VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DREJTËSI PËR DREJTËSINËNë vend të një refleksioni për drejtësinë e munguarNga NAMIK SLEMANI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DREJTËSI PËR DREJTËSINË
Në vend të një refleksioni për drejtësinë e munguar
Nga NAMIK SLEMANI

E Martë, 08.13.2013, 05:44am (GMT+1)


Përherë më ka frymëzuar dhe po aq më ka trishtuar ajo peshore simbolike në muret e gjykatave të të gjithë llojeve në vendin tim, në tryezat e gjyqtarëve, avokatëve, prokurorëve, pushtetarëve të të gjithë niveleve në Shqipëri e në botë. Pas saj ka qenë është dhe besoj se do të mbetet në vite e shekuj si DREJTËSIA. E fortë, e brishtë, e nëpërkëmbur, e egër, e butë, e korruptuar e padrejtë.

Pas asaj pamjeje sa shplodhëse aq edhe revoltuese kur ke përpara sa e sa gjyqe të padrejta, më ka ardhur në mendje edhe shprehja e një filozofi se "Kush bazohet në forcën, atëherë bie për tokë. Po e dini se forca trembet shpejt. E ai që mbështetet te drejtësia është mbështetur në një godinë që nuk shembet kurrë." Kjo mëdyshje mbresash më goditi fort këto ditë kur pashë në ekrane ato baraka të romëve që binin një nga një në një shi të rrëmbyer gushti mes shiut të lotëve duke u kthyer në murrana dërrasash, rrobash. Ndërkohë që në Sarandë ishte dhënë alarmi se në Plazhin e Pasqyrave kishin mbetur 80 pushues nga dallgët e detit pas stuhisë së papritur. Menjëherë, si thonë kronikanët e ditës, policia shkoi dhe u vuri në dispozicion të gjithë mjetet e shpëtimit, të gjithë mjejet e mundshme për të shpëtuar njerëzit e ata të shkonin në ngrohtësinë e dhomave të porositura më parë.

Kësaj radhe më shkoi mendja edhe te shprehja populiste "Mos paç hall në gjykatë!" që, edhe pse mund të ketë njëanshmërinë në raportin që ka populli i thjeshtë me drejtësinë, gjithsesi nuk është edhe aq naiv kur e themi e kur flasim për të. Ose kur duhet të bëjmë një Eko të gjyqeve të panumërt që vazhdojnë në Shqipëri që prej 20 vitesh populli ka nxjerrë fjalët "Drejëtsi e vonuar , drejtësi e mohuar" Ndoshta citatomania ku futemi shpesh si në një grackë që ia kemi ngritur vetes, mund të jetë edhe e panevojshme ose edhe e pasaktë, por duket se filozofi i secilës kombësie që të jetë, e ka goditur saktë atë që ne e shohim në jetën e përditshme dhe e kemi parë që kur njeriu hyri në rrugën e sociolizimit të tij, edhe pse shoqëria kishte kishte disa ligje të egra si ishin ato të skllavpronarisë. Gati asnjëherë nuk kanë ndryshuar në përmbajtje që kur kanë ikur ato kohë.

Dëshira e njerëzve për të vendosur kudo e kurdoherë DREJTËSI PARA LIGJIT, BARAZI PARA LIGJIT DHE HUMANIZËM ka qenë e madhe, e ëndërruar, e dhimbshme, e mrekullueshme. Lëvizje të shumta në botë, partitë e kohëve moderne, individë të vetmuar që kanë qenë sa disa parti njëherësh kanë dashur që t'i presin udhën padrejtësisë. Kanë qëndruar përballë një drejtësie sociale, kulturore, juridike, të gjymtuar, të përçudnuar. të futur "si litari në thes" kur thotë populli ynë. Jo vetëm pak më shumë miq me të drejtën njeriu kërkoi të ishte një lloj vëllami edhe pse krijoheshin sa më shumë gijotina telgjakosëse që iu kalitnin tehet e çelikta, përgatisnin kombin e litarit të vendsur në një dru të fortë që vdekja të ishte plotësisht e sigurtë e ai, i varuri të mos binte i gjallë nga trekëndëshi, i mbushnin dëng furrat e druve që vinin nga malet e hirnoseshin në agim apo në një muzg në fytyrat e gjykatësve të gardianëve të policëve me uniforma në sytë e njrëzvë të habitur e të tmerruar për këto veprime që bëheshin në emër të (pa) drejtësisë bashkë me një trup rebeli që kërkonte drejtësi e vlera njerëzore. E, diku, në kohët moderne përgatitnin një grup të zgjedhur pushkatarësh që vrisnin në përrenj njerëz që kundërshtonin regjimin në emër të një fjale të lirë. Më tej përgatiteshin karrike elektrike të shoqëruara me kamera të panumërta me kronikanë ose zëdhënësa, me...

