E Shtunë, 05.18.2024, 11:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Radio Evropa e Lirë - JAHJAGA DHE MOORE BISEDOJNË PËR THEMELIMIN E GJYKATËS SPECIALE PËR KRIMET E LUFTËS DHE TË PASLUFTËS NË KOSOVË

E Premte, 04.04.2014, 10:50am (GMT+1)


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Drejtorin e Departamentit të shtetit të SHBA-së të Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore.
 
Sipas një komunikate nga Presidenca e Kosovës, thuhet se Jahjaga dhe Moore biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për krijimin e Tribunalit të Kosovës.

Me këtë rast është biseduar për rëndësinë që Kosova të tregojë kredibilitetin e saj si partner i bashkësisë ndërkombëtare, përmes një procesi të pavarur gjyqësor dhe të përmbyllë një kaptinë të vështirë të historisë së Kosovës.

Institucionet e Kosovës, ka thënë me këtë rast, jahjaga, kanë treguar gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë dhe se ky proces do të përqendrohet në individë dhe nuk është gjykim i përpjekjeve të përbashkëta të vendit për çlirim.  
 
Ajo ka thënë po ashtu se Kosova ka treguar kurajë dhe lidership për t'u përballur me të kaluarën dhe theksoi se Kosova do të vazhdojë të angazhohet në përpjekjet për të vendosur rendin dhe ligjin.

Po për çështjen e Tribunalit apo Gjykatës Speciale për krimet e luftës, Moore ka takuar dhe pritet të zhvilloj takime edhe me liderët tjerë kosovarë, si nga udhëheqësit e institucioneve ashtu edhe ata të partive politike.
 
Themelimi i këtij Tribunali është thënë se ka për qëllim zbardhjen e rasteve të dyshuara për krime lufte, që në theks kanë disa vepra të supozuara të kësaj natyre që dyshohet të jenë kryer nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
Komuniteti ndërkombëtar, sidomos vendet mbështetëse të pavarësisë së Kosovës po u
kërkojnë institucioneve vendase që të miratojnë themelimin e këtij tribunali në mënyrë që të shmanget mundësia që ai të miratohet përmes Këshillit të Sigurimit dhe Rezolutës 12 44.(rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
META NIS VIZITËN DYDITORE NË KOSOVË (04.04.2014)
PRESIDENTI OBAMA NËNSHKRUAN LIGJIN PËR UKRAINËN (04.04.2014)
PRISHTINË - MOORE KËRKON KONSENSUS PËR EULEX-in, GJYKATËN DHE ZGJEDHJET NË KOSOVË (04.03.2014)
ASHTON: DIALOGU KOSOVË-SERBI, MODEL PËR BALLKANIN PERËNDIMOR (04.03.2014)
DHJETË ARRESTIME TË ZYRTARËVE NË KOMUNËN E PRISHTINËS (04.03.2014)
KËRCËNOHET ME JETË GAZETARI TELNIS SULKUQI (04.03.2014)
LULZIM BASHA - NË BRUKSEL SHKOHET ME OPOZITËN JO KUNDËR SAJ (04.03.2014)
JONATHAN MOORE IU BËRI THIRRJE PARTIVE SHQIPTARE PËR BASHKËPUNIM - SHQIPËRIA SHEH SE EDHE BEOGRADI ME PRISHTINËN PO DIALOGOJNË (04.03.2014)
PRISHTINA REAGON - PENGMARRËSI I 'LUFTHANSA' NUK ËSHTË KOSOVARAutoritetet në Kosovë garantojnë se personi i identifikuar si Muslim Halili nuk është kosovar. Tri herë Prishtina ka refuzuar riatdhesimin e tij (04.03.2014)
AMNESTY INTERNATIONAL - KULTURË RACIZMI NË POLICINË GREKE (04.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]