuk po e teprojmë, sepse në fotografitë e saj, në ato që ka realizuar dhe ato që mendon të realizojë, është Eva shumë më tepër sesa në ndonjë intervistë të menduar mirë për jetën private. "Fotografia për mua është krijim, nuk është që shkel butonin e aparatit dhe fikson një imazh. Jo, fotografia është në fillim në mendje, është te syri i atij që fotografon. Unë ndërtoj temën në kokë me atë që shoh dhe pastaj e fotografoj për ta bërë të dukshme atë temë, atë mendim, atë ndjesi. E di çfarë bëj unë me fotografinë? I jap jetë një objekti që shumëkush mund t'i kalojë pranë, por nuk i bën përshtypje, ndërsa unë e afroj në objektiv dhe i jap frymëmarrje. " Dhe deti, një fije bari, apo një skulpturë, në fotografitë e Evës nuk janë më vetëm aq sa i pandeh një shikim sipërfaqësor e pa kureshtje, atyre iu vihen në dukje tiparet që zakonisht janë të fshehura. Zërat dhe lënda e jetës, gjenialiteti i krijuesve ose befasitë e rastësisë, një çast ose mijëvjeçarët, të gjitha bëhen të dukshme dhe nguliten një herë e përgjithmonë. Edhe kur fotografon njerëz ata janë pjesë e situatave, jo stisjeve. "Nuk i fotografoj njerëzit si modelë, por i kthej në elementë të fotografisë, të peizazhit". Megjithatë natyra ngelet, në fillim të pasionit e në fund të ditës, muza e saj.


Kjo muzë në Lozanë merr trajta aq joshëse sa do i tërhiqte vëmendjen kujtdo, por një njeri si Eva ama, që ngazëllehet edhe pas një rrezeje dielli apo fije bari, do e ndryshonte një herë e përgjithmonë. Dhe ashtu ka ndodhur sepse pasioni për fotografinë te ajo nuk ka qenë një shkëndijë e atypëratyshme,por një pasion krijimtarie që i është shtuar proceseve dhe nevojave të jetës. "Kur isha në Zvicër, sa herë dilja për vrap merrja dhe aparatin me vete dhe shkoja të fotografoja vende apo peizazhe që atje janë të një bukurie që të merr frymën. Më ka nxitur natyra, por edhe fakti që isha mësuar të merresha me diçka dhe nuk mund të rrija pa bërë asgjë. Ndonjëherë ndodhte edhe të ndalja para diçkaje që më tërhiqte vëmendjen dhe e fiksoja. Të njëjtën gjë bëj edhe këtu, nuk druhem të ndalem në mes të rrugës për të fotografuar diçka që më tërheq. Mund të jetë edhe një lojë resh në qiell, sepse Eva e ngre shpesh kokën lart për të parë qiellin, gjë që pak të tjerë, për çudinë e saj, e bëjnë në Tiranë. Jo vetëm qiellin, por nuk lë pa vënë re çdo ndryshim apo dukuri rreth e rrotull, ndjen ajrin kur lëviz dhe rrezet që e ngrohin dhe retë në qiell për të janë një argument bisede shumë më i mirë madje sesa një çantë e parë në vitrinën e filan dyqani. "Unë e dua shumë natyrën, ndikohem shumë prej saj, e kështu nuk më habit që prej natyrës më ka lindur edhe pasioni për fotografinë". Shpesh fotot e saj ngjajnë edhe si piktura dhe asaj i pëlqen kjo tretje kufijsh, ashtu si i pëlqen fotografia bardhezi. "Për mua fotografia bardhezi është fotografia klasike, mendoj që bardhezia e bën një fotografi më artistike dhe arrij të transmetoj më shumë emocione nëpërmjet saj, por kam edhe foto me ngjyra, varet gjithmonë nga ideja, ashtu si ndonjëherë më duhet të përdor efekte që ndihmojnë për ta përcjellë më mirë idenë, sidomos për fotot konceptuale, përdor efekte...". Nuk ka bërë një kurs profesional, nuk ka qenë asnjë ditë në një shkollë fotografie, por fundja nuk janë ato që të bëjnë fotograf. Megjithatë ajo një orientim teknik në këtë fushë e ka marrë që në vitet kur punonte në TVSH si dokumentariste.