Pretendimet e botës së madhe të mbushur me mure, me ballkone, me burgje sigurie me kamera të fshehta shumë moderne, të futur mes shtatë pakë çelësash si thotë populli, edhe në ca ishuj vetmitarë apo në kështjella ku dikur paraardhësit kishin luftuar lukunitë e pushtuesve të huaj, të vendosur në periferi qytetesh, në qendra, në shpate malesh deri te ato me drita të forta të hoteleve modernë, përherë kanë qenë të mbushura me udhëkryqe ku e vërteta jo gjithmonë ka dalë në dritën e diellit, në dritën e jetës. Ato vërtet kanë njohur sakrificën ( lexo: "bërrylat e forta" për t'u ngjitur në shkallët e pushtetit me sa e sa padrejtësi) për të ngritur atë, DREJTËSINË që ata të thjeshtët e ëndërronin në secilin ditë a muaj të vitit të jetës së tyre.

Gjithsesi edhe në Shqipëri simbolika e sakrificës ka shoqëruar drejtësinë ashtu si në të gjithë kohërat, duke përfshirë edhe 22 vitet e demokracisë. Ajo, tokësorja, a thua se qiellohej edhe më shumë, bëhej më e largët, më e mjegulluar, më drithëruese , më nxitëse? Përballë një drejtësie që është ende e brishtë dhe e padrejtë, edhe kombi ynë është futur sa e sa herë në rrokopujën e madhe të mbijetesës për Drejtësi. Shumë më të prekshme se ajo për Bukë, për Ujë. E shpesh drejtësinë kanë dashur që ta fusin në zjarrin e kohës për ta hirëzuar. Në arkivat e së keqes për të harruar mirësinë që del nga godina e saj madhështore e dëshirën makabre që ajo, së bashku me të dhe liria, barazia sociale, të mos njohin dritën e së ardhmes. Ose, si thotë shqiptari "T'u mbylltë dera me ferrë!" Mençuria popullore krijoi sa e sa fjalë të urta që, për fat të keq, shumica e gjykatësve asnjëherë nuk i kanë futur brenda qënies së tyre profesionale aq më tepër në dënimet e ndryshme që ato kanë firmosur. Tek ne e në botë mençuria e letërsisë botërore krijoi edhe modelet e saj për këtë drejtësi. Krijoi Prometeun që viktimizoi veten në emër të një drejtësie hyjnore për të në botë. Krijoi Laookontin. Kompozitorët thurën sa e sa këngë e gjerdanë me tinguj. Poetët qëndruan përherë e më shumë të menduar para fletëve të bardha, qoftë dhe në burgje, për të bërë himne për këtë liri të munguar. Krijoi Hamletin me atë dilemë universale nëse do të duhet që të vendosë apo të tërhiqej para (pa)drejtësisë që i ferronte këmbën e ia hapte plagë nga më të mëdhatë që mund t'i hapen një familjeje në çdo skaj të botës.

