E Hënë, 05.06.2024, 09:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GJUKANOVIÇI I MALIT TË ZI  NUK MUND TA HEQË FLAMURIN SHQIPTAR
TË DEDË GJO’ LULIT
Studim nga RAMIZ LUSHAJ

E Shtunë, 04.05.2014, 08:02am (GMT+1)




1.
    "Ligji i Flamurit", i paraqitur nga Qeveria e Gjukanoviçit në Parlament, është provokim diskriminues veçmas për Shqiptarët etnik nën Malin e Zi, pasi po akt-kryhet juridikisht e publikisht në prag të 6 prillit, 103 vjetorit të ngritjes së Flamurit Kombëtar Shqiptar në Deçiç të komunës urbane të Tuzit (Podgoricë) nga Dedë Gjo' Luli me luftëtarët kryengritës të Malësisë së Madhe. Ky Flamur e mbështolli arkivolin e Homerit Shqiptar, Gjergj Fishta.

    Kjo ngjarje historike panshqiptare skënderbegiane hyri përjetësisht në memorien e Kombit, në udhën e Pavarësisë Kombëtare Shqiptare drejt Vlorës, në kangët e popullit:
Kruja e dytë, Vlora e par'
Dedë Gjo' Luli Flamurtar.
Fluturo Flamur Shqiponjë
Nga Bratila për në Vlorë...


    Gjithmonë kur shtetit, si ky i "gospedar" Gjukanoviçit, fillon me i ra takati politik, sidomos në kit' mandatin e fundit, nis e mendon keq, ban keq, të gjuen keq. Errësimi shoven i arësyes, urrejtja bio-politike ndaj shqiptarëve etnik, e çon Gjukanoviçin të kryej ngucama të tilla politike e etnike, të cilat do të jenë objekt i protestës shqiptare të 6 prillit në Tuz e i 8 prillit në Plavë-Guci si dhe i Demonstratës të shqiptaro-amerikanëve më 8 prill 2014 në Uashington D.C. në ditëpritjen e Gjukanoviçit nga Zëvëndës Presidenti Amerikan Xhozef Bajden.

    2.
    Para së gjithash, i ashtuquajturi "Ligji i Flamurit", i përcjellë pardje në Podgoricë nga Komisioni Parlamentar për Të Drejtat e Njeriut e të Pakicave Etnike, bie ndesh me vet Kushtetutën gjukanoviçiane të Malit të Zi, kapitulli 5 i saj "Të drejtat e veçanta të pakicave", neni 79 "Mbrojtja e identitetit", ku pika 1 e kryesisht pika 2 sanksionon "zgjedhjen, përdorimin dhe të shfaqurit publikisht të simboleve kombëtare...".
Njëherash, ky P/Ligj bie në kundërshti edhe me nenin 80 të Kushtetutës që është mburojë ligjore kundër asimilimit etnik, si ky rast me ushtrim force të shumicës gjukanoviçane ndaj shqiptarëve trojenik, të simboleve të tyre.

    3.
    Askush nga Shqiptarët etnik, partitë e shoqatat e tyre, nuk i ka kërkue ndonjëherë Malit të Zi që ta vendosin e valëvitin Flamurin Kombëtar Shqiptar në  dy kryeqytetet e tij: selinë e Presidencës në Çetinë dhe as në selinë e Kryeministrisë në Podgoricë, pavarësisht se kjo e fundit është tokë etnike shqiptare e Gentit dhe Teutës,  (edhe e të parëve të mij, të Shipshanikut).

    Në fakt, shtetit multietnik të Malit të Zi mund t'i kërkohet që krahas Flamurit të tij Shtetëror (që ka ndrrue disa herë heraldikën e tij) të vendosen edhe Flamuri i Kombit Shqiptar, për disa arsye:

Shqiptarët janë shumicë si tokëformues të shtetit të Malit të Zi, pasi nga mbi 13 mijë km. katërore të tij mbi 9 mijë km katërore janë toka etnike shqiptare të pushtuara e aneksuara prej tij, si Ulqini e Tivari, Podgorica, Plava e Gucia, Rozhaja, etj.

