E Hënë, 05.06.2024, 11:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DAN GASHI - PIKTOR DHE POET SHQIPTAR NË MESIN E KRIJUESVE GJERMANË!
Nga ASLLAN DIBRANI

E Djelë, 04.06.2014, 07:26am (GMT+1)


 
Te flasësh për njerëzit e artit kulturës dhe veprimtarisë gjithmonë njeriun ndien privilegje, shpirtërore të publikimit mbi vlerat e tyre. Kjo që thamë lart është e dyfishtë kur shkruajmë për krijuesit jashtë atdheut.
Ta kujtojmë rëndësinë e rilindësve dhe veprimtarëve që s'pushuan kurrë deri sa realizuan
pavarësinë e Shqipërisë. Nga ata u dëgjuar zëri ,vaj kënga poezia ,por edhe kushtrimi për shtjen kombëtare...
Kur Shqipërinë e okupua me dhunë nga okupator të ndryshëm, por edhe Kosova
dhe trojet tjera që akoma janë një pjesë e trungut shqiptar nën sundimin e egër të grabitqarëve fqinjnë...

Rast të tillë kemi edhe Dan Gashin, piktor dhe poet kosovar,qe nga viti 1969 u largua nga vendlindja dhe jeton e vepron mbi katër dekada ne atdheun e ri në Gjermani.
Para se t ́largohet nga vendlindja për mallin dhe dashurin se kishte, shkruan këtë poezi poeti dhe piktori ynë z.Gashi:

            Dan Gashi


 LARGIMI NGA VENDLINDJA

Dielli mëngjesit sa kish lindur.
Mars. Pranvera kish filluar,
Në odë të kullës, sofra shtruar,
Kush s ́ afrohet si më parë,
Nënës i dridhen zemër e duar,
Baba ulur rrinë mënjanë,
Thith duhan e s ́thotë një fjalë.
Oxhaku i kullës nxirrte tym,
Mjegulla fushës që bërë jorgan
Heshtte Bali, qanushi im

Heshtnin muret e shtëpisë...
Në trojet të vjetra të Dardanisë.
Ujz, Gjakovë, Mars , 1969


Autori në   vendin e ri   në fillim qëndrimit larg atdheut filloj  mallin për atdheun me këto vargje:

MERGIMI


Shikoj rreth e rrotull,
Një dhomë të panjohur,
Një dritare e vogël
Dera karshi saj...
Pranë dritares zogjtë,
Këndojnë pa pushuar
Ciu ciu e ikin
Duke fluturuar.
Vallë a mos më njohin,
Se këtu jam i huaj...

Prill 1969


Përheq poezive, ai punoj me përkushtime edhe me
brushë peizazhe, portrete dhe artin modern,bukuritë e natyrës dhe vlerat nga atje ku kishte lindur në Ujz-Gjakove, Tek "Ura e Fshejte",buze Drinit të bardhe, se udhëton e lidhe rrafshin e Dukagjinit dhe trojet e artit kombëtar e njerëzor...Qe Projektoi,lexoj,pikturoi në botën e vete...Me sy e dashuri në vegjëlinë e hershme...Danin e preken dallgët e kurbetit ndër gjeneratat e para tani mbi  katër dekada vepron e jeton në mërgim.

    