Edhe historia jonë krijoi emblemat e veta, ose, MODELET si thuhet më mirë. Një Ismail Qemali, një Skënderbe, një De Radë që vdiq i varfër për të mësuar djemtë e shqipes. Një Petro Nini që thotë: " Mblidhmani gjakun se do t'iu duhet fëmijëve shqiptarë për të shkruar shqipen!" E lista e gjatë sa ne vetëm se duhet që edhe sot të kërkojmë brenda vetes idealizmin e të quhemi pa mëdyshje RILINDAS të shekullit XXI. Në këto 100 viiet e fundit kombi ynë ka patur përballë sa e sa argatë të së keqes që kanë patur emra të ndryshëm, vende të ndryshme, flamuj të ndryshëm, metoda të ndryshme. Në këtë meditim po më shfaqen dhimbshëm kokat e skulpturave të Muzeve tona ku ka shumë e shumë cicëronë e cicëronka apo edhe shumë të tjerë që rrinë të nemitur përherë para skulpturave pa .. koka. Një përçundim natyrisht jo për fajin e skulptorëve tashmë anonimë se sa për ata që i kanë lënë ashtu.

E ç'mund ta ngrejë forcën e emocionit një vepre arti 3 metra e lartë kur nuk ka kokën e saj????? Si një njeri që nuk ka kokën e tij dhe ecën si delet kokëprera që kërkojnë bariun e tyre. Ata barinj që ua njohin edhe blegërimën, edhe hapin e ngadaltë që i drejton ata të gjiri i nënës dele, edhe kur nuk e ndjen në bark qengjin që do lindë pas pak kohësh. Nuk ka simbolikë më të qartë më kokëfortë për drejtësisë së munguar se skulptura pa kokë. Një popull që kërkon drejtësinë nuk e nuk e ka atë është shumë herë është si ato skulpturat e gjymtuara që të sjellin jo vetëm trishtim, por edhe revoltë të paskajshme. Brenda kësaj drejtësie që ka zyra të ngrohta ( mundohuni që të shikoni një dritare në një gjykatë që nuk ka kondiconerë dimër e behar e do të humbni të gjithë bastet), që kanë nene, që kanë rroba të zeza, mikrofonë, padyshim edhe rroga të mira në krahasim me nivelin ekonomik të popullit tonë të vjen në mendje KORRUPSIONI. Në të gjithë "këshillat" e "urdhërat " nuk ka simbolikë më të qartë më kokëfortë për drejtësinë e munguar se skulptura pa kokë.

Një popull që kërkon drejtësinë e munguar e nuk e ka atë është shumë herë si ato skulpturat e gjymtuara që nuk të sjellin vetëm trishtim, por edhe revoltë të paskajshme. Brenda kësaj drejtësie që ka zyra të ngrohta (mundohuni që të shikoni një dritare në një gjykatë që nuk ka kondicioner e do të humbni të gjithë bastet), që kanë nene, që kanë rroba të zeza në uniformën e tyre, mikrofonë, padyshime dhe rroga të mira në krahasim me nivelin ekonomik të popullit tonë të vjen në mendje KORRUPSIONI. Në të gjithë "këshillat" e "urdhërat" e ndërkombëtarëve janë lakuar sa e sa herë si barriaka që, së pari, duhet t'i kalojë Drejtësia. Ajo drejtësi që, së pari, kërkon që të jetë vetë e drejtë brenda vetes. Na duhet një zinxhir ligjesh që të mos shkëputen nga trupi i shoqërisë.

Sikur jemi mësuar se Korrupsioni në këto vite ka qenë hija e vetvetes. Gati si një gjarpër që na gjarpëron brenda vetes e na helmon pa e ditur se ku se kur. Jemi në kërkim të një drejtësie që duhet të bashkojë shpirtin me profesionin që, të paktën, në këtë profesion apo te ai i mjekut duhet të afrohen drejt hyjnores. Besoj se të gjithë ne nuk heqim dot nga mendja ato pamje të protestës së gjyqtarëve kur kanë përcjellë një ditë më parë për në varr gjykatësin e vrarë në krye të detyrës. Është gjëja më e pakët që duhet të bëjnë për kolegun e tyre. Askush nuk ka të drejtë të vërë dorë mbi drejtësinë po edhe drejtësia duhet që ta thotë si duhet fjalën e saj që të ndjehen edhe më të qetë polici i thjeshtë, mësuesi, pushtetari, biznesmeni, mjeku, taksidari i shtetit, shoferi i taksisë, gardani i një burgu të sigurisë së lartë. Ne duam dinjitetin që shpesh na mungon e na e vrasin në rrugët e vendit tonë po edhe të mbarë botës. Ne e duam buzëqeshjen e ditës në fytyrat tona e në ato të fëmijeve tanë që të garojnë me Diellin.