Shqiptarët për nga etnia, si autokton, në shtetin e sotëm të Malit të Zi janë të dytët, pas malazezëve të Çetinës. Serbët ortodoksë janë të ardhur në territore shqiptare e malazeze nga Berana e Andrejavica deri tek Herceg Novi e Tivati. Boshnjakët janë shqiptarë të asimiluar apo në raste të tjera të ardhur nga Bosnje-Hercegovina apo Sanxhaku shqiptar i Tregut të Ri. Muslimanët janë një populli e sajuar si term nga vet malazezët, pasi pjesa ma e madhe e tyre janë shqiptarë të asimiluar. Kroatët janë të ardhur në Tivat apo Kotorr.

Shqiptarët katolikë në Malin e Zi zenë vendin e parë, shqiptarët muslimanë de facto renditen të dytët. Shqiptarë të besimit ortodoksë janë deklaruar vetëm 27 vetë e si protestanë vetëm 2 prej tyre. Ky numër do të ishte ma i madh sikur të mos ishte asimilimi sllav ndaj tyre.

Shqiptarët janë shtetformues të Malit të Zi, pasi edhe me votat e tyre referendare arriti të jetë shtet i pavarur e sovran.

4.
    Ky "Ligj i Flamurit" e lejon përdorimin e Flamurit Kombëtar Shqiptar vetëm në ato komuna, forma themelore e qeverisjes vendore në Mal të Zi, ku  janë shumicë apo kanë mbi 15 për qind popullsi etnike shqiptare.

    Shqiptarët, në rastin e parë si shumicë janë vetëm në komunën e Ulqinit (79 për qind) si dhe në komunën urbane të Tuzit (një nga dy nënkomunat e Podgoricës), të cilës nuk po i jepet statusi si komunë e plotë, më vete.

    Shqiptarët, në rastin e dytë: mbi 15 për qind, janë vetëm në komunën e re të Gucisë e ndoshta edhe në komunën e re të Plavës, po ende nuk kemi të dhana të plota pasi rregjistrimi i popullsisë për të dyja përmbyllet këto ditë në prag të votimit të tyre komunar të 25 majit 2014.

Llogjika e thjeshtë e këtij ligji parathotë se në komunën e Podgoricës, ku shqiptarët etnik janë mbi 8 për qind (të tretët) nuk kanë të drejtë të përdorin lirisht Flamurin Kombëtar Shqiptar në territorin e tyre, veçse të ardhurit e atyshëm: malazezët (rreth 55 për qind) e serbët (rreth 26 për qind). Dikur shqiptarët ishin të parët për nga popullsia në komunën e Rozhajës, po tani kanë mbetë të dytët, kryesisht në Malësinë e Rozhajës, pasi janë asimilue në boshnjakë apo shpërngulë në dhera të tjera. Fakti që janë vetëm 5 për qind nuk mund t'i privojë ata nga e drejta e përdorimit të Flamurit Kombëtar Shqiptar në tokën e vet, në komunën e vet, në dasmat e tyre shqiptare.
Kuota ligjore 15 për qind është sanksionue vetëm për hatër të mos përjashtimit të komunitetit kroat të komunës së Tivatit, si popullsi e tretë (mbi 19 për qind) si vendi i selisë së partisë së tyre që qeverisë e privilegjuar në koalicion me Gjukanoviçin dhe kanë një ministër në qeverinë e tij. Për shembull: Në koftë se kuota do të ishte mbi 10 për qind do të përfitonin edhe shqiptarët e komunës së Tivarit fqinjë, tokë etnike shqiptare në shekuj, ku shqiptarët arrijnë në mbi 12 për qind. Në Tivar, realisht, ka rreth 6.000 shqiptarë etnik, ndërsa në Tivat, gjysma e tyre, rreth 3.000 kroatë - komunitet i ardhur. Faktikisht shqiptarët e kroatët janë etni e tretë në komunat e tyre.Veçse kanë ndryshim të madh ndërveti: së pari, kroatët, ndryshe nga shqiptarët, për padrejtësinë malazeze ma të vogël protestojnë në Malin e Zi, në Kroaci, në Bruksel e Nju Jork, në Uashington D.C., etj.; së dyti, për kroatët në Malin e Zi shteti Kroat (antar në NATO e BE) nuk lëshon asnjë hap, asnjë orë, asnjë element, ndërsa Shqipëria e Kosova duket se i kanë lanë disi "dorë të lirë" të Gjukanoviçit ma së shumti me fitue "pikë" në integrimin euro-atlantik e në pushtetin e vet politik.