Eva e të gjitha kohërave

"Unë kam qenë gjithmonë gazetare realizuese dhe kam punuar vazhdimisht me mjeshtrit e kamerës, me drejtorët e fotografisë nga të cilët kam mësuar shumë, sepse jam edhe tip kurioz, nuk kam turp të pyes. Fotografinë e kam nisur pastaj me një aparat fare të thjeshtë, me një Olympus deri sa kam marrë një Canon. Sigurisht nuk jam profesioniste, por është pasioni im. E kam nisur nga poshtë, ashtu si dhe në gazetari, për t'i ngjitur vetë të gjitha shkallët." Jo vetëm Eva është rritur rrugës, por edhe televizioni dhe radioja ku ka punuar dhe ajo ka qenë dëshmitare e shumë fazave teknologjike të Radio Tiranës dhe Televizionit shqiptar, apo dhe e epokave me orare të ndryshme transmetimi të këtij të fundit. "Në stafin e parë, kur TVSH nisi transmetimin në orën 12.00,kam qenë, kur nisi pastaj në orën 7.00 përsëri kam qenë. Kam qenë kur punohej me kaseta Bosch, pastaj BETA, pastaj DVD..."Pastaj u largua për te TVA, si drejtore e projektit të mëngjesit dhe spektaklit të së dielës, ashtu si më pas në TV Klan te "Netët e Klipit Shqiptar" dhe në Vizion + në një emision investigativ. Tani pas largimit është kthyer përsëri me "Mëngjes Ekspres" në Ora News, një emision që nis që në 6:00 me pjesën informative dhe më pas nga ora 7:00 deri në 9:00 me biseda në studio, me të ftuar që Eva i qëmton përtej vitrinës së konsumuar të politikës, me tematika sociale dhe kulturore (ajo e ktheu faqen e fundit të gazetave, atë të kulturës në faqen e parë te Telemëngjesi i TVA-së dhe ende ka po atë këndvështrim për çfarë do i bënte mirë këtij vendi) me inserte dhe sigurisht muzikë, përgjithësisht jazz që është dhe muzika e saj e preferuar. Në të vërtetë, i gjithë emisioni është i ndërtuar sipas shijeve dhe ideve të Evës, kështu ka qenë gjithmonë, duke qenë që ajo ka qenë vetë edhe autore e programeve që ka drejtuar. Paralelisht emisioni jepet edhe në radio dhe ky është sekreti më i rëndësishëm i lirshmërisë së Evës në ekran, e cila i ka provuar të dyja dhe tv dhe radio pasi ka qenë pjesë e Radio Tiranës dhe Boom Boom Radios dhe është dëshmitare e magjisë ndryshe që të fal e dyta. "Kur jam në emision mendoj që jam në radio dhe kjo më jep një lirshmëri dhe natyrshmëri të plotë". TV apo Radio ngelet bota e saj të cilën ajo do ta bëjë më të mirë, të paktën siç e mendon ajo më të mirën. Dhe emisionet që përgatit aty janë krijimet e saj, janë pjesë e vetes, siç është edhe fotografia, kjo e fundit edhe më e çliruar nga ndonjë konvencion i detyrueshëm i medias. Prandaj nëse doni ta njihni, mos prisni t'jua zbulojë një intervistë e gjatë për të kaluarën, dashurinë, rutinën e përditshme, shikoni emisionet e saj, këngët që zgjedh, pjesët që publikon në FB e që shprehin mendime e gjendje të ngjashme me të sajat, apo krijime që ndoshta mund t'i kish bërë dhe ajo dhe mbi të gjitha fotografitë e saj, që flasin aq shumë për të.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHENIDA BILALLI, YLL I GAZETARISË SHQIPTARE NË METROPOLIN E ZAGREBIT (04.04.2014)
U BETUE...E DHA JETEN PER NJË IDEAL “ATDHÉ E FÉ”!Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.04.2014)
MOS MA PREK, DEMAÇ, RUGOVËN!Nga OSMAN FERIZI                   (04.03.2014)
PARIA E TIRANËS - SA FLORINJ IU GRABITËN?Cilat ishin familjet më të kamura të Tiranës para regjimit të Enver Hoxhës; Grabitja historike e 112.469.828 franga ari, plaçkitja, vrasjet përndjekjet deri në zhdukje të tregtarëve (04.03.2014)
VRASJET E 2 PRILLIT RËNDOJNË AKOMA, DËSHMORËT BURIM FRYMËZIMIMesazhi i Kryetarit të Partisë Demokratike, në përkujtimin e vrasjeve të 2 prillit në Shkodër (04.03.2014)
HALABAKËT E LËVIZJES SABOTUAN LUFTËNFARK-u LEGJITIMOI LUFTËN NË KOSOVË -SHIK-asit mohojnë FARK-un, mohojnë luftën- Nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.03.2014)
TRAGJEDIA E 2 PRILLIT23 vjet nga vrasja e Arben Brocit dhe tre studentëve nga Sigurimi i Shtetit gjatë mitingut antikomunist - Skenari i Gramoz Ruçit në masakrën e 2 prillitNga ALFONS GRISHAJ (04.03.2014)
SKANDALE DEMARKACIONI TË KOSOVËS E SHQIPËRISË ME MALIN E ZIStudim nga RAMIZ LUSHAJ (04.02.2014)
2 PRILL  1991 – 2014...KËSHTU THA… RAMIZ ALIA: “VETËM N’ FUTA E DEGERMIA... ZBUKUROHET SHQIPËRIA!”Misteri i vrasjes së 4 të rinjve shkodranëNga FRITZ RADOVANI (04.02.2014)
KUR U VRA ARBEN BROCI...Nga VEDAT KOKONA (04.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]