Ne mund edhe të pranojme varfërinë, por ajo të ketë dalë jo nga dera e padrejtësisë që na bie si çomangë në kokë. E shpesh (mos, o zot!!) drejtësia jasht frymës që ajo duhet të përcjellë bëhet padrone e egër pa ligjet demokratike në një tokë që ka patur shumë gjak e djersë të derdhur. Forca e drejtësisë qëndron te kërkimi i dinjitetit personal e kombëtar, i një barazie sociale. Kërkon më tepër gjykim për veten. Kërkon më tepër përkushtim. Se nesër fëmijët tanë do na gjykojnë fort, dhimbshëm. Do na gjykojnë brezat për rrugën që kemi bërë deri tani, për pallatet ku do të futin kokën në jastëkët e bardhë. Apo ku do të nisin jetën e tyre të re. Do na gjykojnë për librat që kemi shkruar, për gazetat apo edhe për shoqërinë demokratike që kemi ndërtuar për ta në jetën e tyre sociale. Po, po, na duhet sërish një DREJTËSI për drejtësinë që të mos na trishtojë ajo PESHORE që vihet në muret e gjykatave. Pas saj, na duhen njerëz, fjalë të mençura që të mos bëhemi në shekujt modernë diogjenianë fatkeqë. Në fund të fundit, Kandili i Diogjenit vazhdon të mbetet i ndezur, po ai kërkon të tjera duar, të tjerë sy, këmbë, të tjera ëndrra. Pa u kthyer në rrugën që kemi nisur që kur njerëzimi hodhi hapat e parë të tij dhe krijoi turmat e presidiumet. Mbase ne, shqiptarët jemi më të uritur për këtë KRUA ku duhet të pinë pa drojë ata që jetojnë e ata që ende nuk kanë lindur. Në atë rilindje të përjetshme që na e ndërtuar të parët tanë e që duhet ta dërgojmë më tej.

Gusht, 2013
NAMIK SELMANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHTETI E HARROI 25 VJETORIN E VRASJES TË HAVZI NELËS NGA DIKTATURANga ELIDA BUÇPAPAJ (08.12.2013)
A PO BËN AZERBAJXHANI LOJËN RUSE NË BALLKAN?Nga SHABAN MURATI (08.12.2013)
KËLMENDI, NDERI I KOMBITNga FRANK SHKRELI (08.11.2013)
ÇFARË DO ME THËNË MOSPËRFILLJA E OBAMËS PËR MARRËDHËNIET SHBA-RUSI?Nga IAN BREMMER, New York Times (08.11.2013)
25 VJET NGA VRASJA E POETIT HAVZI NELA DHE PAFUQIA PËR T'U NDARË NGA E KALUARANga AFRIM KRASNIQI (08.10.2013)
KUKËSI, QYTETI JASHTË ORBITËS SË KUFIJVE TANË!Nga AHMET SHQARRI (08.10.2013)
A DUHET TË KETË MORAL NË POLITIKËN E JASHTMENga FRANK SHKRELI (08.10.2013)
STRUGA IME E BUKUR...Nga LEBIT MURTISHI (08.08.2013)
PA NDËRTIMIN E RRUGËS DEÇAN-PLAVË-SHKODËR NUK MUND TË FLASIM PËR NJË INTEGRIM TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN (08.08.2013)
LUFTË E RE E FTOHTË NË MARRËDHËNIET MIDIS UASHINGTONIT DHE MOSKËSNga FRANK SHKRELI (08.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]