"Ligji i Flamurit" me caktime përqindjesh të tilla nuk mund t'i përjashtojë nga përdorimi lirisht i Flamurit Kombëtar Shqiptar në komunat e tyre shqiptarët etnik në trojet e veta në Podgoricë, Tivar, Rozhajë, etj. po as në Kotorr, Budva, Çetinë, Nikshiq, Herceg Novi etj. ku shqiptarët janë në numër të pakët, ma pak se 100 banorë.

5.
Fillim prilli 1907. Në Amerikë, në udhët e Bostonit, pranë Stars and Stripes, organizohet një Paradë e shqiptaro-amerikanëve me Flamurin Kombëtar Shqiptar. Ishin atdhetarë shqiptarë emigrantë, shtetas amerikanë, në tokën amerikane. Ishte koha e Presidentit Amerikan, Teodor Ruzveltit. Gazeta "Kombi" (Boston, 26 prill 1907, fq. 2) thotë se paradon "për të parën herë në mënyrë legale, në kohët moderne, Flamuri i Skënderbeut".

Prapë prill. Mbi një shekull ma vonë. Në një mijëvjeçar tjetër. 8 prill 2014. Shqiptaro-amerikanët do të protestojnë në Uashington D.C. kundër kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç. Ata do të jenë në ballë të demonstratës me Flamur Kombëtar Shqiptar, me atë Flamur që Gjukanoviçi shoven don t'ua ndalin shqiptarëve etnik nën Malin e Zi.
Simboli ynë Kombëtar, Flamuri Shqiptar i Skënderbeut, është i lidhur pazgjidhmërisht e pafundësisht me historinë e Shqiptarëve të trevave shqiptare nën Malin e Zi, me këtë pjesë të përjetshme të trungut e trollit shqiptar nga Ulqini e Tivari, në Tuz e Podgoricë e deri në Plavë-Guci e Rozhajë, etj.

Pranverë 1786. Karamahmud Bushati me krerët e Maleve shkoi "në betejë me Flamurin Kombëtar Shqiptar" (F. Lonermon: "Turcs et Montenegrins") sikurse edhe më 1798 me kit' Flamur luftoi për t'i shkëput nga ndikimi i Vladikës së Malit të Zi krahinat e Kuçit, Piprit e Palabardhit dhe, si flasin kronikat e kohës, u vra "Më i shkëlqyeshmi Kastriot".
Ishte tjetër prill. Ai i vitit 1879, kur Ali Beg (Pashë) Gucia lëvizte nëpër "Arbninë e Vogël", nga Gucia në Plavë e Murinë, i hypur mbi kalë e "mbante një flamur të vogël të kuq me shqiponjë dykrenore". Në Luftën e Ultinës së Epërme të Limit (Lufta e Nokshiqit), në të dy betejat, 4 dhjetor 1879-11 janar 1881, forcat ushtarake të Lidhjes së Prizrenit e të Plavë-Gucisë kishin prijëtar në ballë Flamurin Kombëtar Shqiptar. Në një telegram të Dervish Pashës dërgue Portës së Lartë (1881) informon se "fjala është për flamujt shqiptarë, të cilët Lidhja i ka përdorur para dy vjetësh për ushtrinë shqiptare të cilët kanë shkuar për të mbrojtur Plavën dhe Gucinë nga sulmet malazeze. Sikurse iu informova në atë kohë kishte afër 20-30 flamuj të tillë. Mirëpo flamujt shqiptarë, të cilët i ka përdorur ushtria e Lidhjes qysh atëherë kanë mbetur në Plavë e Guci" (Dok. 49 dhe 71). Lufta e Nokshiqit ishte "parathënia e Shpalljes së Pavarësisë" në Vlorën e 1912-tës, si e shprehin dhe vargjet:

Si dy male i rrijnë Historisë,
Nokshiqi dhe Vlora e Pavarësisë.

