E Shtunë, 05.18.2024, 07:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
TË KËNAQESH HIDHUR
(Mendime rreth vëllimit poetik “DIELLFTOHTI” të poetit Faslli Haliti)
Nga QERIM SKËNDERAJ

E Mërkurë, 04.02.2014, 09:06am (GMT+1)


"Diellftohti" i Faslliut është bërë akull, brymë, dëbore, në vite e shekuj, duke bërë të dridhen të gjithë të mirët. Me ftohjen e tij "ngrohë" vetëm ata që s'kanë nevojë për rreze, që u pëlqen mjegulla, errësira, hija e ftohtë e honeve dhe humnerave. Por atë që nuk e bënë "Diellftohti" e bënë vetë Faslliu me shpirtin dhe muzën e tij. Që andej burojnë rreze drite dhe ngrohtësi për të mbjellë e rritur fidane e lule me aromë dhe ngjyra të shumëllojshme, në parkun tashmë shumë te njohur,"Faslli Haliti". Në atë park i gjenë të gjitha; relievin e thyer dhe te sheshtë, shëtitoret, stolat, shatërvanet, fushat e golfit, pishinat e freskëta, gjelbërimin gjithstinor, gjithçka qetësuese, shlodhëse, frymëzuese.
Parku "Faslli Haliti" është i veçantë.

Projekti, stili, ideja, gjetjet, figurat, janë të gjitha origjinale dhe mbajnë vetëm firmën e tij. Zor se mund te gjesh në parqe të tjerë piktura poetike që të kenë dritëhije, nuanca dhe ngjyra të këtij lloji. Në mes të këtij parku unë dalloj një shkollë te re, ku lexoj bukur artin e vërtetë, i cili më shkakton ngjeshje në gjoks, dridhje në shpirt dhe dritë në buzë. Në atë shkollë janë shkruar më germa kapitale veçanrisht dy linja: Thjeshtësia e Faslliut - njeri, dhe madhështia e Faslliut - poet. Këto të dyja janë lidhur aq ngushtë, sa nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën. E para i ka "ndihmuar" mediokrit, injorantët mburravec, të tentojnë "ta mësojne", ta bëjnë "të bindurin e tyre", duke u hequr si "kapedanë", "profesorë" dhe "akademikë". Dhe nuk është ndonje çudi, të të mesoj ai që s'di. Injorantët drejtojnë dhe në qeveri. Por kur gjenden përpara tij, i tmerron ndjenja e inferioritetit ndaj Faslliut - poet, që shkëlqen dhe i verbon. Faslliu nuk acarohet, e aq më tepër të grindet me ta. U ka dhënë lamtumirën si nxenës, mësues dhe poet. Ata që kanë dashur ta sundojnë, i ka sunduar me artin e tij.

Arti i Faslli Halitit i vesh kostumin poetik një realiteti që vuan nga semundjet helmbjellëse, prandaj shpesh të bënë të kënaqesh hidhur. Me fjalë të kursyera metaforike e filozofike, godet fortë armiqtë e dritës, ata që u pëlqen të fshihen e majmen në errësire: "Ujku/ Mjegull do. Dhe te ne ka mjegull!" Ose: "Mjegull në mal,/ Mjegull në fushë./ Ujqit në feste,/ Te alarmuara kopetë..." Dhe dihet që bijtë e errësirës janë miqtë e Djallit. Ata i bëjnë shoqëri edhe poetit që të bëhet shok i djallit, prandaj i lutet Zotit, ta shpëtojë. Dhe në se nuk e shpëton dot, nuk është Zot. "S'më shpëtuake dot?/ Në djall, atëhere, edhe ti, zoti Zot!"

Te ngjyesh penën në realitetin e hidhur, do të thotë të vesh gishtin në plagë. Të fshish mjegullën nga sytë e verbër që rendin pas erës së ujkut, duke e pasur ujkun përpara. Duhet besuar poeti, sepse ai vetë nuk u beson atyre që ndërrojne, atyre që ndryshojnë ngjyrat dhe fytyrat. Ata s'kanë vend në kopshtin Faslli Haliti, i cili i pyet: "Kujt t'i besoj, kujt?", duke e lënë dilemën pa përgjigje, që atë ta japë vetë lexuesi, sepse ai nuk e pranon sundimin dhe përgatitet "për një kryengritje të tmerrshme...",paçka se e pranon "mbretin-femijë " dhe si njeri "nuk ja zë askujt kokën me derë..."


FUND

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMANETI  I  TË RËNËVECikël poetik nga GJON MARKOKAJ (04.02.2014)
69 vjet nga masakra në TivarPLAGËT E LUFTËSPoemë nga RRUSTEM GECI (04.01.2014)
DOJA TË ISHAPoemth nga MAKSIM BORODINPërktheu: FASLLI HALITI (04.01.2014)
“QYTETI I LUTJEVE” LIBRI I RI POETIK I REXHEP SHAHUT (04.01.2014)
DY POETE DHE NJË POETPërktheu: FASLLI HALITI (03.31.2014)
DRITARE QIELLIPesë poezi të reja nga QAZIM SHEHU (03.31.2014)
DËSHMOJ (unë, hija dhe vuajtja)Kujtime nga VIKTOR MARTINI (VIII) (03.30.2014)
TRI POETESHA NË ANTOLOGJINË MONDADORI, 2007Përktheu: FASLLI HALITI (03.29.2014)
ILUZION MITIKProzë nga QERIM SKËNDERAJ (03.29.2014)
TRISH NË PROZËN E NJË SHKRIMTARI "Portrete, komente dhe përshkrime" të Luan ÇipitEsé nga PËRPARIM HYSI (03.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]