                         Portrete    te Ismail Qemalit dhe  Nënë Terezen  në pëlhurë vaj


Dan Gashi lindi me 1947 në Ujz-Gjakovë. Pasi i kreu mësimet fillore dhe të mesmen në vendlindje, i detyruar nga kushtet e vështira ekonomike, në Mars të vitit 1969 emigron në Erlangen të Gjermanisë,Punoj fillimisht në Erba-Erlangen, dhe pastaj në ndërmarrjen botues, "Pestalozzi Verlag", në Erlangen, gjë qe e afron më shumë me letërsinë dhe artin. Ndjek nga afër veprimtaritë e tyre, sidomos ato kulturore e sportive, dhe merr pjesë gjallërisht në to, duke krijuar miqësi edhe me shumë veprimtare te kulturës dhe artit gjerman. Me 1973 nis të merret seriozisht me pikturë dhe poezi. Dorëshkrimet e shumta që i ruan me kujdes, janë dëshmi  e gjallë e punës  krijese.
Po në atë vit vendoset ne Baden-Baden të Gjermanisë. Shkurt 1973, fillon punë në Daimler-Benz Getribe Werk Gaggenau. Gjatë viteve 70-80, aktivizohet edhe në grupe folklorike me karakter kombëtare, në disa qendra të Gjermanisë, Francës dhe Zvicrës. Në vitet, 80-90 i përkushtohet më shumë çështjes kombëtare,duke ndihmuar drejtpërsëdrejti në të mirën e Kosovës se okupuar  nga  terrori i egër serb.

     






Peizazhe  me motiv nga atdheu me punët fushore   gjallërinë në fshatin shqiptare  po edhe   lumi i paraqitur me plote  ngjyra  të gërshetuara   të forta  dhe   me nuanca   të ngrohta

                                                                           


Talentin e tij e zbuluan ujërat e Drinit  të Bardhë ,malet peizazhet ,  kullat po edhe figurat
kombëtare nga e cila vite mbas vitesh pa ju ndarë tani ma ka bërë emër edhe në Gjermani.
Preokupimet me artin ishin që nga fëmijëria nga të cilat ato qe mbeti pa i thëne atje nga koha e regjimit te egër jugosllavo-komunist, kundër artit shqiptar në Kosovë, Dani i përmblodhi në librat e tij po edhe në pikturë këtu në Gjermani. Bota e mërgimit, autorin e mundonte padrejtësia dhe  fjala e lire se ishte ne atë kohe e okupuar nga dhuna dhe terrori kundër njerëzimit...Në këtë shtegtime  jete,z. Gashi,punoj me përkushtime,me sport,art e kulturë dhe mblodhi shënime kujtimesh nga rruga jo e lehtë, për te dhe popullin qe ishte i okupuar me dhunë,  e ndiente edhe mungesën dhe lirinë e fjalës...
Artisti ynë Dan Gashi, pati fatin që të jetë qytetar i Baden-Baden të Gjermanisë, në Republikën e Baden-Württenbergut, që jeton,krijon dhe prezanton artin kombëtar e kulturor...Në një qytet të bukur-turistik. Qytet, se ka art,kulturë,tradite  dhe posedon universin tradicional...Qytet-Urlidhëse,se lidhe Francën e Gurmaninë,bashkon ekonominë evropiane,dashurin dhe paqen e artit universale...

Autori i përkushton   disa vargje si ma poshtë  këtij qyteti të bukur:


LULJA E BADEN-WÃRTTEMBERGUT

Baden-Baden, qytet i bukur,
Ngjyra-ngjyra sikur flutur.
Lumi "Rain" , uji mirësisë,
Në mes Francës e Gjermanisë.
Këtu afër Strasburgu,
Parlamenti Europian
Nuk ka më mur Berlini,
Që ndan vëllain me vëllanë.
Baden-Baden Lule në Baden-Württemberg.


Mbas mbarimit të luftës në Kosovë ai e vizitoj Kosovën po edhe Shqipërinë. Takimet me miq dhe krijues i sugjeruan që vargjet e veta t'i botoj në ndonjë përmbledhje,por edhe pikturat ti publikoj përmes ekspozitave sa ma parë .Kuraja dhe përkrahjen e përfituar autorin shpejt e gjet me botimin e përmbledhjes së librit nën titullin "Atje ku më njohin zogjtë" Shqip dhe Gjermanisht,ne çdo mes të hapur vihet një pikturë, ose një poezi.