    
    Koinçidencë e jashtëzakonshme: Prapë Prill. Ishte 19 prilli i vitit 1880. Në një miting të madh të organizuar në Shkodër me qytetarët e atyshëm, me malësorë nga të gjitha fiset e Malësisë së Madhe e nga të gjitha krahinat e Vilajetit të Shkodrës, në mbrojtje të Hotit e të Grudës nga pushtimi malazez, pas fjalës të Hodo Sokolit, hotjanët i japin zjarr vendit me veprimet e tyre: "Menjëherë doli në ballkonin e ndërtesës Ismail Marku i Hotit, trupmadh, me fytyrë të pjekur nga dielli, i cili me një të qëlluar të jataganit, e theu shtizën ku ishte varur flamuri i gjysmëhënës. Flamuri i Sulltanit ra përdhe, në pluhur. Pastaj, bajraktari i Hotit, Çun Mulaj, midis brohoritjeve të papërmbajtura valviti Flamurin e kuq Kombëtar". E pikërisht në atë Tuzin e sotëm që Gjukanoviçi po don me ia pengue e përdredhue statusin si komunë më vete, u mblodhën krerët e LSHP të krahinës së Hotit (dy bajrakët e Hoti i Plavës) më 16 korrik 1880 e iu drejtuan të Mëdhenjëve të Kohës, ku mes tjerash, shprehen:"...ne shpallëm luftën për Pavarësinë e Shqipërisë, për të cilën jemi të vendosur të sakrifikojmë edhe pikën e fundit të gjakut" (Akte të Rlindjes Kombëtare Shqiptare, 1878-1912).

    Shqiptarët etnik nën Malin e Zi janë fort të lidhur me Flamurin Kombëtar Shqiptar saqë Gjukanoviçit nuk mundet as ta kuptojë prej qëndrimeve të tij kundërshqiptare, nuk mundet ta heqin Flamurin e Skënderbeut, të Dedë Gjo' Lulit, të Ismail Qemalit. Në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë kontributi i shqiptarëve etnik të Hotit e Grudës, të Plavës e Gucisë, të Ulqinit e Tivarit, të Kotorrit e Rozhajës, etj. është tejet i çmuar për fatet e kombit.

    Në Kotorr, në vitin 1902, në shtëpinë e Pashko Shkjezit i çonte flamujt shqiptar nga deti princi Aladro Kastrioti, pasaardhës i Skënderbeut, që shpërndaheshin gjithandej nëpër Shqipëri (HD, Shkodër. 1937). Në vitin 1905 në shtëpinë e Filip Nogës në Tivarin bregdetar u punue një Flamur Kombëtar Shqiptar që u ruajt deri në vitin 1916 (J. Brahaj. Flamuri i Kombit Shqiptar. Tiranë, 2007). I pari që e përdori Flamurin Kombëtar Shqiptar në Shqipëri është prifti malësor dijetar Berndardin Shllaku, i cili e vendosi edhe në emblemën e ipeshkvisë së tij në Pult, në vula, etj.

    Dedë Gjo' Luli i Hotit, në vitin 1906 e mori dhuratë nga princi Aladro Kastrioti një flamur shqiptar të madh, dy metra e me tufa ari anash e ia besatoj prurësit dorazi, Preloc P. Kisit, që ta ngulte një Flamur Kombëtar Shqiptar përballë Tuzit. E duhet shtue edhe faktin tjetër: Po këtë vit (1906) edhe në Triepsh (nën Malin e Zi të sotëm) u ngrit një Flamur Kombëtar Shqiptar" ("Leka". Shkodër, 1937).