              Piktura te paraqitura  në artin modern  nga Dan Gashi po  ashtu në  vaj


Biseda jonë që patëm tek zoti D.Gashi, ai shprehet se në krijimtarinë e tij, vendlindja dhe natyra e origjinës janë motivet thelbësore që i derdh në pëlhurën ,pra në Ujz të Gjakovës, me çka e prek realitetin me një botën e  lirë, ligjore dhe demokratike, pra në Gjermaninë perëndimore, sepse thotë mu dha mundësia të shpreh atë që më tingëllonte në shpirt. Zoti Gashi lëne të kuptojmë se gërsheton poezinë mbi dashurinë dhe mallin për atdheun , por edhe me brushë peizazhin mbi bukuritë e natyrës dhe vlerat nga atje qe i shijoj me sy në vegjëlinë e hershme. .Përveçse merret me poezi e pikturë,Dani ushtroj suksesshëm edhe artin e sportit të karate-së, ku viteve të tetëdhjeta fiton shkallën e par:(Dan)Karate-Shotokan.dhe Maisterdiplom, Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.
D.Gashi është pjesëmarrës i mbi 60 Ekspozitave, nacionale dhe internacionale
në pikturë, si në Gjermani,Grancanaria-Spanjë, Kosovë, Shqipëri, Egjipt dhe Rusi...është anëtar i kryesisë së dy shoqatave të arteve në Gjermani."ZEITKUNST" dhe "ARTIST FOR FREEDOM e.V.Gjermani...
Krijuesi me individualitet të spikatur, D.Gashi, krijoi një model të ri vjershërimi të pikturimit, në
modelin artistik të realizmit me mjeshtri, duke përbashkuar filozofinë krijuese popullore të traditës me atë moderne...Veprimtaria jetësore dhe krijimtaria e tij artistike na bëjnë të ndihemi me dinjitet përballë botës së civilizuar.
Dan Gashi në atileun e vet i stërmbushur me piktura të ndryshme të cilat shpesh e boshatis me ekspozimin e këtyre pikturave në pika të ndryshme !
Vizitën me këtë piktor dhe njeri të penës e përfunduam me një  përshtypje shumë të mirë artistike, nga e cila do të na mbetet për shumë kohë në  kujtesë takimi me një njeriun të kulturës artit dhe brushës nga e cila edhe ne e përgëzoj me suksese tjera në krijimtari.

 Baden-Baden - Gjermani prill 2014

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KANUNI I LEKË DUKAGJINIT DHE NJOHJA E TIJ PREJ VENEDIKUTKy Kanun është një nga kryeveprat mendore të kombit shqiptar në të gjitha kohëratNga MOIKOM ZEQO (04.05.2014)
GJUKANOVIÇI I MALIT TË ZI  NUK MUND TA HEQË FLAMURIN SHQIPTAR TË DEDË GJO’ LULITStudim nga RAMIZ LUSHAJ (04.05.2014)
FJALË SHQIPE NË ANGLISHTNga SAIMIR LOLJA (04.05.2014)
EVA IDRIZLLARI - UNË JAM ÇFARË KRIJOJ (04.04.2014)
SHENIDA BILALLI, YLL I GAZETARISË SHQIPTARE NË METROPOLIN E ZAGREBIT (04.04.2014)
U BETUE...E DHA JETEN PER NJË IDEAL “ATDHÉ E FÉ”!Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.04.2014)
MOS MA PREK, DEMAÇ, RUGOVËN!Nga OSMAN FERIZI                   (04.03.2014)
PARIA E TIRANËS - SA FLORINJ IU GRABITËN?Cilat ishin familjet më të kamura të Tiranës para regjimit të Enver Hoxhës; Grabitja historike e 112.469.828 franga ari, plaçkitja, vrasjet përndjekjet deri në zhdukje të tregtarëve (04.03.2014)
VRASJET E 2 PRILLIT RËNDOJNË AKOMA, DËSHMORËT BURIM FRYMËZIMIMesazhi i Kryetarit të Partisë Demokratike, në përkujtimin e vrasjeve të 2 prillit në Shkodër (04.03.2014)
HALABAKËT E LËVIZJES SABOTUAN LUFTËNFARK-u LEGJITIMOI LUFTËN NË KOSOVË -SHIK-asit mohojnë FARK-un, mohojnë luftën- Nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]