    Prapë koinçidencë: Prill tjetër. I përket vitit 1983 kur një grup nxënësish atdhetarë të gjimnazit të Plavës formuan grupin "Besa". Ata ishin nga qyteti i Plavës, nga Hoti i Vendit mbi liqen të Plavës, Martinajt, etj. E donin vendlindjen e tyre ndryshe. Asokohe, në mbledhje partie u diskutua direktiva titiste e udbaiste se nuk guxohet të përdoret Flamuri Kombëtar Shqiptar. Po këta të rinj: Tahir S. Prelvukaj, Sadri Xhemë Mehaj (Hoti), Sadri A. Ahmetaj, Naim Selimaj, Burim U. Ahmetaj, Musa Selimaj që "kanë dasht ta shpalosin Flamurin veç të ndaluar për festën e 1 Majit" (Historiani Rexhep Dedushaj: "Loja" e malazezëve me Flamurin Shqiptar". Shkurt, 2014) u arrestuan më 29 prill 1983 dhe u dënuan me akuza të montuara e kohë të ndryshme në burgjet e Bijello Poles (Mali i Zi) e në Krushevac (Serbi).

    Kur u ngrit Flamuri i Pavarësisë në Vlorë (1912), ku pati parfaqësues edhe nga treva e Plavë-Gucisë, etj. u festua si ngjarje madhore historike kombëtare edhe nga shqiptarët nën Malin e Zi. Kronikat e kohës dijenojnë se ulqinakët gjetën një mënyrë krejt të veten. Në anijet e varkat e tyre e ngritën Flamurin Kombëtar Shqiptar. Kapiteni i një anije ulqinake, Ymer Fasllija, "e shpuri anijen e tij me flamur Shqiptar në portin e Tivarit. Për këtë u burgos dhe pagoi edhe një gjobë". Sikur krajl Nikolla I në fillim shek. XX po vepron edhe Milo Gjukanoviçi, krajli i ri malazez në shek. XXI (!).
   

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FJALË SHQIPE NË ANGLISHTNga SAIMIR LOLJA (04.05.2014)
EVA IDRIZLLARI - UNË JAM ÇFARË KRIJOJ (04.04.2014)
SHENIDA BILALLI, YLL I GAZETARISË SHQIPTARE NË METROPOLIN E ZAGREBIT (04.04.2014)
U BETUE...E DHA JETEN PER NJË IDEAL “ATDHÉ E FÉ”!Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.04.2014)
MOS MA PREK, DEMAÇ, RUGOVËN!Nga OSMAN FERIZI                   (04.03.2014)
PARIA E TIRANËS - SA FLORINJ IU GRABITËN?Cilat ishin familjet më të kamura të Tiranës para regjimit të Enver Hoxhës; Grabitja historike e 112.469.828 franga ari, plaçkitja, vrasjet përndjekjet deri në zhdukje të tregtarëve (04.03.2014)
VRASJET E 2 PRILLIT RËNDOJNË AKOMA, DËSHMORËT BURIM FRYMËZIMIMesazhi i Kryetarit të Partisë Demokratike, në përkujtimin e vrasjeve të 2 prillit në Shkodër (04.03.2014)
HALABAKËT E LËVIZJES SABOTUAN LUFTËNFARK-u LEGJITIMOI LUFTËN NË KOSOVË -SHIK-asit mohojnë FARK-un, mohojnë luftën- Nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.03.2014)
TRAGJEDIA E 2 PRILLIT23 vjet nga vrasja e Arben Brocit dhe tre studentëve nga Sigurimi i Shtetit gjatë mitingut antikomunist - Skenari i Gramoz Ruçit në masakrën e 2 prillitNga ALFONS GRISHAJ (04.03.2014)
SKANDALE DEMARKACIONI TË KOSOVËS E SHQIPËRISË ME MALIN E ZIStudim nga RAMIZ LUSHAJ (04.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]